Gazeta Shqiptare

Operacione plastike të dështuara, ja 5 vajzat e showbiz- it që janë penduar

Këngëtaret që janë zhgënjyer nga kirurgjia, zbuloni detajet Arsyet për të hequr dorë nga silikoni

-

Shumë vajza bëjnë oper acione plastike për të ndryshuar çdo gjë që nuk u pëlqen te vetja. Por jo gjithmonë rezultati është ai që ëndërrojnë, kështu që ka nga ato që bëhen pishman. Disa heqin silikonin sërish e disa shprehen në rrethet e tyre se ndërhyrjet nuk u pëlqejnë. Nga vajzat që pendohen kemi edhe në showbiz- in shqiptar. Disa kanë ' bërtitur' në publik pakënaqësi­të e tyre, e disa të tjera jo. Zbuloni cilat janë 5 vajzat që janë penduar.

BESA KOKËDHIMA

Ajo është një ndër zërat më të mirë të muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për Besa Kokëdhimën. Këngëtarja, që e kuron deri në detaje pamjen e jashtme, ka bërë pak kohë më parë një operacion në buzë. Mirëpo duket se Besa është penduar për fryrjen e buzëve. Këngëtarja ka bërë ndërhyrje për të rihequr silikonin nga buzët.

AURELA HOXHA

Shumë vite në publik, e njohur si një nga modelet më të suksesshme, Aurela Hoxha nuk ka mundur të mos i provojë ndërhyrjet plastike. Bukuroshja është shprehur, se është lodhur nga ndjeshmëri­a e të pasurit silikon në buzë. Kështu, modelja që po përjeton sukses përtej kufijve, duket se i është nënshtruar një tjetër operacioni në mollëza dhe buzë, për të hequr silikonin.

JONIDA MALIQI

As këngëtarja Jonida Maliqi nuk u ka shpëtuar operacione­ve plastike. Ajo ka bërë disa herë hundën, duke qenë se nuk i ka pëlqyer ndryshimi. Lidhur me ndërhyrjet në buzë, këngëtarja e njohur nuk është shprehur. Duket se Maliqi është mjaft e kënaqur me buzët e bëra dhe nuk ka në plan t'i ndryshojë ato.

ROZANA RADI

Ndërhyrjet në gjoks janë më të rrezikshme, megjithatë këngëtarja dhe moderatorj­a Rozana Radi e ka rimodeluar atë. Po mesa duket

Rozana Radi është penduar për ndërhyrjen në gjoks. Nuk i dihet nëse këngëtarja do të vendosë ta heqë ndonjëherë silikonin, po mesa duket asaj nuk i pëlqen më.

SAMANTA KARAVELLA

Një tjetër këngëtare që ka "rënë pre" e operacione­ve plastike është Samanta Karavella. Ajo përpiqet të mos ndajë shumë gjëra me publikun, megjithëse me një kërkim të shpejtë në internet gjejmë disa foto të saj kur nuk kishte bërë ndërhyrje në hundë. Por, mesa duket ajo nuk është e kënaqur me mënyrën se si duket. Miqtë e saj kanë treguar se këngëtares nuk i pëlqen aspak hunda.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania