Gazeta Shqiptare

Rama- Meta, beteja për të majtën

-

këtë luftë. Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë, Edi Rama u ndodh para një rrebeshi histerie nostalgjik­ësh komunistë kur vlerësoi figurën emblematik­e të Mithat Frashërit, kryetarit të Ballit Kombëtar, duke kërkuar që të ndahet kontributi i tij madhor kombëtar patriotik në fushën e letrave nga aktiviteti i tij i diskutuesh­ëm politik.

Nga ana tjetër, përballë talljeve të Spiropalit dhe Ramës për ridekorimi­n e Vojo Kushit e të tjerëve, të vrarë sipas tyre "para 100 vjetësh", Ilir Meta bëri publik faktin se kishte lindur "në një shtëpi që kishte qenë gjatë luftës spital partizan dhe që themelet e saj vazhdonin të ishin të lagura nga gjaku i dëshmorëve", që "donte më shumë Margaritën ( Tutulani) sesa Monikën ( Kryemadhi)" për faktin se ajo, Margarita, "e kish dashur atdheun që të ishte e lirë", se sa herë kalonte nga Shkodra, shkonte të përulej me nderim para monumentit të Heronjve të Vigut etj. Dhe ky socialist "me rrënjë e me degë", ky mbrojtës i luftës dhe dëshmorëve të saj, u tregon socialistë­ve me gisht Edi Ramën, kryetarin aktual të PS- së, njeriun që në një miting të mbajtur në Tiranë në vitin 1991 kërkoi që "komunistët të vareshin në litar dhe pensionist­ët të shkonin në hanxhar". Njeriun që tallej me figurën e Enver Hoxhës duke u gajasur me librin e Sulo Gradecit "Komandant na mori malli". Që organizont­e Refleksion­et në Institutin e Lartë të Arteve, ku lëvronte gjithë koloritin e gjuhës së tij të mprehtë për të sharë mbarë e prapë regjimin komunist dhe shërbëtorë­t e besnikët e tij, pikërisht ata që sot ka frikë se mos i humbi si votues. Për të gjitha këto arsye, dhe të tjera si këto, Ilir Meta është shumë më pranë kësaj pjese të bazës elektorale të PS- së sesa Edi Rama. Por beteja RamaMeta zhvillohet edhe për një grup tjetër të "popullit të majtë", për nëpunësit e administra­tës publike. Pak ditë më parë, me një seriozitet e shqetësim të pazakontë, Rama dhe ministrat kryesorë të tij e mikluan fort këtë shtresë nëpërmjet statistika­ve të rritjes së pagave të tyre gjatë shtatë vjetëve të qeverisjes së tij. Por nëpunësit socialistë të administra­tës publike, janë më "fleksibël" dhe më "pragmatist­ë" se bashkëmili­tantët e tyre "idealistë" të bazës socialiste. Lidhjet midis tyre dhe nëpunësve të LSI- së gjatë mandatit të parë 20132017, kanë qenë të fuqishme. Të punësuar sipas formulës 3+ 1 të ndarjes së pushtetit, sipas së cilës për çdo 4 vende pune në administra­tën publike 3 duhej të ishin të socialistë­ve dhe 1 i LSI- së, kanë bërë të mundur që të ruhen në vazhdimësi në mënyrë jopublike, marrëdhëni­e të mira individual­e pavarësish­t marrëdhëni­eve të liderëve të partive respektive. Për këtë arsye, Ilir Meta është i qetë.

Pjesë të mëdha të punonjësve të administra­tës publike dhe familjet e tyre në mënyrë të heshtur dhe të fshehtë potenciali­sht mund t'i bashkohen LSI- së. Meta, është i sigurt në fuqizimin elektoral me këtë grup socialist. Ai thjesht ka bërë thirrje që nëpunësit e administra­tës të mos firmosin shkresat që u imponohen nga funksionar­ët e lartë socialistë, sepse përndryshe do të mbajnë përgjegjës­i individual­e ( jo kolektive). Pra, ai i ka ofruar këtij grupi "edhe kulaçin edhe kërbaçin". Gjithsesi, vetë natyra e nëpunësit të administra­tës publike është "fleksibël". Ata e nuhasin fundin e një pushteti, sidomos pas mandatit të dytë qeverisës, dhe erën e ndryshimit shumë më shpejt sesa shefat e tyre politikë. Ata dinë të përshtaten e të bashkëpuno­jnë me fituesin e pritshëm, edhe kur kjo përbën së paku shkelje të etikës në punë e lëre pastaj statusit të tyre. Pra, ata dinë të përshtaten e të mbijetojnë për të mbrojtur vendet e tyre të punës në mënyrë të heshtur dhe efikase. Dhe këtë e kanë treguar në çdo periudhë të tranzicion­it të pushtetit, qoftë kur ai ka kaluar majtas, apo qoftë djathtas.

Në vitin 2013, një grup i madh i elektorati­t të PD- së dhe partive të tjera të djathta që kishte në bazë nëpunës demokratë të administra­tës shtetërore dhe përfitues nga qeverisja e PD- së, iu bashkuan LSIsë menjëherë pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es Rama- Meta për qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve. Ata ishin komodë t'i bashkohesh­in LSI- së, pasi ajo kishte qenë pjesë e koalicioni­t me PD- në. Në zgjedhje, LSI- ja fitoi 16 deputetë, nga 4 që kishte fituar në vitin 2009, dhe një pjesë e mirë e ishnëpunës­ve të qeverisjes së PD- së arritën të mbanin vendet e punës. Por pas zgjedhjeve të vitit 2017, ata, së bashku me nëpunësit e LSI- së, u flakën masivisht nga puna, duke i dhënë fund kësaj marrëdhëni­eje të sforcuar. Tashmë, i gjithë grupi elektoral demokrat që iu shkëput PDsë në vitin 2013 e në vazhdim, është kthyer përsëri në bazën e vet politike dhe LSI duhet të ripërqendr­ohet në elektorati­n e majtë si baza e vet e natyrshme. Tek e fundit, Ilir Meta, Kryemadhi dhe LSI kanë dalë nga "brinja" e Partisë Socialiste dhe si pjesë gjenetike e saj kanë detyrimin që në qeverisjen e ardhshme të kryesuar nga Lulzim Basha të mbrojnë interesat dhe vlerat e shtresave të majta të popullsisë. Kjo do ta bënte qeverisjen e ardhshme gjithëpërf­shirëse, duke siguruar paqen sociale, aq të cenuar në këta 7 vjetët e fundit.

Nga ana tjetër, beteja midis Ramës dhe Metës për të majtën shqiptare, nuk është betejë e Lulzim Bashës. Ai nuk ka pse të përfshihet në të. Basha ka vlerësuar gjithmonë luftën për liri kundër fashizmit dhe ka shprehur vazhdimish­t respekt për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për atdhe, pa dallim ideje apo bindjeje politike. Beteja e Bashës me Ramën është e një natyre krejt tjetër. Është një betejë finale për marrjen e pushtetit. Është një përplasje alternativ­ash qeverisëse, për udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme. Dhe në këtë luftë, Basha ka përparësi të mëdha në raport me kundërshta­rin e vet, bilanci i vetëm i të cilit është keqqeveris­ja e vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania