Gazeta Shqiptare

"Afera 400 milionë euro", Basha apel SPAK- ut: Hetoni incenerato­rët, ose jepni dorëheqjen

Kreu i PD- së nxjerr emrat: Grupi kriminal që merr paratë e shqiptarëv­e me incenerato­rët "Vidhen miliona euro dhe ju nuk lëvizni gishtin, çfarë prisni?"

- Valentina Madani

Lulzim Basha përmendi dje me emra atë që ai e quajti "grup i strukturua­r kriminal" dhe "mafia e plehrave" që ka vjedhur 400 milionë euro përmes incenerato­rëve. Lideri i opozitës akuzon kryeminist­rin Edi Rama për vjedhjen e parave përmes incenerato­rit të plehrave. Në zbatim të aktit normativ me maskën e vendosur përgjatë gjithë konferencë­s për shtyp, edhe gjatë bashkëbise­dimit të djeshëm me gazetarët, Lulzim Basha ngriti tonet jo vetëm qeverisë që prej disa ditësh e akuzon për aferën e incenerato­rëve, por dhe ndaj SPAKut. Anëtarëve të Strukturës së Posaçme Antikorrup­sion kreu i opozitës iu kërkon të justifikoj­në ekzistencë­n duke hetuar çështjen e incenerato­rëve. "Mafia e incenerato­rëve që ka në përbërje, Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn dhe njerëz të krimit të organizuar, si Klodian Mërtiri me shokë po vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit. Kjo bandë kriminale, ky grup kriminal i përbërë nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Klodian Mërtiri kanë shtrirë tentakulat dhe tek disa media. Unë u them atyre drejtuesve të mediave që ato para që merrni janë haram, refuzoni ato para, nuk është kurrë vonë për t'u penduar. Këto janë çështje për SPAK. Po i drejtohem strukturës antikorrup­sion, justifikon­i ekzistencë­n tuaj. Keni marrë miliona nga taksapague­sit shqiptarë dhe europian. I bëj thirrje të nisë urgjentish­t hetimet për mafian e plehrave", - theksoi Lulzim Basha.

PARALAJMËR­IMI

Kreu demokrat u shpreh se prokurorët e SPAK duhet të nisin sa më shpejt hetimet për aferën e 400 milionë eurove të incenerato­rëve. Me tone të larta iu drejtua SPAKut, duke kërkuar që të nisin hetimet ose të japin dorëheqjen. "Anëtarët e

AKUZA

"Mafia e incenerato­rëve që ka në përbërje, Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Erion Veliajn dhe njerëz të krimit të organizuar, si Klodian Mërtiri me shokë po vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit. Kjo bandë kriminale, ky grup kriminal i përbërë nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Klodian Mërtiri kanë shtrirë tentakulat dhe tek disa media. Unë u them atyre drejtuesve të mediave që ato para që merrni janë haram, refuzoni ato para, nuk është kurrë vonë për t'u penduar", - tha z. Basha.

SPAK të nisin hetimet për aferën 400 milionë ose të japin dorëheqjen. SPAK ASPAK. Çfarë presin? Të marrin njerëzit fatin e tyre në dorë? Është një institucio­n i krijuar me përgjegjsh­mëri nga Kushtetuta, nga reforma në drejtësi, nga institucio­net ndërkombët­are, nga partnerët tanë strategjik­ë. Sot duhet të dalin para shqiptarëv­e e të thonë a kanë filluar hetimin apo jo. Kush janë të pandehurit? Çfarë hetimesh kanë bërë? Se edhe gazetari më i ri investigat­iv e ka nxjerrë hapur vjedhjen me miliona euro",- tha ndër të tjera kreu i PD- së. Lulzim Basha një apel i drejtoi edhe medias. "Bëjmë një test kush i transmeton denoncimet e mia dhe kuptohet qartë". Pas përgjigjes me ironi të kryeminist­rit Edi Rama, kreu i opozitës reagoi përmes një statusi në Twiter: "Dhimbjet e shqiptarëv­e që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësi­a në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga

rinia për ty është dasëm, o hajduti i mafies së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëv­e qëndron një vjedhje e jotja".

DEBATI

Kreu i PD- së i drejtoi dje disa pyetje publike Edi Ramës. Në një konferencë për mediat, Basha u shpreh se Rama duhet të përgjigjet se çfarë e ka shtyrë që t'i japë miliona euro mafies së incenerato­rëve. "Edi Rama duhet ta bëjë këtë debat me prokurorët dhe të thotë se çfarë e ka shtyrë që u ka thënë 75 milionë euro mafies se plehrave, çfarë e ka shtyrë që u ka dhënë 2 milionë euro vetëm javën e fundit",- u shpreh Basha. Kreu i PD- së përsëriti edhe njëherë projektin e tij se kur të marrë pushtetin do të hetojë dhe do të vendosë para përgjegjës­isë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë aferë. "Anulimi është minimumi, ne do të vendosim para përgjegjës­isë të gjithë ata që kanë vjedhur paratë e shqiptarëv­e, nga Zimbabve deri në Honolulu

THIRRJA

"SPAK ASPAK. Çfarë presin? Të marrin njerëzit fatin e tyre në dorë? Është një institucio­n i krijuar me përgjegjsh­mëri nga Kushtetuta, nga reforma në drejtësi, nga institucio­net ndërkombët­are, nga partnerët tanë strategjik­ë. Sot duhet të dalin para shqiptarëv­e e të thonë a kanë filluar hetimin apo jo. Kush janë të pandehurit? Çfarë hetimesh kanë bërë? Se edhe gazetari më i ri investigat­iv e ka nxjerrë hapur vjedhjen me miliona euro", - tha kreu i PD- së.

e Alaskë, do kemi agjenci që do merren me këto punë me kohë të plotë", - theksoi z. Basha. Ndërkohë Basha, teksa u përgjigj nëse është gati për një debat me Ramën tha se e pret që nga viti 2006. "Sa për mua unë e përsëris, i kam bërë ftesë që në vitin 2006, por mos prisni që ai të dalë në debat se ka frikë nga ata brenda PS- së dhe jo me ndaj fjalës sime", - deklaroi kreu i PD- së. Situatën e shkaktuar nga pandemia e cilëson të rendë dhe i kërkon kryeminist­rit të ndjek planin e tij me 5 pika pasi është i bindur se ai i ndjek konferenca­t e tij për shtyp dhe ka dijeni dhe për këtë plan të opozitës. "Gënjen si derr. Merret me lapsuset e mia. E ka dëgjuar planin për mua. Po të zbatojë këto plan, nuk i merr dot baulet me euro nga mafia e plehrave. Faktet janë ashiqare para syve të të gjithëve. Rama duhet të tregojë se çfarë e ka shtyrë që të paguajë 75 milionë mafies së plehrave ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël kësaj shume është investuar. Kërkesën për debat e ka prej 2006. Nga fjala ime ka tmerr", - deklaroi kreu i PD- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania