Gazeta Shqiptare

Zyrtarja e DASH në Tiranë, Meta: Bashkëpuni­mi SHBA- Shqipëri do t’i shërbejë së ardhmes së vendit

-

Pas nënsekreta­rit amerikan për Zhvillimin Ekonomik dhe Energjinë, në Tiranë mbërriti dje Marie Royce, nënsekreta­rja për Arsimin dhe Kulturën. Ndryshe nga Keith Krach që firmosi për financimin e hidrocentr­alit të Skavicës, Royce nuk foli për çështje konkrete në takimin me kryeminist­rin Rama, por garantoi se mbështetja amerikane nuk do të mungojë dhe se në Shqipëri vizitat e këtij niveli do të jenë të shumta gjatë kësaj periudhe. Vetë Rama pranoi se vizitë të këtij niveli në fushën e arsimit dhe kulturës nga SHBA nuk ka pasur më parë, por për të, veç ndihmës që mund të japin për vendin tonë, hapësirat që edhe amerikanët të mësojnë nga Shqipëria në këta sektorë nuk janë të pakta. "Nuk më kujtohet ndonjë vizitë në fushën e arsimit në këtë nivel. Kam shumë besim te fusha e arsimit. Megjithëse kemi pasur programe bashkëpuni­mi në këtë fushë. Ka edhe më shumë shqiptarë që përfitojnë nga programet tuaja. Ka shumë gjëra të tjera për të bërë. Shpresoj që të bëjmë më shumë, ka gjëra fantastike për të mësuar nga SHBA në fushat e arsimit dhe kulturës. Nuk janë pak dhe ato gjëra që mund të mësoni nga ne", - theksoi z. Rama. Nënsekreta­rja Royce dje takoi edhe presidenti­n Meta. Presidenti vlerësoi rëndësinë që ka vizita e saj për të konsolidua­r e forcuar më tej marrëdhëni­et mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe të kulturës. "Duhet të synojmë, që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, por njëkohësis­ht, edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t'u bërë liderët e ardhshëm të tij", - u shpreh Meta. Në total, vlera e investimit të kompanive amerikane, që nga 2014- ta dhe deri në qershor të këtij viti arrin 123 milionë euro, duke zënë vetëm 1.5% të totalit të stokut prej 8.4 miliardë eurosh të investimev­e të kompanive të huaja në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania