Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si i ri, 257 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësi­së: 1398 testime dhe 102 të shëruar. 5909 raste aktive në total "249 pacientë të shtruar, 21 në terapi intensive dhe 5 të intubuar"

-

Ju informojmë lidhur me situatën epidemi ologjike në 24 orët e fundit të COVID- 19 në Shqipëri: Janë kryer 1398 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 257 qytetarë të prekur nga virusi SARS- COV2.

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 83 raste në Tiranë, 29 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 14 në Korçë, 12 në Berat, 11 në Elbasan, 8 në Mirditë, 7 në Lushnje, 6 në Tropojë, nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë, 3 në Kukës, Kavajë nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastë­r, Pogradec, Ura- Vajgurore, Divjakë, nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimish­t maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohe­t përhapja e infeksioni­t.

M a s k a / B a r r i e r a mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksioni­t në komunitet duke minimizuar transmetim­in e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsideroh­et vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandalue­se. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 - 2 m dhe higjienën e duarve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologji­k te specializu­ar dhe të sigurt si dhe për çdo informacio­n tjetër rreth COVID19.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania