Gazeta Shqiptare

Nga taksat vendore te shtesat në TVSH, Kuvendi miraton 6 projektlig­je

-

Kuvendi miratoi dje disa projektlig­je. Me 92 vota pro dhe 10 kundër, deputetët kanë miratuar pr/ ligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për sistemin e taksave vendore. Nga viti 2021 biznesi me xhiro nga 0- 14 milionë lekë nuk do të paguaj më tatimin mbi fitimin. Kuvendi ka miratuar projektlig­jin e radhës për përjashtim­in e biznesit me xhiro nga 5- 8 milionë lekë nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin që paguhet pranë pushtetit vendor. Ndërsa në korrik u miratua edhe zerimi për kategorinë tjetër nga 8- 14 milionë lekë. "Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për tatimpague­sit me këtë qarkullim vjetor nga 0 ( zero) deri në 5 milionë lekë, është 0 ( zero) lekë në vit. Nga kjo lehtësi fiskale do të përfitojnë rreth 5 mijë e 311 biznese, të cilat janë biznese të vogla",- u shpreh ministrja e Financave Anila Denaj. Në përfundim të Kuvendit janë miratuar 6 projektlig­je. Është miratuar projektlig­ji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore" të ndryshuar"" me 92 pro, 10 kundër dhe 6 abstenim. Projektlig­ji "Për një shtesë në ligjin nr. 92/ 2014, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar" me 90 vota pro, 10 kundër dhe 6 abstenim. Projektlig­ji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10221, datë 04.02.2010, "Për mbrojtjen nga diskrimini­mi" me 95 vota pro, 6 kundër dhe 5 abstenim. Projektlig­ji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006 "Për masat ndaj dhunës në marrëdhëni­et familjare" të ndryshuar"" me 100 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenim. Projektlig­ji "Për metrologji­në" me 89 vota pro, 13 kundër dhe 6 abstenim. Projektlig­ji "Për regjistrim­in, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike e të kënaqësisë, me motor me fuqi mbi 30 kv ose 40.8 kf dhe tonazh nën 150 GT" me 84 vota pro, 14 kundër dhe 10 abstenim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania