Gazeta Shqiptare

Rrëfehet avokati nga Kosova: I di autorët e sulmit, janë njerëz të implikuar në politikë

I shpëtoi atentatit, “nuk u hap airbag- u dhe arrita të largohesha"

-

Në studion e emision it "Me Zemër të Hapur" të autores Evis Ahmeti, në "News24" ka ardhur dje rrëfimi i avokatit nga Kosova Gazmend Halilaj, i cili në prill të këtij viti arriti t'i shpëtonte një atentati para banesës së tij, ku u qëllua me 11 plumba. Sulmi erdhi pas zbulimit të disa ngjarjeve dhe autorëve të tyre, teksa është mrekulli që ai jeton ende, edhe pse u qëllua nga afër me armë. Halilaj thotë se fillimisht shpëtoi pas përplasjes me makinë nga autorët, pasi nuk u hap airbag- u i makinës që mund ta kishte bllokuar dhe ta kishte bërë shënjestër më të lehtë për vrasësit, dhe më pas falë fizikut të tij ka mundur të vrapojë, edhe pse me plumba dhe i plagosur.

Në emisionin "Me Zemër të Hapur" me moderatore­n Evis Ahmeti u trajtua përdhunimi i së miturës nga Drenasi nga profesori i saj.

Si e zbuluat ju Gazmend këtë skandal?

Këta që kanë abuzuar janë në poste zyrtare brenda orarit zyrtar dhe jashtë orarit janë organizato­rë të grupeve kriminale.

Si i zbuluat ju të gjitha këto?

Unë e kam zbuluar këtë çështje pasi nuk e mora si kliente por desha ta ndihmoja atë të mitur, pasi ajo ishte një nxënëse shembullor­e, nga një familje sportiste.

Si u procedua me vajzën? Si është sot ajo?

Vajza tani është shumë mirë, shkollohet dhe vazhdon jetën.

Ju keni zbuluar edhe rastin e vjedhjes së milionave markave, para të destinuara për luftën?

Po, ky ishte një skandal i zbuluar nga mua, pasi e di shumë mirë kush i bëri, janë njerëz të implikuar në politikë dhe zyrtarë të lartë.

Ju Gazmend, i keni marrë parasysh të gjitha këto, por keni pasur një atentat të rrezikshëm?

Po, mua m'u bë atentat për këtë zbulim, u qëllova nga një makinë para banesës time, dhe pastaj nga dy persona me dy armë të cilët derdhën 11 plumba mbi mua!

Si shpëtuat nga ky atentat, Gazmend?

Falënderoj Zotin, sepse nuk u hap airbag- u dhe unë zbrita nga makina menjëherë dhe u rrëzova tri herë, por fiziku im i fortë dhe ajo çfarë kam qenë më parë më ndihmuan.

Po familja juaj, si e priti? A kanë frikë sot?

Unë nuk kam kurrë frikë dhe as familja ime, pasi jam me drejtësinë për ngjarjet.

GAZETARI: IMPLIKIM I MADH ME PUSHTETIN

Nehat Shaqiri, gazetar i

Zyra e Përmbarimi­t Privat FOX

"Bota Sot", mbështeti rrëfimin e avokatit Halilaj. Ai tha se do t'u shkojë deri në fund rasteve, pavarësish­t kërcënimev­e nga autorët.

"U njoha me rastin nëpërmjet mediave dhe ngjarjes që mori bujë të madhe. Aty është një implikim i madh, i cili ka të bëjë me pushtetin dhe me afera të mëdha të zyrtarëve të lartë në shtet. Ka shumë gjëra që i kemi përjetuar shumë keq, pasi ne kemi shkruar, unë kam hulumtuar për rastin e së miturës, por edhe rastin e zbulimit të 1.4 milionë markave. Kam ndjekur rastin e Gazmendit dhe fotot që janë bërë montazh kundrejt Gazmendit. Unë i kam hulumtuar edhe rastet e tjera të abuzimit dhe do vazhdoj përsëri t'i ndjek, edhe pse ka raste që shumë kolegë të mi janë vrarë. Unë kam pasur një rast kur më kanë kërcënuar për shkak të zbulimeve të rasteve abuzive. Kërcënimet në Kosovë bëhen nga njerëz shumë të rëndësishë­m, pasi janë të mbrojtur nga shteti", - tha gazetari Shaqiri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania