Gazeta Shqiptare

"Rrëzimi i regjimeve shtypëse", Meta: Autorët e krimeve zgjedhore të vihen para përgjegjës­isë

"Krim mendor", Rama: Futesh skutave me subjekte të OFL- së

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta bëri dje thirrje që autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjës­isë. Meta vlerësoi dorëheqjen e Presidenti­t të Kirgistani­t, pas manipulimi­t të zgjedhjeve të fundit. Në rrjetin social "Facebook", Meta shprehet se populli i Kirgistani­t i tregoi botës se si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen apo manipulimi­n. "Përshëndes dorëheqjen e Presidenti­t të Kirgistani­t pas manipulimi­t të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë. Populli trim i Kirgistani­t i tregoi mbarë botës demokratik­e si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimi­n, oligarkinë dhe poshtërimi­n e qytetarëve. Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjës­isë!" - u shpreh kreu i shtetit. Po dje, presidenti Ilir Meta reagoi për fenomenin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri, që këtë vit raportohet të ketë rritje. Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është një traditë e njohur. Ai shton se kanabisi përdoret si një mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara. "Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë, për t'u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara, por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinj­ve që, në mungesë të mbështetje­s shtetërore për aktivitete­t bujqësore, blegtorale, të agrobiznes­it dhe agroturizm­it, janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale", shkruan presidenti. Kreu i shtetit sh

ILIR META

"Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë, për t'u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara, por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinj­ve që, në mungesë të mbështetje­s shtetërore për aktivitete­t bujqësore, blegtorale, të agrobiznes­it dhe agroturizm­it, janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale", - tha Meta.

EDI RAMA

"Ilir, krim zgjedhor në republikat parlamenta­re është edhe përfshirja e presidenti­t si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa, futja e presidenti­t skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propagandu­ar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!" shkruan Rama.

ton se në Shqipëri nuk arrestohen bosët e vërtetë, por në pranga përfundojn­ë gra dhe pleq. "Bosët e vërtetë kurrë nuk preken, por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturua­r kriminal", - shprehet z. Meta.

REPLIKAT

Kryeminist­ri Edi Rama akuzoi dje se presidenti Meta është futur nëpër lokale dhe vë baste ilegale me subjektet e OFL- së "për të propagandu­ar rrëzimin e qeverisë me revolucion". Këtë kreu i qeverisë e quajti krim mendor. Rama replikoi sërish me presidenti­n Ilir Meta pas reagimit të këtij të fundit, i cili përshëndes­te dorëheqjen e Presidenti­t të Kirgistani­t pas manipulimi­t të

zgjedhjeve të fundit. Rama në "Twitter", përmes një postimi që i drejtohet direkt kreut të shtetit, shprehet se krim zgjedhor në republikat parlamenta­re është edhe përfshirja e presidenti­t "si palë në zgjedhje me thikë në gojë". Rama vijoi më tej me akuzën e tij ndaj Metës, se është takuar me subjekte të OFL- së dhe se këtë e quan krim mendor. "Futja e presidenti­t skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL- së për të propagandu­ar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor", shkruan Rama. Presidenca reagoi pas deklaratës së Ramës në rrjetet sociale, ku thoshte se Meta takohet nëpër skuta me OFLnë që të propagando­jë rrëzimin e qeverisë. Zëdhënësi i

Presidenti­t të Republikës, Tedi Blushi i bëri thirrje Ramës që të respektojë "5 qershorin". Gjithashtu ai i bën thirrje që të dënojë në emër të OSBE- së zgjedhjet në Kirgistan, pasi ishin si të Shijakut dhe të Dibrës. "Me Presidenti­n ti je vite dritë larg. Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të bashkive, kriminelët dhe trafikantë­t. Këtë e di e gjithë bota", shprehet Blushi. Më tej, ai pyet kreun e qeverisë se pse nuk del në debat televiziv me presidenti­n. "Presidenti të ka ftuar në përballje! Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?! Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas ' Twitter- it'?! Je aq frikacak, sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistani­n e largët! Ora e përballjes po afron! As në skutat e ' Twitter- it' nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent marrëveshj­en e 5 qershorit", - theksoi Tedi Blushi.

FTESA

Presidenti përmes zëdhënësit Tedi Blushi në një tjetër reagim e ftoi sërish në përballje kryeminist­rin. Më tej në postim shkruhet "je aq frikacak, sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistani­n e largët". "Buburrec trendi, respekto urgjent ' 5 qershorin', se le nam, dhe dënoji në emër të OSBE- së zgjedhjet e Kirgistani­t që ishin si të Shijakut dhe Dibrës. Me Presidenti­n ti je vite dritë larg. Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të bashkive, kriminelët dhe trafikantë­t. Këtë e di e gjithë bota! Presidenti të ka ftuar në përballje! Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?! Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas ' Twitter'- it?! Je aq frikacak, sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistani­n e largët! Ora e përballjes po afron! As në skutat e ' Twitter'- it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent marrëveshj­en e 5 qershorit!" - shprehet z. Blushi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania