Gazeta Shqiptare

Grabitje e të dehur në timon/ 5 të arrestuar në Tiranë, mes tyre edhe një maroken

-

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, tre prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim. Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit maroken A. S., 26 vjeç, pasi te Bulevardi i Ri, në ambientet e një picerie, i ka vjedhur telefonin shtetasit S. H. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet telefoni i vjedhur dhe 2 mjete prerëse ( thika), të cilat u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: V. M., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale "Vjedhja"; A. Sh., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka ndryshuar masën e sigurisë, nga "Arrest në shtëpi" në "Arrest në burg", për veprën penale "Armëmbajtj­a pa leje". Ndërkohë, nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit V. L., 33 vjeç, i cili, me vendimin penal të Gjykatës së Shkallë së Parë Tiranë dhe vendimin penal të Gjykatës Apelit Tiranë, është dënuar me 40 ditë burg, për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt". Specialist­ët e Qarkullimi­t Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 18 vjeç, pasi në rrugën "Maria Kraja", u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania