Gazeta Shqiptare

Vrasje e vjedhje me armë, OFL iu çon formularët 4 të dënuarve: Deklaroni burimet e pasurisë për 48 orë

-

Janë

tre të dënuar për vrasje e tentativë vrasjeje nga Dibra si dhe një tjetër nga Tirana subjektet e radhës të Operacioni­t Forca e Ligjit, Besnik Lamçe, Qemal Kaçi, Ermal Lila ( Reçi) dhe Vehap Shehu.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo të akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Besnik Lamçe, banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim", e kryer në bashkëpuni­m dhe "Vjedhja me armë";

Qemal Kaçi, banues në Burrel, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim";

Ermal Lila ( Reçi), banues në Peshkopi, i dënuar për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" ( vrasja e funksionar­ëve publikë);

Vehap Shehu, banues në Fushë Bulqizë, Dibër, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim", e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania