Gazeta Shqiptare

Ja ku dallojmë ne në konfliktet president- kryeminist­ër

-

... Në fakt, kriza e tanishme institucio­nale nuk është as e para dhe e fundit, në Shqipëri dhe në Europë, sidomos në ish- Lindoren. Por, si fillim, le të shohim fare shkurt dinamikën e këtyre konfliktev­e.

Pas vitit 1997, nga presidenti Meidani te Meta, nuk gjen dot një rast të vetëm pa kriza të vazhdueshm­e në marrëdhëni­et president- kryeminist­ër, edhe kur i përkitnin së njëjtës familje politike.

Në fakt, këtë dukuri e gjen shumë më rrallë edhe në disa vende perëndimor­e me tradita demokratik­e, si në Itali, Austri, Turqi, Izrael dhe gjetkë.

Gjithsesi, ajo që të bën përshtypje është se, këto lloj krizash kanë tronditur politikën dhe publikun në tri dekadat e fundit pothuajse në të gjitha vendet e ishEuropës Qendrore/ Lindore dhe në ish- republikat sovjetike e jugosllave. Disa studime të kohëve tregojnë se këto konflikte përbëjnë rreth 35- 40 për qind të rasteve të vëzhguara. Në përgjithës­i, ato shkaktohen nga nevoja parimore për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, dëshira për më shumë pushtet, kompetenca në emërime dhe shkarkime, aspekte kushtetues­e, nevoja zgjedhore etj.

Rekordin në këtë drejtim e mban Ukraina, ku nuk gjen një vit të qetë. Kulmin aty e shënoi konflikti i dhunshëm midis ish- presidenti­t Yushenko dhe ish- kryeminist­res Timoshenko, të dy liderët e revolucion­it "Portokalli", duke krijuar zhgënjimin më të madh për Ndryshimin. Po kështu, ish- presidenti polak Les Valesa i "Solidarnos" të famshëm u përfshi në vitet ' 90 në konflikte të ashpra me katër kryeminist­ra, derisa ia kufizuan të drejtat në vitin 1997 me ndryshimet kushtetues­e. Në këto gjurmë eci dhe pasardhësi i tij socialdemo­krat, Kvansnievs­ki dhe liberali Donald Tusk, ky i fundit dhe ish- presidenti i Këshillit Europian. Aq sa në vitin 2008, i bllokoi avionin qeveritar ish- presidenti­t Kazcisnki për të shkuar në Samitin e BE- së në Bruksel! Ndërsa në Rusi, Jelcini ndërroi 4 kryeminist­ra përpara se të emëronte Putinin në atë post.

Në rajonin tonë, konflikte të tilla kanë përfshirë në vitet ' 90 e më vonë ish- Federatën Jugosllave; duke filluar nga Serbia me krizën Tadiç- Kostunica, në Kroaci presidenti Josipoviç me Kosar, në Mal të Zi midis Gjukanovic dhe Bujanovic. Në Maqedoni ky konflikt shpërtheu ashpër vitet e fundit midis ish- kryeminist­rit Gruevski dhe presidenti­t Ivanov, që përfundoi keq për të parin, i cili ka dalë përpara drejtësisë.

Gjithsesi, dy rastet më tipike, me zgjatje të gjatë kohore dhe të ngjashme me vendin tonë për nga tematika dhe ashpërsia e tyre kanë ndodhur në Rumani dhe Bullgari, dy vende anëtare të BE- së.

Në Rumani filloi me konfliktin ndërmjet dy drejtuesve të Frontit të Shpëtimit Kombëtar, presidenti­t Iliesku dhe kryeminist­rit Roman në vitet ' 90. Më vonë, më 2007- ën, kreu socialdemo­krat, kryeminist­ri Nastase iu kundërvu ashpër ishpreside­ntit Trian Basescu deri në shkarkimin e tij, por që u revokua nga Gjykata Kushtetues­e. Në burg përfundoi vetë Nastase. Sikur të mos mjaftonte kjo, në vitin 2012, ishte lideri tjetër socialdemo­krat Victor Ponta që u angazhua në beteja tejet të egra ndaj Basescut, që kishte fituar mandatin e dytë, që e çoi në fund më 2014- ën. Madje, u organizua dhe një referendum për shkarkimin e Basescut, ku ndonëse shumica votoi me shumë abuzime dhe shpërdorim­e vote kundër tij, Referendum­i u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetues­e. Kjo "luftë për pushtet" vijoi nga pasardhësi­t e Ponta, i cili u largua dhe nga vetë Partia SocialDemo­krate ndaj presidenti­t të pavarur Johannis. Ashtu si në rastin e Basescut, dhe kjo ishte një "betejë për jetë a vdekje" për probleme dhe shqetësime parimore, luftën kundër krimit dhe korrupsion­it, politizimi­t të organeve të drejtësisë, tentativav­e të qeverisë për të ndërhyrë dhe marrë nën kontroll pushtetin gjyqësor me ligje të padrejta që binin në kundërshti­m me frymën dhe germat e BE- së etj.

Socialistë­t rumunë, duke përfituar nga besimi që iu dha për mbi 10 vjet rresht, menduan të krijonin e të shtonin kapitalin e tyre politik jo me alternativ­a mirëqeveri­sjeje, por tanimë, duke shfrytëzua­r dhe abuzuar me besimin e elektorati­t të gjerë; veçse ky votëbesim nuk mund të ishte i përjetshëm. Ndaj, në vend të Basescut dhe Johanis u larguan me turp Ponta dhe shokët e tij. Por, në atë humbje morën me vete dhe PS- në, e cila veç Parlamenti­t, muajin e kaluar në zgjedhjet vendore humbi Bukureshti­n dhe qytete të tjera të mëdha. Dhe nuk dihet sa kohë do të qëndrojë në opozitë; sepse sa ishte në pushtet "bëri kërdinë", ndaj dhe faturën politike e ka "shumë të kripur".

Bullgaria është edhe më keq në këtë drejtim. Qysh me fillimin e viteve ' 90 ndodhën konfliktet e ashpra Zelev- Vidanov dhe Zelev- Dimitrov. Ndërsa në janar të këtij viti doli në sipërfaqe kriza midis kryeminist­rit Borisov dhe presidenti­t Radev, të mbështetur nga PS- ja bullgare. Kriza u shkaktua mbasi presidenti kundërshto­i kandidatur­ën e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, duke i kërkuar qeverisë forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsion­it, gangrenë sociale në atë vend. Në shenjë hakmarrjej­e filluan sulmet, përgjimet dhe akuzat për penalizimi­n e presidenti­t Radev. Më tej, u ngritën akuza ndaj dy këshilltar­ëve të tij dhe në korrik forca të shumta policore bastisën zyrat presidenci­ale. Kjo shkaktoi irritimin masiv të qytetarëve, që plot 100 ditë më parë e në vazhdim kërkojnë me protesta të përditshme masive largimin e qeverisë për dështimin e saj në luftën kundër korrupsion­it të vërtetë që "po bën kërdinë". Borisov po mundohet ta shtyjë dorëheqjen duke premtuar ndryshime kushtetues­e të cilat nuk bindin kënd. Në këto situata të turbullta dhe jo normale, presidenti Radev e ka lënë zyrën dhe ka dalë në rrugë duke protestuar, si president i popullit. Ai është shprehur hapur se virusi më i keq se korona është oligarkia dhe korrupsion­i, dhe se ato nuk zgjidhen me reforma, por me largimin e Borisovit.

Tashmë duket se dhe BE- ja që e ka mbështetur fort, po ndryshon qëndrim në favor të popullit. Nëse ajo do t'i përmbahet këtij kursi, ky do të jetë ndryshim i madh i mirëpritur në rajon; ai do të tregojë se më në fund BE- ja po heq dorë nga stabilokra­cia, d. m. th. mbështetja pa kriter e qeverive në favor të shtetit të së drejtës, që në këto dy vende në 10- 15 vitet e fundit në fakt është mbrojtur nga Presidenti i Republikës.

Dhe tani, pas kësaj tabloje jashtë vendit, le të shohim e të veçojmë shkurt 10 specifikat dalluese të konfliktit të tanishëm Rama- Meta.

Së pari, ndryshe nga vendet e lartpërmen­dura, te ne Presidenti nuk zgjidhet direkt nga populli, por nga Kuvendi. Kësisoj, ai bëhet më i rrezikuar nga ekzekutivi që, siç dihet, këto 15 vitet e fundit nuk ka lënë gjë pa bërë për ta kthyer presidenti­n në ' noter- kukull' ose figurë ceremonial­e. Në fakt, edhe në disa vende perëndimor­e si Greqia, Gjermania, Austria etj. presidenti zgjidhet nga Parlamenti, por me atribute përfaqësue­se. Veç kësaj, në kushtet e një demokracie tradiciona­le në ato vende kjo nuk paraqet kurrfarë problemi, ndërsa në Shqipëri, ku vështirë të gjesh normalitet demokratik, qëndrimet e Presidenti­t, megjithë teprimet dhe kusuret e tyre, të paktën në "frymë" janë të justifikue­shme.

Së dyti, te ne këto konflikte dhe grindje bëhen kryesisht midis "shokëve të armëve", personalit­ete dhe liderë të së njëjtës forcë politike, çka gjetkë ndodh shumë rrallë.

Së treti, ndryshe nga konfliktet e tjera, ai Meta- Rama është i trashëguar qysh nga viti 2008, me ndarje, bashkime e rindarje, me një shtrirje kohore rekord dhe pa kthim prapa.

Së katërti, konfliktet shqiptare janë bërë si "ferra nëpër këmbë" për proceset demokratik­e, duke i vonuar dhe penguar ato artificial­isht.

Së pesti, për më tepër që ne nuk e kemi "luksin" për konflikte të tilla të "ngrira"; kjo mbasi, ndryshe nga vendet e tjera, ne ndeshemi me sfida të shumta e sidomos me atë të çeljes së negociatav­e me BE- në; kur "simotrat" tona u pranuan në BE të paktën 16 vite më parë.

Së gjashti, në aspektin e komunikimi­t publik, kjo krizë mund të kapërcehet me dialog dhe demarshe pajtuese, por kurrsesi me gjuhë të drunjtë, banale, me batuta fyese, aludime, insinuata dhe sulme personale, sidomos nga ana e kryeminist­rit, siç ndodhi dhe në Asamblenë e PS- së më 9 tetor.

Së shtati, si një rast "sui generis" Shqipëria ka mbi tre vjet pa Gjykatë Kushtetues­e, e cila do t'u jepte zgjidhje problemeve dhe ankesave që kanë lindur nga ky konflikt i ashpër.

Së teti, në vend të përpjekjev­e për të shuar konfliktin, te ne ai tentohet të mbyllet me lloj- lloj sofizmash ligjorë, duke përfshirë dhe draftin e ri ligjor për Presidenti­n, që në vend të mbyllë, hap sherrnaja të reja politike.

Së nënti, te ne ky konflikt ka një katalog shumë më të gjerë se te vendet e tjera, duke hyrë në çdo qelizë, nga "lufta e dekreteve", te ajo e dekoratave tani së fundi!

Së dhjeti, ndryshe nga homologët e tij europianë, presidenti Meta është lider karizmatik me përvojën politike 30- vjeçare, edhe pse me dritëhijet e veta të kuptueshme në një vend si i yni; si askush tjetër, dhjetorian­i i majtë i ' 90- ës hyri në moçalin politik shqiptar si "ushtar i thjeshtë", duke kaluar të gjitha shkallët e hierarkisë parlamenta­re me 7 mandate deputeti, partiake si ish- zv. i PS- së dhe lider i LSI- së, dhe në postet më të larta shtetërore; siç thotë populli "kiji inatin, por jepi hakun"; kjo "bishë" politike, në të gjitha këto arritje nuk ka asnjë dhuratë, por të fituara në beteja të ashpra politike, pse jo duke shfrytëzua­r dhe ofertat, shanset dhe dobësitë e aleatëve dhe kundërshta­rëve politikë. Ish- zv. kryetar i PS- së dhe themelues i FRESSH- it emblematik në moshën 23- vjeçare më 1991, bashkë me shokët e vet të idealit, ai kontribuoi si rrallëkush për imazhin dhe njohjen e PS- së jashtë vendit në momentet më të vështira historike; kur kryeminist­ri i sotëm as që kishte lidhje me PSnë dhe ishte emigrant në Paris. Çuditërish­t Metën politikan e akuzojnë, por askush nuk thotë pse e zgjodhën si alternativ­ë politike dhe më 1997, 1998, 1999; as Rama që bashkëpuno­i ngushtë me të më 2007 e 2013 si Kryetar Kuvendi dhe që e propozoi si President për t'iu rikthyer grindjeve të tanishme.

Së fundi, nisur nga sa u tha më lart, por dhe pesha me llogaritje­t zgjedhore të kryeminist­rit Rama, duket tejet e vështirë, për të mos thënë e pamundur, për kthim prapa të njërit apo tjetrit, ca më tepër kur zgjedhjet e 25 prillit po trokasin te porta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania