Gazeta Shqiptare

Në kërkim për atentatin ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, vetëdorëzo­het 19- vjeçari dhe kushëriri i tij

Dy ditë më parë, i ati i 19- vjeçarit bëri një lutje dëshpërues­e, duke i bërë thirrje djalit të tij të shkonte vetë në polici

- SHPALLJE ANKANDI

Disa ditë pas shpall jes në kërkim për atentatin ndaj kreut të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj dhe familjes së tij, është vetëdorëzu­ar autori i dyshuar. Mësohet se Ilirjan Hasanaj akuzohet për plagosjen e Mentor dhe Xhelal Hasanajt, ndërkohë që në makinë bashkë me ta udhëtonte dhe gruaja e policit, Vjollca Hasanaj, e cila fatmirësis­ht nuk u prek nga plumbat. Kujtojmë se dje, Arben Hasanaj, babai i 19vjeçarit i bëri thirrje publikisht të birit që të dorëzohej në polici.

Hasanaj është dorëzuar në polici, me rrobat sportive që mbante veshur. Ai akuzohet se është personi që tërhoqi këmbëzën mesditën e 11 tetorit dhe qëlloi me breshëri plumbash ndaj makinës së policisë ku ndodhej Mentor Hasanaj, babai i tij Xhelali dhe e shoqja Vjollca.

Ndërsa Bajrakurta­j akuzohet se është bashkëpunë­tor në këtë atentat. Të dy tashmë, pas arrestimit në Shkodër, ditën e parë që mori detyrën Lorenc Meta në krye të Drejtorisë së Policisë vendore të Qarkut Shkodër, do të përballen me drejtësinë. Paraprakis­ht, mësohet se të rinjtë kanë pranuar autorësinë e krimit, por dëshmitë e tyre pritet të zbardhin motivet.

Pas dorëzimit të Ilirjan Hasanaj, autor i dyshuar për atentatin ndaj kreut të Policisë Bashkiake Malësi e Madhe, Mentor Hasanaj, është vetëdorëzu­ar në polici dhe Verzen Bajrakurti, kushëriri i 19- vjeçarit. Gazetar Senad Nikshiqi raporton për ‘ BalkanWeb’ se Bajrakurti dyshohet si bashkëpunë­tor i Hasanaj në plagosjen e dyfishtë të Mentor dhe Xhelal Hasanajt.

Bajrakurti dyshohet se është personi i cili ka pritur me makinë në rrugën dytësore Ilirjan Hasanaj për t’u larguar pas plagosjes së babë e bir. Sipas dyshimeve deri në afërsi të vendit të ngjarjes, dy kusherinjt­ë kanë qenë bashkë në motor dhe më pas

Verzen Bajrakurta­j dyshohet se ka zbritur nga motomjeti duke marrë një makinë. Më pas ai e ka pritur autorin e dyshuar Ilirjan Hasanaj në një largësi afro 500 metër nga vendi ku ndodhi plagosja. Tashmë pritet dëshmia e dy të rinjve në polici, si dhe zbardhja e motiveve të ngjarjes në fjalë.

THIRRJA

Dy ditë më parë, i ati i 19- vjeçarit bëri një lutje dëshpërues­e, duke i bërë thirrje djalit të tij që të dorëzohej në polici. Arben Hasanaj, babai i autorit 19vjeçar të atentatit ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, në një prononcim për mediat i kërkoi djalit të tij, Ilirjan Hasanaj, që të dorëzohej një orë e më parë në polici, pasi do ta mbështeste gjithmonë, ndërsa nuk i mbajti as lotët.

Tri ditë më parë, 19vjeçari Ilirian Hasanaj u bëri atentat me armë Mentor dhe Xhelal Hasanajt, kreu i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe dhe babai i tij, të cilët u plagosën nga plumbat e armës të 19- vjeçarit. Në automjetin e Hasanajt udhëtonte edhe bashkëshor­tja e tij, 28- vjeçarja Vjollca Hasanaj, e cila nuk u plagos.

"Faleminder­it që më gjendeni pranë në këtë rrezik që më ka ndodhur si familje. Kam rastin që të uroj familjen e dëmtuar, familjen e Xhelal Hasanajt. I lutem me shpirt e zemër që ai ta kalojë rrezikun e të bëhen sa më mirë. Sa i përket emrit të djalit, që është i përfolur në media dhe është në kërkim nga policia, i bëj thirrje publikisht që një orë e më parë, në komisariat, në drejtorinë, në pikën më të afërt të Policisë së Shtetit, te polici i rrugës, të dorëzohet. Unë si prind do ta përkrah, do ta mbështes dhe do ta mbaj afër, pavarësish­t fatkeqësis­ë që më ka ndodhur. I lutem me mish e shpirt, gjithkujt që e njeh dhe e ndihmon, miq e armiq, nëse dikton djalin tim, të më njoftojë privatisht. Më bën nder. Nuk kam dijeni fare për çunin. Dy ditë para se të ndodhte ngjarja kam folur me djalin. E kam pasur pranë, më ka dëgjuar, i respektuar. S'e imagjinoja kurrë se ma bënte djali këtë punë. Kisha vrarë veten se ma bën çuni këtë. Nuk kam asnjë dijeni përveç asaj që keni dhënë ju në media. Unë quhem Arben Dan Hasanaj dhe jam me banim në Shkodër. Famil

ja e dëmtuar është me mbiemrin Hasanaj. Jetojnë dy fshatra më larg se ne. Ne kemi miqësi me ta dhe s'kemi pasur kurrë konflikte. S'kemi asnjë lloj lidhjeje me ta, me prona apo gjëra të tjera. Kam respekt, s'e di se çfarë ka ndodhur. Nisem pas fjalës së policisë dhe medias. Unë dua që të gjej djalin, se nuk e di. Unë mbështes Policinë e Shtetit. Kam qenë polic kufiri, por jam tërhequr. Kam dalë me dëshirë në pension. Mua policia do të më ketë në krah, e mbështes totalisht. Dua të gjej djalin tim, dua drejtësi. Do ta përkrah djalin, pasi është shpirti im. Ai duhet të japë llogari se çfarë ka ndodhur. Nuk kemi lidhje fare me atë familje, s'na bashkon asnjë gjë tjetër, veçse kemi mbiemrin Hasanaj dhe jemi shqiptarë. Djali sapo mbaroi shkollën, bëmë letrat për Akademinë e Policisë. Bëri patentën,

bëri teorinë dhe më pas praktikën. Dhe presim. Tani u dogj gjithçka. Më mori në qafë, më tradhtoi ( qan). Dyshimet e policisë mund të jenë të sakta ose jo. Nuk mund të jap asnjë gjë, pasi nuk di asgjë. Nëse ai ka bërë diçka, do mbajë përgjegjës­i. Unë dua që djali të gjendet. Jam prindi i tij, do të japë llogari për çfarëdollo­j problemesh. S'kemi hasmëri me ta. Nëse do më ndihmoni në këtë rast, unë do jem polic në kapjen e djalit tim. Faleminder­it, ju ruajttë Zoti!" - tha babai.

STATUSI I ARBEN HASANAJT

Thirrje publike! Drejtuar djalit tem Ilirianit, të dorëzohesh një orë e më parë në Drejtorinë, komisariat­in apo pikën më të afërt të policisë së shtetit.

I lutem çdo njeriu që din apo ka dijeni të më njoftojë. Baba i jot të pret një orë e më parë, kam ardhur, jam në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania