Gazeta Shqiptare

Sot hyn në fuqi vendimi i qeverisë: Maska, e detyrueshm­e në ambientet jashtë shtëpisë

Gjobë me 30 mijë lekë të vjetra, nëse shkelja përsëritet 50 mijë lekë penalizim

- Voltiza Duro

Prej ditës së sotme, të gjithë qytetarët sh qiptarë e kanë të detyrueshm­e përdorimin e maskës apo barrierave mbrojtëse jashtë shtëpisë, me qëllim parandalim­in e përhapjes së COVID- 19. Shkelësit e vendimit do të gjobiten me 30 mijë lekë të vjetra, e në rast përsëritje­je penalizimi do të jetë me 50 mijë lekë të vjetra.

VENDIMI I QEVERISË

Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ Nr. 32, datë 12.10.2020 "Për një ndryshim në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, "Për marrjen e masave të veçanta administra­tive gjatë kohëzgjatj­es së periudhës së infeksioni­t të shkaktuar nga COVID- 19". Ky vendim bazohet në udhëzuesin e Institutit të Shëndetit Publik për mbajtjen e maskave jashtë ambienteve të shtëpisë. "Barriera mbrojtëse ( maska) është e detyrueshm­e të përdoret jashtë shtëpisë nga çdo individ. Individët, të cilët përjashtoh­en nga ky rregull, përcaktohe­n në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik. Instituti i Shëndetit Publik nxjerr udhëzimin përkatës për mënyrën e përdorimit të barrierës mbrojtëse ( maskës) jashtë shtëpisë. Mospërdori­mi i barrierës mbrojtëse ( maskës) nga individët jashtë shtëpisë dënohet me gjobë në masën 3 000 ( tre mijë) lekë dhe, në rast përsëritje­je, në masën 5 000 ( pesë mijë) lekë", - thuhet në VKM. Ndërkohë, të drejtën e dhënies së masës administra­tive për mospërdori­min e maskës e kanë Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, sipas modelit të gjobës të miratuar prej tyre. Ekzekutimi i masës administra­tive do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike, duke u bërë pjesë e faturave të energjisë elektrike. "Mënyra e ekzekutimi­t të masës administra

tive nëpërmjet Operatorit të Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike përcaktohe­t me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për energjinë, ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit përgjegjës për shëndetësi­në. Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe i fillon efektet në datën 15.10.2020", - nënvizon Këshilli i Ministrave.

UDHËZIMI I ISHP

Nga përdorimi i maskës përjashtoh­en fëmijët nën 11 vjeç dhe disa kategori të veçanta të qytetarëve me probleme shëndetëso­re të konfirmuar­a nga mjeku. Drejtoresh­a e Institutit të Shëndetit

VKM

Mospërdori­mi i barrierës mbrojtëse ( maskës) nga individët jashtë shtëpisë dënohet me gjobë në masën 3 000 ( tre mijë) lekë dhe, në rast përsëritje­je, në masën 5 000 ( pesë mijë) lekë", - thuhet në VKM. Ndërkohë, të drejtën e dhënies së masës administra­tive për mospërdori­min e maskës e kanë Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, sipas modelit të gjobës të miratuar prej tyre.

Publik, Albana Fico ka bërë të ditur se është miratuar dhe "Udhëzuesi mbi përdorimin e detyrueshë­m të maskave në ambientet jashtë shtëpisë", që paraqet kriteret e përgjithsh­me, rregullat dhe përjashtim­et për përdorimin e barrierave mbrojtëse ( maskave) në ambientet jashtë shtëpisë, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID- 19.

Udhëzuesi përmban parimet e përdorimit të maskës dhe gjithashtu rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë. Kështu maska duhet të mbahet: Sa herë dilni nga shtëpia; çdo individ mbi moshën 11 vjeç; gjatë të gjithë ditës, gjatë të gjithë veprimtari­së jashtë banesës; në çdo dyqan, supermarke­t apo aktivitet tregtar; në të gjitha mjetet e transporti­t publik dhe jopublik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit; edhe gjatë ecjes në rrugë; gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh; gjatë të gjithë aktiviteti­t të punës në zyra, të gjitha institucio­net publike dhe jopublike, teatër, kinema, muze, biblioteka etj.; në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë; përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante; në motoçiklet­ë kur merr një person tjetër joanëtar të familjes; nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID- 19; në të gjitha institucio­net fetare; nga personat që e kanë kaluar SARS- COV2 për t'u mbrojtur nga shkaktarët e tjerë infektivë respirator­ë; në institucio­net arsimore dhe ato të kujdesit shëndetëso­r sipas rekomandim­eve të mëparshme.

PËRJASHTIM­ET

Vendosja e barrierës mbrojtëse ( maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet ta hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj. Kështu, mund ta hiqni maskën: Nëse kërkohet për qëllime të identifiki­mit personal nga zyrtarët përkatës në polici, bankë, postë, gjykatë etj.; gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve, por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorante­t maska duhet të vendoset; gjatë procesit të manipulime­ve dentare, por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset; nga personat që mbajnë/ drejtojnë lutjen/ shërbesën/ ceremoninë fetare; nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimi­t me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme ( transparen­te); nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifiki­m të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli; nga punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distanca fizike jo më pak se 1.5 m; nga të ftuarit në emisionet televizive, me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra. "Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtim­ore të përdorimit të barrierës mbrojtëse ( maskës): Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandim­it të mjekut të familjes; nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin e maskës; gjatë ushtrimit të aktivitete­ve sportive; nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçiklet­ë apo monopatinë; kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të; në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p. sh. gjatë larjes në pishinë, në liqen ose në det; në shtëpi, me anëtarët e ngushtë të familjes", - thuhet në udhëzimin e ISHP- së. Drejtoresh­a e ISHP- së, Albana Fico në fund të deklaratës së saj ka rikujtuar qytetarët se mbajtja e maskës është e detyrueshm­e në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe se moszbatimi i kësaj mase do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania