Gazeta Shqiptare

Zbardhen emrat e 1283 infermierë­ve që do t'i nënshtrohe­n provimit të shtetit

Qendra e Shërbimeve Arsimore: Dokumentac­ioni që duhet të paraqesin para testit Lista e plotë, data e testimit për secilin kandidat

-

Ashtu si të diplomuar it e tjerë në degët e mjekësisë, edhe infermierë­t do t'i nënshtrohe­n provimit të shtetit deri në fund të tetorit të 2020- ës. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot emrat e 1283 infermierë­ve që do të testohen dhe datat përkatëse për secilin kandidat. "Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore ( më poshtë QSHA), me adresë: Blv. ' Zhan D'Ark', Nr. 23 ( ish- godina e ATSH), Tiranë. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të provimit të shtetit", - thekson Qendra e Shërbimeve Arsimore. Në ditën e provimit, kandidati duhet të ketë me vete letërnjoft­imin ( kartë ID ose pasaportë) për pjesëmarrj­e në provimin e shtetit ( dokumenti origjinal); kopje të kartë ID ose pasaportë si dhe faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA në një bankë të nivelit të dytë/ postë ( sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrj­es. "Në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID19 dhe në vijim të masave parandalue­se të përhapjes së tij, gjatë paraqitjes për pjesëmarrj­e në provim, kandidati duhet të ketë parasysh dhe të zbatojë rregullat e mëposhtme: të paraqitet pranë QSHA- së i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike; të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 - 2 metra me kandidatët e tjerë; të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifiki­mit; të ketë me vete stilolaps për nënshkrimi­n e deklaratës dhe rezultatit të testimit; të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale, të panevojshm­e në zhvillimin e testimit", - thekson QSHA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania