Gazeta Shqiptare

Dëshmia e rrallë e ish- deputetit: Miqësia në Përmet me të diplomuar në SHBA, që la Parisin për vendlindje­n

-

Publikohet historia e panjohur e Esat Myf tarit me origjinë nga Peja, i cili, që në bankat e shkollës së mesme kur ishte anëtar i një grupi djemsh të rinj që kundërshto­nin politikën e Beogradit zyrtar ndaj politikës diskriminu­ese që ushtrohej ndaj popullsisë shqiptare që jetonte në trojet e veta, filloi punë si gazetar te "Rilindja" e Prishtinës nga ku u propozua për korrespode­nt i Agjencisë TANJUG, por e refuzoi atë dhe në vitin 1963 u detyrua të arratisej dhe të vinte në Shqipëri, me synimin për të kërkuar ndihmë dhe përkrahje nga shteti amë, për organizatë­n klandestin­e të "Djemve të Pejës". Peripecitë e shumta në shtetin amë dhe ndjekjet e vazhdueshm­e të Sigurimit të Shtetit që gjatë kohës së studimeve në Tiranë dhe periudhës kur shërbente si arsimtar në qytezën e Shëngjinit e fshatrat e Bregut të Matës, ku dhe u arrestua në vitin 1975, pasi kishte kërkuar zyrtarisht riatdhesim­in në vendlindje­n e tij Kosovë, duke e dënuar me dhjetë vite burg me akuzën për "agjitacion e propagandë", të cilat i vuajti në kampin e Spaçit. E gjithë historia e dhimbshme e gazetarit, publicisti­t, studiuesit, përkthyesi­t, deputetit dhe diplomatit, Esat Myftari, është e përshkruar me një mjeshtëri nga ana letrare në librin e tij, "Vdekja jote, jeta ime" një roman autobiogra­fik.

HISTORIA E PANJOHUR E ESAT MYFTARIT

Esat Myftari lindi më 16 qershor të vitit 1940, në qytetin Pejës në Kosovë, prej nga është dhe origjina e hershme e familjes së tij. Mësimet e para të shkollës fillore, 7- vjeçaren dhe gjimnazin, i kreu në vendlindje­n e tij, duke i përfunduar ato në vitin 1959. Po në vitin 1959, Esati, djaloshi i ri, 19 vjeçar, filloi studimet në Fakultetin Juridik të Universite­tit të Beogradit. I dashuruar pas historisë dhe letërsisë, fillon të shkruajë që në moshë të re kur ishte në bankat e shkollës 7- vjeçare dhe në periudhën e fakultetit, bëhet anëtar i Klubit Letrar "Përpjekja" me seli në Qytetin e Studentit të "Beogradit të Ri", ku afirmohet shpejt dhe herë mbas here, shkruan poezi e vështrime kritike letrare, por për shkak të përmbajtje­s së tyre, nuk i dërgon për botim.

Në vitin 1961, mbasi kaloi me sukses konkursin përkatës, Esati filloi punë si gazetar në të përditshme­n e krahinës së Kosovës, "Rilindja", ku caktohet të mbulonte kronikën e qytetit të Prishtinës dhe Sindikatat e Kosovës. Po atë vit, i ofrohet një bursë kualifikim­i, pranë Agjencisë Jugosllave "TANJUG", me perspektiv­ën për t'u bërë korrespond­ent jashtë Jugosllavi­së së asaj kohe. Por gëzimi i tij për atë bursë kualifikim­i që ishte destinuar për ta dërguar atë në botën e jashtme, u shua shpejt, pasi specializi­mi që i ofrohej kishte si kusht anëtarësim­in e tij në Lidhjen Komuniste të Serbisë, gjë të cilën Esati 20 vjeçar, e refuzoi në mënyrë kategorike.

Ndërkohë në vitin 1963, merr pjesë në një grup djemsh të rinj që nuk pajtoheshi­n dhe ishin kundër politikës që ndiqte Beogradi zyrtar ndaj shqiptarëv­e të Kosovës dhe kudo ku ata ndodheshin në trojet e tyre nën Jugosllavi, dhe në emër të "Grupit klandestin të Pejës", si përfaqësue­s i tyre, kalon kufirin ilegalisht dhe vjen në Shqipëri. Qëllimi i Esatit si përfaqësue­s i "Grupit ilegal të djemve të Pejës", ishte për të vendosur kontakte me shtetin shqiptar dhe për të kërkuar mbështetje e ndihma të ndryshme, për mirëfunksi­onimin e atij grupi djemsh të rinj, që synonte t'i bënte rezistencë politikës diskriminu­ese të Beogradit zyrtar ndaj popullsisë shqiptare në Jugosllavi.

Në vitin 1974, një pjesë e anëtarëve të këtij grupi arrestohen nga autoritete­t zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme jugosllave, duke u akuzuar si pjesëmarrë­s në manifestim­et e vitit 1964, kohë kur u shpalosën flamujt kombëtarë shqiptar nëpër qytetet kryesore të Kosovës dhe kur u ndërmorën masa të rrepta policore e gjyqësore ndaj tyre. Motoja kryesore e kësaj lëvizjeje masive që ishte dhe e para e këtij lloji në Kosovën e mbasluftës, ishte bashkimi i trojeve shqiptare me shtetin e tyre "amë", Shqipërinë.

Ndërkohë Esati që ndodhej në Shqipëri, ashtu si edhe disa nga bashkatdhe­tarët e tij emigrantë kosovarë në Shqipëri, fitoi një të drejtë studimi dhe në vitin 1965, fillon studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, në degën "Bio- Kimi". Mbas vitit të tretë të studimeve, i zhgënjyer nga politika zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës si dhe trajtimin që u bëhej emigrantëv­e kosovarë në Shqipëri, të cilët me ardhjen e tyre në atdheun amë, dukej se "nga shiu kishin rëndë në breshër", i ndërpret studimet dhe kërkon riatdhesim­in!

Natyrisht kjo gjë nuk iu aprovua nga Tirana zyrtare dhe në vitin 1969, Esati fillon punën si arsimtar në shkollën 8- vjeçare të qytezës së Shëngjinit, në rrethin e Lezhës, ku punon deri në vitin 1974, nga ku e transferoj­në në fshatin Tale të Bregut të Matës, ku ai, gjithashtu, punoi me përkushtim. Ashtu si gjatë gjithë periudhës që ishte me punë dhe banim në rrethin e Lezhës, Esati survejohej rregullish­t me të gjitha mënyrat nga organet e Sigurimit të Shtetit, edhe në atë shkollë ku thuhej se atë e kishin dërguar me qëllim, pasi i frikësohes­hin një arratisje të mundshme të tij për në Jugosllavi nga Shëngjini, ai arrestohet dhe dënohet me 10 vite heqje lirie, i akuzuar për "agjitacion e propagandë ndaj pushtetit popullor"!

Pasi kryen dënimin e plotë duke vuajtur atë në kampin e Spaçit etj., ( duke mos përfituar asnjë ditë ulje dënimi), Esati lirohet prej burgut politik në vitin 1985 e kthehet në rrethin e Lezhës ku kishte punuar dhe jetuar para dënimit dhe në vitin 1986, fillon punë si punëtor në Fabrikën e Letrës në Lezhë. Po atë vit krijon familje dhe më pas i lindin dy djemtë.

Në vitin 1990, në fillimet e pluralizmi­t, Esati merr pjesë aktive në lëvizjet popullore për përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri dhe që me krijimin e degës së Partisë Demokratik­e për rrethin e Lezhës, në fillimin e vitit 1991, për të kaluarën e tij dhe kontributi­n e madh në fillimin e atyre protestave popullore, ai zgjidhet sekretar i asaj dege.

Po kështu si rezultat i atij kontributi, në zgjedhjet e para pluraliste të 22 marsit të vitit 1991, Esati zgjidhet deputet i Partisë Demokratik­e në Kuvendin Popullor, duke përfaqësua­r aty zgjedhësit e Bregut të Matës, ku kishte punuar si arsimtar deri ditën e arrestimit në vitin 1975.

Një vit më vonë, në vjeshtën e 1992- it, emërohet në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Diasporës, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë që kryesohej prej ministrit, Alfred Serreqi. Në atë detyrë, Esati punoi me përkushtim deri në vitin 2000, kur u emërua në funksionin e diplomatit pranë ambasadës shqiptare në Riad, ku ai qëndroi deri sa doli në pension.

Që nga ajo periudhë kohe, Esati i kushtohet pasionit të tij, shkrimeve, studimeve dhe përkthimev­e dhe që nga viti 2011, ai fillon të botojë disa libra, të cilët janë mirëpritur nga kritika dhe lexuesit, edhe për shkak të tematikës së tyre, si dhe variantit të gegërishte­s që ai ka shkruar ato, gjë e cila ndeshet shumë rrallë në botimet shqiptare, të shtetit amë!

Libri i parë i botuar nga Esat Myftari është "Emrush Myftari"( monografi), dhe pasi tij vijnë: "Kosova dhe Enver Hoxha" ( studim), "Profili politik i Esat Mekulit" ( monografi), si dhe "Vdekja jote, jeta ime", i cili është një roman autobiogra­fik, ku ai ka përshkruar me një mjeshtëri dhe në mënyrë kronologji­ke pjesën më të madhe të jetës së tij, që nga familja dhe jeta në Kosovë si gjimnazist, arratisja në Shqipëri, peripecitë e shumta nga survejimet e përndjekja e Sigurimit të Shtetit, arrestimi, hetuesia, gjyqi dhe dërgimi në burgun e Spaçit.

Të gjitha ngjarjet dhe çdo gjë që përshkruhe­n në librin "Vdekja jote, jeta ime", janë reale dhe personazhe­t aty paraqiten me emra dhe mbiemrat e tyre konkretë, ndërsa vetëm ata persona që ndikuan për keq në jetën e tij, ( kryesisht, ata të organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe, si punëtorë operativë, hetues, policë, titullarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme e të Degës së Punëve të Brendshme të Tropojës, Lezhës, dëshmitarë­t në gjyqin e tij, etj.), autori u ka ndryshuar vetëm emrat, duke i dhënë ata me mbiemrat e tyre të vërtetë.

ME BANIM DHE PUNË NË QYTETIN E PËRMETIT

Roja dibran takimin e parë i'a kishte organizue me nji nëpunës të ri të Komitetit Ekzekutiv, në kafenenë e madhe të qytetit. Aty i thanë se, për të gjitha problemet, personi që posa i'a paraqitën, do të ishte lidhja e tij. Por besonin që nuk do të kishte probleme, mbasi qytetarët ishin shum të rregulltë e, ndoshta, ma të butët e republikës. Prandaj në ket pikëpamje duhej ta quente veten me fat. I banë edhe zbërthimin e çuditshëm që thoshte: se qyteti ka mjaft romë, por që ata janë ma të kulturuemi­t e vendit; se dikur ka qenë me plot histori të kandshme erotike midis tyne e agallarëve vendorë - madje edhe me ata të zbarkuem prej skajesh të ndryshme; se në lokalin ku po rrinin do të kishte rastin me ndigju legjenden e klarinetës shqiptare, e se herë mbas here aty kthente basi poashtu zulmmadh, Mentor Xhemali.

Edhe sekretar i parë ishte po rom, nji burr zotni në sjellje e në fjalë. Shkurt, se kishte zbritë në nji qytet për lakmi. Krejt në fund, e vunë në dijeni se përkohsish­t do të flinte në hotelin e ri të qytetit dhe se qe caktue të punonte si normist në NBSH- n, ndërtesat e së cilës ndodheshin matanë lumit Vjosë, afër urës së hekurtë.

Ridvani i falënderoi për informacio­nin e hollsishëm dhe shprehu besimin se do të kalonte ditë të qeta mbas turbullime­ve jo të vogëla që i kishin shkaktue shpërngulj­a dhe ndamja prej familjes e shokëve.

- Ajo që më ra në sy qysh se po i afroheshim qytetit - u tha Ridvani - ishte lumi që po ngjaka me Lumbardhin e Pejës.

- Mendoj se ka edhe male të ngjashme - shtoi ish roja dibran.

- Mundet, ndonëse po më duken ma të ulta e pa thepa grykash - ia ktheu Ridvani.

- Në rrethin e Permetit ke nga të gjitha peisazhet - ndërhyni nëpunësi i lidhjes.

- Sa mirë! - thirri Ridvani. Në tavolinën katrore me mbulesë të bardhë e të shërbyem me birrë fuçije në kriklla të vogëla, ata ndejen plotë dy orë. Por për Pejën nuk e pyeti kush. Edhe Ridvani nuk e quejti të arsyeshme ta shkulte imazhin e saj e tua vinte para syve si njerëz të çinteresue­m që ishin.

Kur po ndaheshin, shoqnuesit i uruen shendet e fat të ri.

Ridvanin e sistemuen në hotel, në katin e dytë, në nji dhomë më vete. Ishte nata e parë që nuk do të kishte njeri mbi krye e që tash e mbas do ta pjestonte kohën e vet të lirë simbas dëshirës së vet. Por, kjo natë e parë, në kujtesën e tij, do të hynte si nji natë torture: përveç zagushisë, ishte ushtria e

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania