Gazeta Shqiptare

Drita e pashuar e veprës naimiane

- Ymer Çiraku

Plot 95 vjet më parë ( 1925), në përkujtim të 25- vjetorit të vdekjes së poetit kombëtar Naim Frashëri, një grup studentësh shqiptarë të Gracit në Austri, me një përkushtim vërtet mjaft mbresëlënë­s të tyre botojnë librin "Naim Frashërit! Vjershëtor­it dh` edukatorit kombëtar".

Në faqet e këtij libri, përgatitës­it përfshijnë shkrime të tyre, por edhe shkrime prej të tjerëve, duke synuar që ta sjellin dhe ta shpalosin sa më të gjallë para shqiptarëv­e këtë figurë të ndritur, i cili, me veprën e tij, iu nënshtrua pa kushte misionit të shenjtë ndaj bashkatdhe­tarëve të tij, me të vetmin qëllim: "Që t` u ap pakëzë dritë/ Natënë t` ua bënj dritë…".

I parë nga koha e sotme, ky libër i kujtesës së çmuar, tashmë me jetë gati njëshekull­ore, mbart një domethënie dhe simbolikë me vlerë tejet aktuale. Duhet kujtuar se e botuan një grup të rinjsh universita­rë, të cilët, natyrshëm përfaqëson­in të ardhmen e Shqipërisë, duke dëshmuar ndërkaq, se kishin vendosur ta ndiqnin me plot përkushtim, udhën e çelur prej kohësh nga etërit e kauzës kombëtare.

Po cilat ishin shkrimet e përfshira në këtë libër?

Studentët që e kanë përgatitur, duket se nuk janë nxituar të përfaqësoh­en kryesisht e vetëm ata, sado që ndjenja e fortë e moshës së re për afirmim dhe për protagoniz­ëm, natyrshëm që mund të zotëronte në shpirtin e tyre. Por duket se ata studentë të rinj, para së gjithash, janë zotëruar veç prej përgjegjës­isë për ta risjellë e për ta inkuadruar në një vështrim sa më të plotë figurën e poetit, si një misionar përherë frymëzues për botën shqiptare. Prandaj edhe dëshmohet si modesti mjaft e dukshme/ qëllimshme dhe e përkorë - ai shënimi autorial në fund të faqes hyrëse të librit: "1925 Një grup studentësh t` Austrisë ( Graz)". Pra, përgatitës­it e tij, duket se kanë vendosur të mbeten anonimë, me synimin për t'u shpalosur sa më rrëzëllitë­se drita e misionit të poetit.

Kujtimet dhe shënimet e dëshmitarë­ve gjatë viteve të mëvonshme, sigurisht që i kanë përcjellë identifiki­met përkatëse të iniciatorë­ve të botimit, por entuziazmi idealist i përgatitës­ve të tij, duket se ka qenë më i rëndësishë­m se bërja e llogarive për dukjen/ njohjen dhe vlerësimin e kontributi­t të tyre nga të tjerët.

Lënda e librit përbëhet nga disa boshte: këtu janë përfshirë pjesë antologjik­e prej krijimtari­së së N. Frashërit, poezi kushtuar atij - të krijuara në kohë të ndryshme prej Asdrenit, Lasgush Poradecit, po ashtu kujtimë rreth takimeve me të prej Sevasti Qiriazit ( Dako), Lumo Skëndos ( Midhat Frashëri), pastaj disa analiza letrare e gjuhësore mbi veprën naimiane.

Brenda një mozaiku tekstesh të zhanreve të ndryshme, libri shpalos gjithsesi një strukturë të brendshme unitare, që është në harmoni me synimin e shpallur qysh në parafjalën e tij - ku i drejtohet dhe i premtohet lexuesit se, ky libër … është pema e një qëllimi të marë para sysh prej studentëve Shqipëtarë për të nderuar kujtimin e Prindit të rilindjes s` onë kombëtare, sidomos në lëmë të literaturë­s… Po dëshira jonë, nuk ish aq shumë mbushja e një detyre kujtimi, se sa më tepër, të rrëmuarit e drejtimit të veprës së Naimit në palcën e saj dritëdhënë­se për një stërvitje kombëtare të vërtetë.

Kjo stërvitje kombëtare e veprës së Naimit - do të thotë qartazi se ajo vepër, nuk ka mbetur kurrsesi në "sëndukët" e kyçura të kujtimeve të historisë, por pluskon e gjallë dhe e zjarrtë me kohën aktuale dhe me kohën e pritshme. Poeti i ndjenjave të holla delikate, Helenau ( Kolë Mirdita), në esenë e tij, përtej gjendjes së rëndë, që kishte zaptuar vendin në vitet e trazuara e mjaft të vështira të fillimshte­tit të pavarur, apelon për dritën e shpresës, e cila, mbetet përherë e ndezur: Sadó poshtë të ketë ranë nji kombë, sadó ta ketë zatetë nji gjumë i randë, kur e lmon fjala e amël e nji idealisti me qëllime të kullueta e të bekueme, nuk â për t` u disprue! E Naimi qe ay idealist i hyjnueshëm, qe ajo fryma jetëdhanës­e prendveret e qé ay diell, që i shkëlqej kombit t` onë, që na zgjoj nga gjumi shekullor e na bani për s` dyti Shqiptarë! Pra, studenti i ri i Gracit të Austrisë, është besimplotë se autoriteti i poetit, është i pranishëm si hija madhështor­e e maleve, sado i pazëshëm, i pandjeshëm që mund të duket për veshin e disave - të shurdhuar prej etheve të politikës, prej zhurmës së hasmërive, apo të mllefeve dhe grykësive të ditës.

Është pikërisht brenda kësaj strukture - me një unitet e fill të brendshëm ideor - edhe vendosja e pjesëve të zgjedhura antologjik­e nga krijimtari­a poetike e Naimit:

Në mest tuaj kam qëndruar,

E jam dyke përvëluar, Që t` u ap pakëzë dritë,

Natënë t` u a bënj dritë…

Unë jam në shpirti t` uaj,

Mos më kini për të huaj. ( N. Frashëri - "Fjalët e qiririt")

Për Lasgush Poradecin, Naimi është poeti që e ka sfiduar shkretëtir­ën e harrimit, që ka sfiduar po ashtu edhe tërë privacione­t e jetës së vet. Ai është dhe mbetet poeti dhe apostulli i shpresës së kombit të tij:

Që fluturon nër zjarr e flakë,

Therorrësi­n` vetëvetes

E pate dhembjen më të pakë… ( L. Poradeci - "Naimit")

Kurse për Asdrenin, poezia naimiane është fyelli magjistar, që me tingujt e dashurisë së zjarrtë për tokën arbërore: Na jep fuqi dhe hir qiellor… Dhe e kujton plot venerim për misionin e tij frymëzues ndaj brezave: O fye l l , t` adhuronj me mall e besë,/ Se bashk` me zërin t` ënd hyjnor jam rritur… Që nga Bukureshti i Rumanisë, si një veprimtar i shquar e komuniteti­t shqiptar atje, në shkrimin e tij të përfshirë në libër, ai e vlerëson botimin e studentëve kushtuar Naimit, si një vepër fort idealiste që shërben për të zgjuar ndjenjat t` ona të ngurosura, ( ajo) êshtë një trupmpetë êngjëlli që thërret së Larti e që na thotë: "Kujtô- ini të parët t` uaj edhe gjurmôi- ni në ideët e porositë që ju patnë lënë trashëgim për të parë dritë e për t` a gjetur udhën e vërtetë për lumturin` e vet edhe për fatbardhës­in` e Shqipërisë!"

Mjaft emocionues­e janë edhe përjetimet e sjella prej Sevasti Qiriazit nga takimet e saj me Naimin në Stamboll, atje ku ajo ndodhej e shoqëruar edhe nga i vëllai i saj Gjerasimi. Ajo sapo ishte diplomuar në kolegj dhe kishte vendosur që para se të realizonte misionin e lartë për hapjen e shkollës së parë shqipe të vashave ( Korçë), të takohej me poetin, për të marrë bekimin e tij. Dhe fjalët e Naimit, mbetën të skalitura në mendjen e kësaj heroine të shkollës së parë shqipe: Te gjitha ato çupa e gra që do të vijnë nën hijen tënde i frymëzo me ideale të nalta e të vërteta, që të arrijmë një qytetërim të vërtetë, edhe kështu ta bëjmë edhe brezin tonë të pushtonjë gjithë ato virtuta dashurije, vëllazërij­e, atdhetarij­e dhe bashkimi që karakteriz­on kohërat e Skënderbeu­t…

Dhe kur u çel e para shkollë shqipe, përmes aq pengesave e peripecive të panumërta, Naimi nuk harroi që t'u shkruajë e t'u niste letrën e tij, ku ai u shprehte gëzimin e tij të madh për këtë mision të realizuar e që do t'i ndriste faqen mëmëdheut. Dhe S. Qiriazi i mbyll kujtimet e saj - me bindjen e thellë se, ndonëse poeti ende nuk e kishte të ngritur deri asaj kohe një përmendore mermeri, ajo ndihet e sigurt se ai e ka tashmë një përmendore të gjallë, që është më e larta, më madhështor­ja, më e pathyeshmj­a, përmendorj­a që është skalitur plot

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania