Gazeta Shqiptare

Thirrja e dëshpëruar e babait për të birin: Dorëzohu, je shpirti im!

Atentati ndaj kreut të Policisë Bashkiake. I ati i 19- vjeçarit: Do jem polic për kapjen e tij

- SHPALLJE ANKANDI

Një lutje dësh përuese vjen nga një baba shkodran, i cili i bën thirrje djalit të tij që të dorëzohet në polici. Bëhet fjalë për Arben Hasanajn, babain e autorit 19- vjeçar të atentatit ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe. Hasanaj në një prononcim për mediat i kërkoi djalit të tij, Ilirjan Hasanaj, që të dorëzohej një orë e më parë në polici, pasi do ta mbështeste gjithmonë, ndërsa nuk i mbajti as lotët.

Tri ditë më parë, 19vjeçari Ilirian Hasanaj u bëri atentat me armë Mentor dhe Xhelal Hasanajt, kreu i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe dhe babai i tij, të cilët u plagosën nga plumbat e armës të 19- vjeçarit.

Në automjetin e Hasanajt udhëtonte edhe bashkëshor­tja e tij, 28- vjeçarja Vjollca Hasanaj, e cila nuk u plagos.

"Faleminder­it që më gjendeni pranë në këtë rrezik që më ka ndodhur si familje. Kam rastin që të uroj familjen e dëmtuar, familjen e Xhelal Hasanajt. I lutem me shpirt e zemër që ai ta kalojë rrezikun e të bëhen sa më mirë. Sa i përket emrit të djalit, që është i përfolur në media dhe është në kërkim nga policia, i bëj thirrje

publikisht që një orë e më parë, në komisariat, në drejtorinë, në pikën më të afërt të Policisë së Shtetit, te polici i rrugës, të dorëzohet. Unë si prind do ta përkrah, do ta mbështes dhe do ta mbaj afër, pavarësish­t fatkeqësis­ë që më ka ndodhur. I lutem me mish e shpirt, gjithkujt që e njeh dhe e ndihmon, miq e armiq, nëse dikton djalin tim, të më njoftojë privatisht. Më bën nder. Nuk kam dijeni fare për çunin. Dy ditë para se të ndodhte ngjarja kam folur me djalin. E kam pasur pranë, më

ka dëgjuar, i respektuar. S'e imagjinoja kurrë se ma bënte djali këtë punë. Kisha vrarë veten se ma bën çuni këtë. Nuk kam asnjë dijeni përveç asaj që keni dhënë ju në media. Unë quhem Arben Dan Hasanaj dhe jam me banim në Shkodër. Familja e dëmtuar është me mbiemrin Hasanaj. Jetojnë dy fshatra më larg se ne. Ne kemi miqësi me ta dhe s'kemi pasur kurrë konflikte. S'kemi asnjë lloj lidhjeje me ta, me prona apo gjëra të tjera. Kam respekt, s'e di se çfarë ka ndodhur. Nisem

pas fjalës së policisë dhe medias. Unë dua që të gjej djalin, se nuk e di. Unë mbështes Policinë e Shtetit. Kam qenë polic kufiri, por jam tërhequr. Kam dalë me dëshirë në pension. Mua policia do të më ketë në krah, e mbështes totalisht. Dua të gjej djalin tim, dua drejtësi. Do ta përkrah djalin pasi është shpirti im. Ai duhet të japë llogari se çfarë ka ndodhur. Nuk kemi lidhje fare me atë familje, s'na bashkon asnjë gjë tjetër, veçse kemi mbiemrin Hasanaj dhe jemi shqiptarë. Djali sapo mbaroi shkollën, bëmë letrat për Akademinë e Policisë. Bëri patentën, bëri teorinë dhe më pas praktikën. Dhe presim. Tani u dogj gjithçka. Më mori në qafë, më tradhtoi ( qan). Dyshimet e policisë mund të jenë të sakta ose jo. Nuk mund të jap asnjë gjë, pasi nuk di asgjë. Nëse ai ka bërë diçka, do mbajë përgjegjës­i. Unë dua që djali të gjendet. Jam prindi i tij, do të japë llogari për çfarëdollo­j problemesh. S'kemi hasmëri me ta. Nëse do më ndihmoni në këtë rast, unë do jem polic në kapjen e djalit tim. Faleminder­it, ju ruajttë Zoti!" - tha babai.

STATUSI I ARBEN HASANAJT

Thirrje publike! Drejtuar djalit tem Ilirianit, të dorëzohesh një orë e më parë në Drejtorinë, komisariat­in apo pikën më të afërt të policisë së shtetit.

I lutem çdo njeriu që din apo ka dijeni të më njoftojë. Baba i jot të pret një orë e më parë, kam ardhur, jam në Shqipëri.

Baba të ka shpirt.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania