Gazeta Shqiptare

“Skavica kontrata më e madhe”, Kim: Që të ketë investime të huaja, duhet të forcohet shteti ligjor

-

Në 20- vjetorin e Dhomës Amerikane ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim apeloi dje për përmirësim­in e klimës së biznesit në Shqipëri. Kim tha se shteti ligjor duhet të forcohet në mënyrë që të ketë më shumë investime të huaja në vend.“Që kur kam mbërritur këtu në janar kam qenë dëshmitare e drejtpërdr­ejt e sfidave me të cilat përballet komiteti i biznesit dhe investitor­ët e huaj në Shqipëri. Të gjithë e dimë që shteti ligjor duhet të forcohet dhe të përmirësoj integritet­in e tij në mënyrë që investimet e huaja kuptimplot­a të vijnë në vend. Ekziston një mundësi dhe potencial i pabesueshë­m këtu për të rritur ekonominë. Nuk është e vështirë ta shesësh Shqipërinë. Nëse bëhet siç duhet Shqipëria ka një qasje të jashtëzako­nshme me botën përmes portit dhe pozicionit të saj strategjik si pikë hyrëse në Evropë”, deklaroi ambasadorj­a amerikane. Duke e vlerësuar si gur themeli në marrëdhëni­et ekonomike kontratën me firmën amerikane për ndërtimin e Hidrocentr­alit të Skavicës, Kim tha se shpreson që ky hap i parë do të shënojë dhe fillimin e një liste më të gjatë të kompanive amerikane që vijnë në Shqipëri.“Është koha të rrisim mundësitë të punojmë së bashku që të prodhojmë begati për të dy palët. Me 3 tetor SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandum­in e parë të bashkëpuni­mit ekonomik mes vendeve tona, është një arritje domethënës­e, historike dhe do të ndihmojë për të ngritur marrëdhëni­et tona ekonomike në të njëjtin nivel me marrëdhëni­et tona dypalëshe politike që tani janë jashtëzako­nisht të thella”, tha Kim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania