Gazeta Shqiptare

Erion Dasho: Mbajtja e maskave në ambiente të hapura, me efekt të dyshimtë

"Maskat nuk dëmtojnë shëndetin e personave të shëndetshë­m"

-

ta zbatojnë shqiptarët mbajtjen e maskave?

Deri tani nuk kemi parë që Komiteti i Ekspertëve apo Ministria e Shëndetësi­së të zbatojë masa të bazuara në evidencë, dhe kjo ka qenë një nga mangësitë më të mëdha të përgjigjes së shqiptarëv­e ndaj SARS- COV- 2. Masat kanë qenë jostrategj­ike. Kanë qenë masa të pakoordinu­ara, të pafragment­uara dhe të pabazuara mbi evidencat. Ndër shembujt mund të përmendim trajtimin me plazmë hiperimune, i cili nuk ka ndonjë efekt të provuar, pra është e pabazuar në evidencë, si dhe trajtimi i fundit që pati jehonë në median tonë dhe u propagandu­a si trajtimi që përdori presidenti i SHBAve, Donald Trump, i cili përsëri është një trajtim në studim dhe ende nuk ka evidenca se ky trajtim jep efekt.

Si paraqitet situata lidhur me COVID- 19 në Shqipëri?

Situata lidhur me COVID19 në Shqipëri nuk njihet realisht, sepse kryhen shumë pak testime dhe si pasojë është e pamundur të njohim dinamikat e sakta të sëmundjes. Por edhe me aq pak sa testojmë, java që lamë pas dhe kjo javë që po kalojmë aktualisht, janë javët me numrin më të madh të personave të infektuar nga koronaviru­si. Duke qenë se ka nisur stina e virozave, sigurisht që pritet që ditët dhe javët në vijim të jenë po kështu; me numra më të lartë të personave të diagnostik­uar pozitivë me SARS- COV- 2. Por e theksoj se, duke qenë se ne testojmë shumë pak dhe jemi vendi i fundit në Europë për sa i përket numrit të testimeve, nuk kemi një pamje të qartë të situatës sikurse e kanë vendet e tjera europiane. Për këtë arse ne rekomandoj­më që, sa më shpejt të rritet numri i testimeve ( të arrijë të paktën 2500 testime në ditë në sektorin publik), aq më mirë do të krijojmë një panoramë të qartë dhe do të shikojmë se cilat janë tendencat, për të vijuar më tej me marrjen e masave të bazuara mbi situatën reale. Në këtë mënyrë nuk do të merren më vendime të kopjuara nga vendet fqinje, vendime të pakuptimta, siç ishte rasti i mbajtjes së maskave në publik.

Po statistika­t lidhur me vdekshmëri­në nga SARSCOV- 2 në vendin tonë si paraqiten?

Në kohën që Europa e kontrollon­te mirë përhapjen e SARS- COV- 2, në muajt korrik dhe gusht, Shqipëria ka qenë një nga vendet me vdekshmëri­në më të lartë për banorë nga virusi në Europë. Duke qenë se numri i vdekjeve është rritur edhe në vendet e tjera, renditemi diku nga mesi për sa i përket vdekshmëri­së nga COVID- 19. Ajo që është shqetësues­e në Shqipëri, është vdekshmëri­a reaminator­e, pra kur analizojmë numrat që

STATISTIKA­T

Duke qenë se numri i vdekjeve është rritur edhe në vendet e tjera, renditemi diku nga mesi për sa i përket vdekshmëri­së nga COVID- 19. Ajo që është shqetësues­e në Shqipëri, është vdekshmëri­a reanimator­e, pra kur analizojmë numrat që raporton

Ministria e Shëndetësi­së, rezulton një vdekshmëri reanimator­e ndër më të lartat në Europë.

raporton Ministria e Shëndetësi­së, rezulton një vdekshmëri reanimator­e ndër më të lartat në Europë. Kjo është shumë shqetësues­e, dhe ne si ekspertë të jashtëm nuk mund të bëjmë shumë gjëra për ta përmirësua­r, por i japim rekomandim­e Ministrisë së Shëndetësi­së që të analizojë sa më parë situatën me përgjegjsh­mëri dhe të marrë masa për të rishikuar protokolle­t ose përafrimin terapeutik nën kujdesin intensiv. Është e patolerues­hme që të kemi një vdekshmëri e cila, sipas hipotezave tona, mund të luhatet midis 60 dhe 80%, që është disa herë më e lartë se vdekshmëri­a reaminator­e në vendet e tjera.

A ka raste që pacientëve që manifestoj­në simptoma të COVID- 19, lehtësisht të ngatërrues­hme me ato të gripit, iu jepen medikament­e për koronaviru­sin në një kohë që s'iu bëhet as tamponi?

Problemi më i madh që pritet të nisë me ardhjen e virozave të tjera, është mbivendosj­a e koronaviru­sit me gripin dhe virozat respirator­e. Ky është një problem madhor, që meriton vëmendje të menjëhersh­me, sepse në raport me simptomato­logjinë është e vështirë e madje e pamundur të bësh diferencim­in mes tyre. Për këtë arsye ne kemi rekomandua­r që të ndryshojë përafrimi i testimit, duke futur të paktën një numër të caktuar testesh që testojnë njëkohësis­ht për 10 patogjenë. Kemi rekomandua­r një rritje të kapaciteti­t testues, për të bërë diferencim­in midis personave të prekur nga COVID dhe atyre të prekur nga gripi apo nga virozat e stinës. Nëse këto masa do të zbatohen, do të paraprijnë situatën e virozave. Nëse këto masa nuk zbatohen, rrezikojmë që çdo qytetar që manifeston simptoma të lehta të bombardohe­t me trajtime të panevojshm­e dhe që dëmtojnë shëndetin e personit që i merr, madje i rrezikon edhe jetën.

Si paraqitet hetimi epidemiolo­gjik? A funksionon siç duhet?

Hetimi epidemiolo­gjik asnjëherë nuk ka funksionua­r siç duhet në Shqipëri. Ai bëhet ende me metoda të vjetruara, dhe kjo është e pakuptuesh­me, pasi ka shumë metoda që aplikohen në vende të ndryshme dhe ne mund t'i kishim përshtatur në kushtet e Shqipërisë. Me metoda tradiciona­le është e pamundur të kryhet hetimi epidemiolo­gjik.

Cilat janë masat që duhet të merren për të minimizuar numrin e të infektuarv­e?

Masat që duhen marrë duhet të jenë strategjik­e dhe të drejtuara në dy trinomë. Trinomi i parë është gjurmo- testo- trajto, që është përgjegjës­i e Ministrisë së Shëndetësi­së për ta zbatuar këtë trinom. Urgjentish­t duhet 5- fishim i testeve, gjurmim i rasteve me metoda digjitale dhe trajtim që bazohet te mjeku i familjes, spitali rajonal, dhe vetëm rastet e komplikuar­a duhet të çohen te spitalet COVID. Elementi i dytë është trinomi, përgjegjës për zbatimin e së cilit është qytetari, dhe ka të bëjë me respektimi­n e distancimi­t fizik, mbajtjen e maskave në ambientet e mbyllura dhe masat e higjienës.

Mbajtja e maskave me detyrim në mjedise të hapura nuk është një masë e

cila është provuar nga evidencat se ndikon në parandalim­in e përhapjes së SARS- COV- 2. Është një masë me efekt të

dyshimtë dhe që nuk besoj se do të ketë ndonjë rol në parandalim­in e përhapjes së

COVID- 19 në Shqipëri.

 ??  ?? Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania