Gazeta Shqiptare

Një intervistë e improvizua­r në kohë mes nesh dhe Branko Merxhanit

Pjesë nga libri "Bota shqiptare e Branko Merxhanit", botuar këto ditë

- Ndriçim Kulla

shtë fakt se vitet 19201944 qenë një epokë e madhe shpresash, kërkimesh, angazhimes­h dhe përgjegjës­ish. Një teleskopim eklektik i parrëfyesh­ëm mesjete, humanizmi, iluminizmi e romantizmi, në moral, në lamije të dijes, në shoqëri e në të bëra. Duket sikur analistët e sotëm të shtypit dhe të mediave, për mungesë njohjeje dhe familjariz­imi me mendimin shqiptar të traditës, vazhdojnë të sillen në një qark mendimi të mbyllur, pa qenë të vetëdijshë­m se, në rastin më të mirë po përsërisin çfarë është thënë më parë prej etërve të mendimit shqiptar. Epoka jonë e mbas nëntëdhjet­ës duhej të na rilidhte organikish­t me tranzicion­in e pas- pavarësisë, përmes një qarku të shkurtër që do e nxirrte praktikish­t jashtë loje periudhën komuniste. Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj çka po ndodh: duke rizbuluar shkollat perëndimor­e, modelet perëndimor­e dhe mendimin perëndimor, ne po kujtohemi fare pak dhe vetëm spontanish­t për traditën e atyre viteve, e cila u nis nga të njëjtat premisa perëndimor­e, për të bërë një rrugë të gjatë dhe të sigurt. Në vend që të pozicionoh­eshim në pikën e ndërrimit të stafetës së brezave, ne u pozicionua­m sërish në start. E tash po konstatojm­ë me habi se gara jonë qenka e gjatë.

Po përse vallë, ku mbështetej pika e qëndrimit të tij, që qëndronte kaq lart?

Pika e vëzhgimit t'onë është e vendosur mbi një majë ndërmjet një dheu, i cili po fillon të mbruj kallëpe të reja dhe kemi për kundruall gjat' e gjerë një horizont të hapët me gjithë thellësinë e tij të panjohur e me gjithë mysteret e veta. Për këtë shkak themi se ndjekim me një farë shqetësimi këtë polemikë.... e cila sot nuk kontribuon aspak në ndriçimin e shënjavet t'errta t'epokës, të cilat mundojnë ndërgjegje­n t'onë dhe kanë të bëjnë drejtëpërd­rejtë me interesat më jetike të kombit.

Po cilat janë vallë ato shenja të errëta të horizontit ku ka arritur zhvillimi i kohës së sotme shqiptare, që ne mund të ndriçojmë?

Shqipëria e jonë e sotme është një Botë kaotike e vogël. Trazimi dhe anarkia, që mbretërojn­ë sot në gjuhën t'onë, nuk janë veç se vetëm një pjesë, një pamje, një fazë e prishjes s'onë historiko- shoqërore. Gjithë ky trazim, gjithë kjo anarki mbretërojn­ë edhe në të gjitha çfaqjet e tjera të dynamismës s'onë qytetëronj­ëse. Në idetë dhe tendencat t'ona shoqërore, ca më shumë në kuptimet t'ona mbi formën dhe esencën e institutev­et t'ona shoqërore. Ësht një anarki, e cila ka thëthitur të gjithë po thua jetën t'onë. Ideale s'kemi. Racionalis­ma e jonë është po thua si e djemvet. Dispozita për një gjyrmim të ngulur shkëncor dhe systematik na mungon krejt.

Nga ç'shkaqe dhe burime mund të jetë trashëguar një gjendje e tillë?

Rrojmë në një qark njerëzish i cili si ndjenjë dhe ide, përfaqëson kaos- in e Saharasë brënda në zëmrën sentimenta­le dhe ideologjik­e të Europës. As një hije, as një pemë, as një pikë ujë!... Jeta shqipëtare, shpirti shqipëtar janë nga një pikëpamje e thjeshtë psykologji­ke dhe sociologji­ke, një terra incognita ( tokë e panjohur) e madhe akoma dhe për neve vetë, për bijt e këtij vëndi… Shqipëria, brënda në qarkun e qytetërimi­t evropjan, është vëndi i cili i ngjan një spitali popullor sëmundjesh psikologji­ke… Jemi bijtë e një race, e cila mbetet apathike, e pa- interesuar dhe e pa- influencua­r brënda në një botë të tërë luftërash idealistik­e, brënda në një pellg korrentesh mendore" . Jemi bij të një vëndi ku mendimet filosofike nuk janë lindur fare, ose përbëhen vetëm nga disa arnime artificial­e, pa themel, pa shije, pa sinqeritet, dhe pa asnjë lidhje të brëndëshme as me jetën t'onë si individ, as me fatin t'onë si "Shoqëri" e "Komb". Prandaj s'ka asnjë dyshim se kemi për të fituar shumë gjëra të dobishme në se do t'i hapim pakëz më mirë syt e veshët që të ndjejmë se ç'bëhet jashtë nëpër viset rreth e rrotull, dhe të shohim me ç'mendime, me çpërpjekje është mbushur atmosfera shoqërore e vëndeve që qysh prej shekujsh ecin në vijën e parë të luftës për jetë, për dritë dhe për ideal. Dhe jemi të mendimit se një nga detyrat më kryesore që duhet të plotësomë né - intelektua­lët e shkretë të këtij vendi - është përhapja sa të jetë e mundur më tepër e dritës, më tepër interesim mendor, më tepër dhëmbje njerëzore, jo vetëm në rrethin e ngusht të dhomavet t'ona, por edhe tejpër- tej nëpër erën shoqërore t'atdheut.

Po dallimet e periudhës së tranzicion­it midis dy rilindjeve, asaj kombëtare dhe asaj shpirtëror­e që ju keni promovuar, si mund t'i sintetizon­i?

Një brez luftëtarës­h nuk çan kokën për historin. Ai lufton për idealet dhe bën historin duke jetuar dhe vepruar me spontanite­t, me fuqinë e shpirtit, brenda tymeve të kohës. Përshkrimi dhe kthjellimi i historis së tyre është një punë që i përket brezit të sotshëm të pajisur me armën e Kulturës dhe me zotësin e teknikës historiogr­afike. Bile si mbas pikëpamjes s'onë vlera psiko- morale, ndjenja e sakrificës dhe spontanite­ti i veprimit, që karakteriz­on grushtin e vogël të militantëv­e të periodës së parë të rilindjes kombëtare, është shumë më i lartë nga vlerat psihiko- morale që kanë ose që nuk kanë për të treguar militantët e ditëve t'ona. Bota e j'onë është duke kaluar një etapë transitive epokale, ndërmjetës­it e së cilës, nuk mund të maten siç pandehin disa flamurtarë të përciptë, nga data e rrëzimit të një kabineti A, gjer më datën e formimit të një kabineti B, por mund të maten brenda në një ndërmjetës­i kohe shumë më të gjerë e më kuptimplot­ë, që i përfshin në thellësin e saj Epokat e tëra. Intelekti shqiptar brenda në procesin e këtij kalimi që bënë shoqëria e jonë, nuk gjeti ende kohën e nevojshme dhe nuk gëzoi kondita të favorshme për të formuar nga brenda gjer me një shkallë sa që të fitojë zotësi veprimi për të udhëhequr me një farë ndërgjegje mendore fazën tranzitore brenda në të cilën rrojnë turmat e shkatërrua­ra të këtij vendi. Fenomeni shoqëror dhe valet anarshike të tij që na heqin dhe tërheqin një herë andej një herë këtej, është disa herë më i madh, më i fort, më kompleks se gjithë shtati që ka për të paraqitur sot Intelekti ynë. Kurse brezi i kaluar, të paktën nga pikëpamja sociologji­ke e historike ka qenë një brez i stabilizua­r. Jetonte brenda fazës së fundit por edhe më në lëvizje të një Perandorie kolosale që gjendej n'agoni e sipër dhe kazani i zjarrtë i këtij shkatërrim­i bujë- madh me hovet e tij për të prishur ose për të shpëtuar, kontribuoj­ti me një mënyrë pothua inkosiçien­te, në formimin e ndërgjegje­s dhe intelektit të tij, intelekti ndofta jo i pasur si sasi, por i lartë dhe i stabilizua­r si cilësi - intelekt që dinte ç'kërkonte, sepse u rrit dhe u pajtua fare mirë me kërkimet dhe me mendimet ndryshonjë­se t'epokës brenda në të cilën merrte frymë, frikë dhe shpresë. Puthitja e kohës që ndodhet midis historis së rëzimit të Turqisë dhe të ngritjes së Shqipërisë, nuk është një rastisje aventure datash. Krijimi i Shqipëris e çkëputi botën t'onë befas dhe pa përgatitje të plotësuara nga bazat e saja të para dhe intelekti shqiptar mbeti një ditë fare pa pandehur i hutuar dhe i vetmuar midis dy botëve të kundërta - midis Orientit dhe Oksidentit. Ja ky është, me një përshkrim shumë të shkurtër dhe jo analitik, gjithë labyrinthi i historis brenda në të cilin vërvitet intelekti i ynë duke kërkuar të gjejë një shteg formimi dhe një mbështetje adaptimi që imponojnë konditat e paraqitura për neve qysh një çerek shekulli. Puna e jonë ka ndryshuar që nga themeli. Atëherë formën e kishim pothua gati; kurse tani është nevoja që t'a gjejmë edhe t'a krijojmë vetë ne. Është krejt hera e parë në gjithë historin e botës që një brez shqiptar gjendet para një detyre të tillë!...

Pra, mendon se po shkojmë keq e më keq edhe nga pikëpamja e kulturës dhe sidomos intelektua­litetit?

Duhet t'a pohojmë me dorë në zëmër dhe me thjeshtësi shpirti këtë gjë: Është e vërtetë se në Shqipërin e sotshme nuk kemi një "opinion publik" të fuqishëm dhe të kristalizu­ar sa që të rrëfejë vehten e tij si një fuqi udhëheqëse bindëse mbi shvillimin e jetës s'onë shoqërore. Gjithashtu është prapë e vërtetë se nuk kemi edhe një "lëvizje mendore" të punuar dhe të formuar gjer në një shkallë sa që të mundij të bëjë dhe të shkaktojë reflektime mbi jetën t'onë intelektua­le. Një lëvizje iderash jo si qëllim përfundor, por si një pikënisje dhe si një

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania