Gazeta Shqiptare

"Fantazmat"/ Jo vetëm Ermal Ngucaj, kush janë të rinjtë që i ' përpiu deti' në Vlorë

-

TIRANE - Dosja e të zh dukurve të Vlorës, jo vetëm që nuk mbyllet, por vijon të ' thithë' brenda vetes edhe emra të tjerë, me precedentë penalë. Pasditen e djeshme, një tjetër person ka humbur pa gjurmë, 40vjeçari Ermal Ngucaj.

Një vit pasi kishte lënë qelinë e burgut, Ngucaj rezulton i zhdukur dhe prej katër ditësh, familja e tij nuk ka pasur kontakt me të. Ngjarja është bërë publike vetëm dje. Makina dhe rrobat e Ngucajt janë gjetur në Mavrovë, duke shtuar akoma më tepër dyshimet për një zhveshje dhe vrasje të tij. I riu është i njohur për blutë e Vlorës, pasi ka precedentë kriminalë. Por cilët janë personazhe­t që prej vitit 2016 janë zhdukur në Vlorë, për të cilët as në ditët e sotme nuk ka asnjë lajm? Më 16 qershor 2017, në Vlorë u zhduk Marjo Metushaj. Metushaj, i cili për autoritete­t lokale njihej si skafist, dyshohet se nuk ishte paguar për 7 rrugë, me një vlerë totale prej 200 mijë eurosh. Ditën kur u zhduk, i ishte premtuar se do të merrte shumën e parave që i detyrohesh­in. Ai ka shkuar për t'i marrë, dhe nga ai moment nuk ka asnjë informacio­n për Marjo Metushajn. Familjes i kishte thënë se do të takonte një shokun e tij, për punë në Seman. Prej 3 vitesh, familja qëndron me zemrën të ngrirë që një ditë dera do të hapet, dhe babai i dy djemve do të kthehet. "Kushedi, ndoshta gjërat do të jenë sërish si në kohët e vjetra", - thotë i ati.

I sapokthyer nga Belgjika, Albano Xhaferi humbi kontaktet me familjen që prej 18 qershorit. Babai i dy fëmijëve, jetonte me gruan dhe të vegjlit në katin e dytë të një pallati në Vlorë. Në datën 2 gusht 2018, për zhdukjen e Albano Xhaferit është marrë për të deklaruar Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, që ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi. Ai ka rrëfyer se ka qenë me Ardit Kolën, Aleksandër Çaushajn dhe Ilir Shakajn, të cilët kanë vrarë Xhaferin për llogari të Edison Harizajt, ky i fundit i vrarë vjeshtën e vitit 2018, në autostradë­n Tiranë- Durrës.

Shkaku i vrasjes dhe marrjes peng, sipas tij, ishte dijenia e Xhaferit për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, në tetor të 2017- ës. Xhaferi sipas tij u vra me çekiç, në momentin që u mor në mjetin tip "Audi". 20 ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferit, në Vlorë nuk u pa më as Elvis Troqe. "Dua një eshtër… të mos e qaj rrugëve, veç një varr, shpresë s'kam"; ishte ky apeli i fundit që Krenar Troqe, babai i Elvis Troqes bëri përmes medias për zhdukjen e të birit, Elvisit. Troqe u zhduk pasditen e 17 korrikut 2018 në qytetin e Vlorës, kur hipi në një automjet tip "Mercedes- Benz", dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. 24- vjeçari vëzhgohej fillimisht për vendndodhj­en e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar- kafeje. Rrëmbyesit janë sinjalizua­r nga informator­i dhe më pas aty ka mbërritur makina tjetër, një automjet tip "Mercedes- Benz" ngjyrë gri. Elvis Troqe është ngritur nga ambientet e kafesë ku ishte i ulur me një shok të tij, pa marrë telefonin celular me vete. I sapokthyer nga Belgjika, askush nuk di më asgjë për të. Nga viti 2016, në Vlorë rezultojnë të zhdukur - disa prej të cilëve janë gjetur të mbytur në det - 16 persona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania