Gazeta Shqiptare

"Fenomeni i kanabisit është zhdukur", Lleshaj: Shqipëria nuk përjeton situatë të rëndë krimi

Shkëmbejnë akuza personale, Maliqi përplaset me ministrin: Uroj të mos kesh fatin e Tahirit "Ka vetëm tentativa të izoluara për kultivimin e drogës"

-

Ministri i B r e n d s h ë m , Sandër Lleshaj u thirr dje në një interpelan­cë nga deputeti i opozitës, Lefter Maliqi teksa foli për situatën e krimit të organizuar dhe të kanabisit në vend. Lleshaj deklaroi se Shqipëria ka njohur rritje të sigurisë në vend, duke e konsiderua­r këtë periudhë si më të pozitiven ndër vite. Gjatë interpelan­cës në parlament me deputetin e opozitës Lefter Maliqi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se treguesit negativ në vend janë në rënie. "Shqipëria nuk përjeton më një situatë të rëndë të krimit. Ajo ka sot situatën më të mirë të rendit në historinë e saj. Shqipëria numëron 1.7 vrasje për çdo 100 mijë banorë, ndërkohë që BE në mesataren e saj ka 1.2. Të gjithë treguesit negativë të sigurisë në vend janë në rënie. Niveli i goditjes dhe zbulueshmë­risë është rritur në mënyrë të ndjeshme. Niveli i sigurisë në vend është më i miri që kemi pasur në këto dekada ndonëse ende larg pritshmëri­ve të qytetarëve dhe ambicieve tona. Janë shtuar kapacitete­t në luftën kundër krimit dhe kemi arritur në këto rezultate inkurajues­e. Shqipëria nuk ka ndonjë njollë, as Tirana nuk ka ndonjë njollë të rrezikshme ku nuk rekomandoh­et kalimi",- u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ministri foli edhe për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, duke thënë se ky fenomen sot nuk ekziston më. Sipas tij, ka vetëm tentativa për të kultivuar bimë narkotike në sipërfaqe të vogla dhe në zona të thella malore. "Ka pasur lodhje të mëdha sivjet në Shqipëri për të shkrepur ndonjë fotografi apo ndonjë video në malet apo fushat e Shqipërisë. Janë harxhuar edhe para, përpjekje, më kot. Mezi janë arritur të shkrepen disa foto për disa bimë. Tashmë kanë filluar që të paraqesin në media foto dhe video të marra nga policia në kuadër të operacione­ve policore. Por cila është e vërteta për kanabi

REAGIMI

"Lëri këto përralla se e dinë shqiptarët që po pati vullnet politik për dy ditë vendoset rendi. Ju përdor kryeminist­ri ju për qëllimet meskine dhe lidhjet me oligarkë e banda. Uroj të mos kesh fatin e Tahirit se ai ishte edhe socialist dhe e hodhën në rrugë, po bredh gjykatave tani. Çfarë the këtu, ishin flluskë sapuni", - deklaroi z. Maliqi.

sin në Shqipëri sot? Viti 2020 shënoi një tjetër vit i përshkallë­zimit të suksesshëm të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vendin tonë. Fenomeni i kanabisit në Shqipëri ka marrë goditje shkatërrim­tare. Tashmë nuk mund të flitet për fenomen, por për tentativa të izoluara për kultivim apo trafikim. Operacione­t e gjera të monitorimi­t të zhvilluara në bashkëpuni­m me Guardia di Finanza kanë treguar se tentativat për kultivim janë përqendrua­r në zona të thella dhe në sipërfaqe të vogla. Së dyti, me gjithë volumin e madh të monitorimi­t, sasitë e kapura dhe të asgjësuara janë në nivelet më të ulëta historike. Së treti, sasi e kanabisit e kapur në Itali dhe në Greqi kanë mbërritur në nivelet më të ulëta historike. 1.4 tonë janë kapur në brigjet italiane në vitin 2019. Ndërkohë që në vitin 2020 janë kapur 900 kg. Vendi është çkanabizua­r dhe kanabisi është shkatërrua­r",- deklaroi ministri Sandër Lleshaj.

PËRPLASJA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe depute

ti Lefter Maliqi debatuan dje në Kuvend, ku përmendën dhe episode personale. Lleshaj sqaroi situatën e krimit të organizuar dhe të kanabisit në vend, por Maliqi nuk u duk i kënaqur. Ai i quajti shpjegimet e ministrit përralla dhe e akuzoi se po e lë veten të përdoret nga kryeminist­ri Edi Rama. Lleshaj tek po përgjigjej në interpelan­cë me Maliqin, deklaroi se ai di shumë gjëra dhe nuk janë mirë që të bëhen publike, duke i kujtuar dhe kohën kur ka qenë polic në Rrëshen. "Dola këtu dhe lexoja në respekt për ata që dëgjojnë, dola me letër në shenjë përgjegjës­ie. Në ndërhyrjen tuaj të dytë u përpoqa që të shënoja ndonjë gjë, por je aq kreativ sa nuk kapesh dot. Nga makina, tek vetingu, tek Rrësheni. Po Rrëshenin besoj se e njeh mirë, ke shërbyer disa kohë atje, të palavdishm­e, dhe shpresoj që të mos bëhen publike ato ndodhi aty se do u pengojnë që të dilni në këtë foltore",- tha ministri. Nga ana tjetër reagoi dhe Maliqi duke thënë se ai është kërcënuar nga

DEKLARATA

"Fenomeni i kanabisit në Shqipëri ka marrë goditje shkatërrim­tare. Tashmë nuk mund të flitet për fenomen, por për tentativa të izoluara për kultivim apo trafikim. Operacione­t e gjera të monitorimi­t të zhvilluara në bashkëpuni­m me Guardia di Finanza kanë treguar se tentativat për kultivim janë përqendrua­r në zona të thella dhe në sipërfaqe të vogla", - u shpreh ministri Lleshaj.

një kriminel në Rrëshen dhe shtoi se nga policia është larguar dy herë me kërkesën e tij. "Një me syze nuk e mposht dot ata që i ka sytë pish si shqiponjë. Për Mirditën, po është e vërtetë që jam kërcënuar nga Agim Pepa, që më pas e kam arrestuar me forcat e policisë së Lezhës dhe tani ai është në burgim të përjetshëm. Është e vërtetë që jam larguar dy herë nga Policia e Shtetit, njëherë se denoncova një drejtor policie që ishte lidhur me mafien dhe u dënua 7 vjet, dhe herën tjetër se i jam futur politikës",- u shpreh deputeti. Në fund Maliqi tha se di shumë gjëra për Lleshajn dhe hodhi akuza kundër tij, po ashtu i tha për të disatën herë që të mos ketë fatin e Saimir Tahirit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania