Gazeta Shqiptare

Dajana Shabani: Ja kur do të rikthehem në ekran

Rrëfehet moderatorj­a: Prapaskena­t e emisioneve, sekreti për të qenë gjithmonë e suksesshme në live "Familja është forca ime më e madhe"

-

askush s’është i pazëvendës­ueshëm e asgjë s’mund të jetë e përhershme. Unë mundohem të marr dhe të jap më të mirën; koha është çështje tik- taku. Tani besoj se është kurdisur në kahun tim, kështu që do të shfrytëzoj çdo sekondë sapo të nis sezonin e ri me emisionin tim dhe sipas kushteve të mia.

Nga ana tjetër, nuk është e lehtë të jesh edhe njeri publik. Si reagon Dajana ndaj vështrimev­e kureshtare të njerëzve?

S’kam ndonjë ndjesi të veçantë. Ndoshta se nuk bezdisem ose ndoshta nuk ka vështrime që të më bezdisin. Besoj se në Shqipëri të gjithë jemi mësuar me shumë sy që na shoqërojnë në çdo hap, qofshim ose jo persona publikë por do preferoja që kur më njohin të vijnë të më flasin, sepse këto frazat klishe, “si fytyrë e parë” dhe “Nuk e di pse më dukesh e njohur” pas 10 vjetëve në TV nuk shkojnë më.

Çfarë të dallon ty nga prezantues­et e tjera të ekranit tonë?

Jam e bindur që nuk e jap dot unë përgjigjen e saktë të kësaj pyetjeje. Ndoshta lirshmëria me të cilën mundohem të përcjell çdo emocion pa menduar për klishetë e ekranit. Besoj se sportivite­ti dhe lirshmëria janë ato që na mungojnë në ekran dhe unë mundohem të jap aq sa kam mundësi.

Kanë ndryshuar ndopak tashmë komentet e miqve?

Nëse ndryshojnë komentet e miqve pasi bëhesh personazh publik atëherë ¨ nuk mendon se nuk qenkan dhe aq miq...”( qesh) Miqtë i kam njësoj, i dua dhe më duan njësoj.

Më thuaj çfarë ndodh në momentin që hyn për të prezantuar një emision live ( ti gjithë kohës kë bërë emisione live në mëngjes)?

Unë të gjitha emisionet që nga 2010 deri tek emisioni i mëngjesit tek “Ora News” i kam pasur live. Provoj emocione të forta, por pozitive. Koha në mëngjes vrapon shpejt dhe me të njëjtën frekuencë, edhe mendimet në kokë mbi atë që të pret deri në fund të transmetim­it. Është adrenalinë, por edhe qetësi shpirtëror­e shumë e bukur.

Cilat kanë qenë këshillat e para që të kanë dhënë para se të nisje këtë punë?

Të jem po e njëjta si në ditën e parë. Të kem vëmendje maksimale dhe të jem e njëjta gjithmonë.

Edhe jashtë kamerave je njëlloj si në ekran, po aq e qeshur, e thjeshtë dhe e komunikues­hme?

Po, jam njësoj. E thashë edhe pak më parë që nuk ndryshoj thuajse fare nga ajo që jam në ekran. Ky është tipari më i theksuar që kam; jam e thjeshtë dhe e qeshur. Kjo vjen nga familja dhe bazat me të cilat jam edukuar…

Për çfarë do ta mbash mend më shumë eksperienc­ën tënde në Ora Neës kur drejtoje emisionin “Ditë e re”?

“Ditë e re” ishte një format që e desha shumë dhe u bëra pjesë e tij që ditën e parë. Do ta mbaj mend për bashkërend­imin e ideve mes moderatorë­ve të tjerë, dashurinë e publikut dhe për kompaktësi­në në punë. E kam shijuar pa fund dhe do të mbetet gjithnjë në zemrën time.

Je njeri që i kërkon gjërat apo i lë në dorë të fatit?

Kërkimet duhet të kenë gjithnjë një limit e nëse fati mungon, përgjithës­isht, limiti s’na pëlqen, kështu që mund të them se me vullnetin e duhur dhe me fat të pamunguar, kam arritur të jem këtu në atë çfarë desha me zemër.

Ku je më përzgjedhë­se, në veshje, ushqim apo te librat?

Ushqimi është i pari, edhe pse s’jam aspak nazelie madje jam një kuzhinere shumë e mirë. Librat më marrin shumë kohë duke përzgjedhu­r sepse ajo që vijon kalon si një sekondë e vetme që ta shton gjithnjë e më shumë etjen për lexim. Veshjet janë të pandashme, kështu që kanë kohën që meritojnë, por këtu idetë i kam të qarta.

Kur del për të bërë shoping, për çfarë shpenzon më shumë?

Për gjithçka që më duhet të kem në garderobë, përfshirë edhe përsëritje­t e shumta nga ndjesia se asnjëherë nuk kam mjaftueshë­m veshje. S’para shpenzoj për aksesorë. Pak dhe saktë.

Cila është pika jote e dobët dhe ajo e fortë?

Pika e fortë, buzëqeshja, ndërsa pika e dobët, besimi.

Çfarë është e rëndësishm­e për ty në një miqësi?

Gjithçka. Mjafton të jetë e sinqertë dhe të gjitha janë ok. Unë përkushtoh­em shumë, nuk kam shumë miq të ngushtë, kam vetëm dy shoqe të ngushta me të cilat fal gjithmonë dhe udhëtoj gjithmonë( jo ketë vit prej covidi- t) dhe jam e lumtur me miqësinë që kam.

Po në dashuri? A është Dajana e dashuruar tani dhe nëse po… a është mashkulli ideal për të?

Unë besoj shumë në dashuri dhe ideali është e vështirë të përcaktohe­t. Do të duhej një përzgjedhj­e e detajuar e kandidatëv­e. ( qesh)

A ka ndonjë person, të cilit i hapesh për gjithçka?

Po... mamaja, motra si dhe dy mikesha të ngushta. Jam e qartë në çdo hap që hedh, qoftë edhe i gabuar...

Cila ka qenë ngjarja më e bukur në jetën tënde?

Ardhja në jetë e vajzë sime, Marlena. Ajo më ka bërë njeriun më të lumtur.

Sa të ka mbështetur familja në karrierën tënde televizive?

Unë kam familjen më të mirë në botë! Ajo më ka dhënë dashuri, besim dhe vëmendje në çdo situatë. Kam dy prindër që më kanë rritur me pekule dhe dy motra, motra dhe vajza ime që e kam si motër të vogël, që përbëjnë qendrën e botës sime. Janë forca ime më e madhe në ditët e këqija, por dhe ata pa të cilët nuk do të mund ta shijoja lumturinë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania