Gazeta Shqiptare

Zhduket Ermal Ngucaj, 40- vjeçari nga Vlora la qelinë e burgut para një viti

Prej katër ditësh nuk ka kontakte me familjarët e tij, rrobat dhe makina iu gjetën në Mavrovë

-

VLORE - Ermal Ngu caj, 40 vjeç, banues në Vlorë, prej katër ditësh rezulton i zhdukur dhe nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij. Pasditen e sotme, familjarët e të riut kanë dhënë alarmin për zhdukjen e tij, duke hedhur gjithashtu dyshime mbi faktin se Ngucaj mund të jetë rrëmbyer.

Blutë e Vlorës janë vënë në lëvizje për të kërkuar të riun dhe ajo që kanë gjetur janë vetëm rrobat dhe makina e Ngucajt, në Mavrovë. Nuk dihet ende se me kë e ka bërë udhëtimin e fundit me makinë Ermal Ngucaj, ndërkohë që fakti që rrobat e tij janë gjetur brenda mjetit, shtojnë dyshimet për një vrasje.

Ermal Ngucaj është një personazh i njohur për blutë e Vlorës, pasi ka precedentë kriminalë. 40vjeçari kishte vetëm një vit që kishte lënë qelinë e burgut, ndërkohë që ende nuk janë zbardhur detaje mbi të shkuarën e të zhdukurit dhe përfshirje­n e tij në ndonjë ngjarje kriminale.

Ngjarja për të cilën Ngucaj ka bërë burg, ka ndodhur shtatorin e vitit të kaluar. Ai u përfshi në një përplasje mes një 19vjeçari dhe pronarit të një guroreje. I riu Paulo Durmishaj, u përplas qëllimisht me makinë nga Ngucajn, i cili punonte si roje në një firme intertesh. Pikërisht me këtë firmë familja e 19- vjeçarit ishin në konflikt prej vitesh. Në atë kohë, Durmishaj pretendont­e se 40- vjeçari e kishte ndjekur me një mjet "Benz" me ngjyrë të bardhë, duke shtuar se ndoshta pronari i firmës e kishte dërguar për ta trembur. Ngucaj u arrestua dhe pak kohë më parë la qelinë. Sot, rezulton i zhdukur dhe nuk ka asnjë zhurmë për të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania