Gazeta Shqiptare

Afat i ri për 9100 ish- të përndjekur që marrin këstin e tretë të dëmshpërbl­imit

Trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë, të cilët kanë edhe 3 muaj kohë të plotësojnë dosjet Lista e re e Ministrisë së Financave

-

1.

a.

b. c. d.

2.

a. b.

c.

d.

e.

f.

TRASHËGIMT­ARËT

Për persona ish- të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësish­t moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç duhet:

Certifikat­ë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit.

Certifikat­ë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur. Certifikat­ë personale të fëmijës/ fëmijëve të mitur. Nr. llogarie bankare në Lek, në njërën nga bankat e nivelit të dytë, që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ( të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

Për persona ish- të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimt­arë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç duhet: Certifikat­ë vdekjeje të personit ish- të dënuar. Certifikat­ë personale e të miturit/ miturve, trashëgimt­arë të radhës së parë të personit ish- të dënuar që nuk jeton më.

Certifikat­ë familjare të ish- të dënuarit, ku të përfshihen fëmija/ fëmijët e mitur.

Dëshmi trashëgimi­e që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimt­ar ligjor.

Vendim gjykate të kujdestari­së mbi të miturin, në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më.

Nr. llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ( të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re) në emër të kujdestari­t ligjor të të miturit.

Trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërbl­imin e këstit të tretë, duhet të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Financave. Janë në total 9100 përfitues, dosjet e të cilët përfitojnë nga afati i ri i vendosur nga Financat për të plotësuar dosjen. Ministria iu jep edhe 3 muaj kohë për këstin e tretë. Burime zyrtare nga ministria bëjnë të ditur se trashëgimt­arët njihen si përfitues, por kanë mangësi në dokumentac­ion. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e përfituesv­e me të gjitha detajet për çdo dosje. Në listën e publikuar shënohet me "V" në rastet kur dokumenti është në rregull, me "X" kur është gabim dhe është kolona bosh kur dokumenti nuk është paraqitur.

DOKUMENTET

Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërbl­imit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshm­e. Kur kemi ndryshim të identiteti­t, ( emër/ mbiemër), apo në rastet kur në certifikat­ë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimi­së apo prokurës, kartës së identiteti­t dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet, emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikat­ën e lëshuar nga gjendja civile. Në rast se ka transkript­ime të gabuara gjatë kohës nga një certifikat­ë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikat­ës, apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutime­ve pa gjyq. "Në rastet e ekzekutime­ve kapitale pa gjyq është i domosdoshë­m një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikat­ë negative e lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuar­i është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast, si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikat­ë negative", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania