Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si i ri, 203 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësi­së: 1351 testime dhe 87 të shëruar. 5759 raste aktive në total "239 pacientë të shtruar, 15 në terapi intensive dhe 6 të intubuar"

- Voltiza Duro

Situata lidhur me COV ID- 19 në vendin tonë po përkeqësoh­et ditaditës. Vetëm në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 203 raste të reja pozitive me SARSCOV- 2 si dhe janë regjistrua­r 5 humbje jete. Të dhënat mbi situatën epidemiolo­gjike janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësi­së. "Ju informojmë lidhur me situatën epidemiolo­gjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1351 testime në 24 orët e fundit, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV- 2. Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnjë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë- Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë", - tha Ministria e Shëndetësi­së. Ndërkohë janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

PACIENTË TË HOSPITALIZ­UAR

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe atë "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë ka arritur në 434. "Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me COVID- 19, një 59- vjeçare nga Elbasani, një 79- vjeçare nga Vlora, një 87- vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga

Durrësi: 66 dhe 85 vjeç", - theksoi MSH.

APELI I MSHMS

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 tetor, maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshm­e edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohe­t përhapja e infeksioni­t. "Bëjeni mbajtjen e maskës pjesë të sjelljes suaj të përditshme për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Mos neglizhoni për asnjë moment ruajtjen e distancimi­t fizik prej të paktën 1.5 m dhe kujdesuni për higjienën personale. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID- 9. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologji­k të specializu­ar dhe të sigurt si dhe për çdo informacio­n tjetër rreth COVID- 19", - apeloi Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania