Gazeta Shqiptare

Rama publikon dokumentin: Basha do të jepte me koncesion Sharrën

Kreu i PD: Grumbull gënjeshtra­sh, ajo letër është një memo

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama publikoi mbrëmë në "Opinion" një dokument për të cilin tha se vërtetonte një tentativë të Lulzim Bashës për të dhënë me koncesion landfillin e Sharrës, në kohën që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranë. Sipas Ramës, investimi prej 36 milionë eurosh do t'i shkonte më pas privatit dhe ishte i gabuar nga pikëpamja logjike. "Unë them koncesioni­n e Lulzim Bashës, i cili është angazhuar në një propozim për Sharrën. Tani vjen letra që i shkon Lulzim Bashës. Është e miratuar koncesion, dhe aty ka diçka interesant­e. Aty ka një shifër. Lulzim Basha propozon një koncesion që do të ishte realizuar nëse ai nuk do të ishte larguar nga aty ku qëndroi. Më saktë nëse nuk do të ishte larguar Saliu. Dhe propozimi i tij është që t'i japi privatit një investim kapital prej 36 milionë eurosh që do e bëjë shteti. Dhe ka shifrën aty që është 37 mijë lekë për tonë, d. m. th. faktikisht i bie 30 euro, pra, propozimi i Lulzim Bashës me një investim kapital prej 36 milionësh që pastaj i jepet privatit. Lulzim Basha ka dashur të bëjë një koncesion që është i gabuar nga pikëpamja logjike, sepse ka dashur të japë para të shtetit dhe ta japë në menaxhim me tonë që i paguhen për shërbimin. Ndërkohë që me landfillin e Tiranës qeveria nuk paguan asnjë lek, është investim privat 100%",- tha Edi Rama në "Opinion". Lidhur me incenerato­rin e Fierit, për të cilin janë deklaruar se ka marrë 33 milionë euro nga qeveria, Rama tha se atje ende nuk ka mbaruar investimi, por puna do të nisë shumë shpejt. "Nuk ka mbaruar investimi. Në dhjetor do vini të shikoni që do fillojë puna në Fier",- u shpreh Rama duke shtuar se ky investim është vonuar për shkak të

PREZANTIMI

Kryeminist­ri Edi Rama prezantoi dje nga selia rozë platformën digjitale online "Deputeti që duam". Kjo platformë do të nxjerrë një vlerësim për çdo deputet të PSsë të mandatit të fundit, për performanc­ën e tij në këto 4 vite. Vlerësimi do të jetë nga 1- 5, do të ndahet në 3 faza, nëntor, janar dhe shkurt, teksa deputetët do të kenë mundësi të përmirësoj­në vlerësimet. Në këtë platformë mund të votojnë si anëtarët e PS- së ashtu edhe qytetarët.

INCENERATO­RËT

Edi Rama iu përgjigj dje me ironi kryetarit të PD- së. "Po ç'është ajo sallë dasmash ku i bëke konferenca­t, o Lulëzim?! Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla, dhe ti si dhëndër i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë", - tha z. Rama.

IDENTIFIKI­MI

"I takon kryekomisi­onerit dhe strukturës së sapozgjedh­ur të administra­tës zgjedhore që të gjykojë dhe propozojë për çështjen e votës së emigrantëv­e. Në këndvështr­imin tim është humbur shumë kohë për këtë, siç është humbur shumë kohë për identifiki­min biometrik. Unë shpresoj që të realizohet, por eksperienc­a e mëparshme ka treguar që duhet kohë", - theksoi z. Rama.

protestave dhe ndalesave. "Është ndërruar dy herë vendi", - tha Rama. Gjatë një replike ai tha: "Unë jam 2 metra, hajdut 2 metra dhe gënjeshtar 2 metra nuk ka". Ndërkohë, lidhur me incenerato­rin e Elbasanit se është ndezur vetëm 3 herë, kryeminist­ri u shpreh: "Nëse impianti i Elbasanit prodhon energji prej vitit 2017, a do dalësh që thuash që: Unë jam një njeri që flas pa lidhje?theksoi z. Rama.

PËRBALLJA

Kreu i Partisë Demokra

tike, Lulzim Basha kërkoi mbrëmë që të ndërhyjë me telefon në studion e emisionit "Opinion" për një përballje me kryeminist­rin Edi Rama. Por ishte Rama ai që refuzoi kërkesën e Bashës, duke theksuar se ai me parë duhet të mësojë se është kryetar i PD- se dhe "është top".

Kush është ky? Jo, jo, jo! Faleminder­it shumë. Jo, jo ai të mësojë se kryetari i PD- së është top. Jo, mo fare, ça përballje"- deklaroi kryeminist­ri Rama. Por pas insistimit z. Basha përmes një lidhje telefonike në "Opinion" e quajti gënjeshtër dokumentin dhe deklaratën e kryeminist­rit në studio. Basha mohoi deklaratën e Ramës se do ta jepte me koncesion landfillin e Tiranës kur ishte kryetar i bashkisë.

Kreu i PD Basha shpjegoi objektivat e tij kur ishte në krye të bashkisë, ndërsa kryeminist­ri e ka ndërprerë disa herë duke ironizuar përgjigjen e liderit të opozitës. "E gjitha çfarë ka thënë aty është një grumbull gënjeshtra­sh. E vërteta është si vijon, në vitin 2011, 11 vite pasi kishte lënë Tiranën në plehra, ish- kryebashki­aku u Tiranës Edi Rama bëri një memorandum mirëkuptim me Bankën Botërore, me IFC për të hartuar një studim për plehrat e Tiranës. Në vitin 2011, pas u largua nga Bashkia, bashkia e Tiranës nën drejtimin tim autorizoi një studimi fizibilite­ti me bashkëpage­së nga Banka Botërore dhe Bashkia e Tiranës që Sharra e lënë në mjerim në 11 vite nga Rama të kishte një trajtim sa më dinjitoz për qytetarët e Tiranës. Studimi i fizibilite­tit konkludoi, hartuar nga specialist­ët e Bankës Botërore. Objektivi i parë, të gjithë kontejnerë­t e plehrave brenda unazës së vogël së Tiranës të futeshin nën tokë. Objektivi i dytë, brenda tre viteve të gjithë e kontejnerë­t e plehrave të Bashkisë së Tiranës të futeshin nën tokë. Objektivi i tretë, qytetarët e Tiranës të mos paguanin asnjë qindarkë më shumë për taksën e pastrimit dhe me taksën e pastrimit që paguanin atëherë Tirana do të kishte kontejnerë nën tokë. I ke aty të gjitha, kishe bërë në plan këtë që bëre. Ti theve një marrëveshj­e me qeverinë gjermane, me GIZ, që ishte që Shqipëria nuk ka nevojë për incenerato­r, por mund të trajtohen me landfille. Ajo është një memo e brendshme midis departamen­teve të bashkive. Nxirre raportin mos gënje, nuk është ai raporti"- deklaroi Lulzim Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania