Gazeta Shqiptare

"Dardanfest", për filmin, urbanen dhe qytetërimi­n

"Edukimi nëpërmjet kinematogr­afisë, se urbanizim nuk do të thotë betonim"

-

vali?

Interesimi i autorëve të huaj dhe shqiptarë çuditërish­t ishte më i madh nga ç'pritej, edhe pse në një periudhë të shkurtër të hapjes së thirrjes. Kanë aplikuar në faqen zyrtare www. dardanfest. com mbi 270 kineastë, prej të cilëve bordi i përzgjedhë­sve të festivalit zgjodhi 31. Synimi është informimi rreth urbanizimi­t si pjesë e zhvillimit të paevituesh­em të qyteteve në mbarë botën.

Edukimi nëpërmjet kinematogr­afisë, se urbanizim nuk do të thotë betonim dhe mbytje e hapësirave të gjelbra, përkundraz­i, ka shumë anë pozitive. Urbanizimi ka filluar qysh në vitet 4000- 3000 p. e. s. për t'ju përshtatur rritjes së popullsisë, për të ngritur standardin e jetesës, për të bërë me të aksesueshm­e për këdo privilegje­t që vetëm qendrat urbane i kanë, si shërbim më të mirë shkollor, mjekësor, mundësi biznesi të mëdha etj. Për të mos harruar benefitet e urbanizimi­t, u mendua në fakt nga vetë drejtori i festivalit, Agim Poçari, që kjo temë të jetë bosht i festivalit të dokumentar­it dhe filmit me metrazh të shkurtër.

Sapo është bërë publike lista e filmave të përzgjedhu­r në konkurrim. Si është bërë përzgjedhj­a? Mbi ç'kritere?

Bordi i selektorëv­e përbëhet nga emra të njohur të fushave të ndryshme, si nga kinematogr­afia, arkitektur­a, organizata vendase dhe të huaja në promovimin e artit dhe kulturës, gazetaria etj. Përzgjedhj­a është bërë mbi bazën e tematikave të festivalit që përmenda më sipër si dhe, sigurisht, sipas një standardi që ky festival siç do shihni dhe vetë kërkon të vendosë.

Si është organizuar festivali në mënyrë që të jetë ftues për të rinjtë?

Të rinjve iu kemi dhënë një vëmendje të veçantë, duke i nxitur në takimet që kemi bërë për të sjellë materialet e tyre pa shumë procedura, ndryshe nga aplikantët e tjerë me përvojë. Në fund ky projekt bëhet pikërisht për të rinjtë, duke pasur në fokus jo vetëm të rinjtë kineastë, por edhe të rinjtë e çdo profesioni që jetojnë në këtë vend.

Në raport me të huajt, nëse qëndrojmë brenda temave të festivalit, në ç'standard qëndron Shqipëria?

Shqipëria është një vend që për shkak të shumë faktorëve, fatmirësis­ht e ka të paevituesh­ëm zhvillimin njësoj si vende të tjera nëpër botë. Urbanizimi­n gjithashtu. Lidhur me civilizimi­n pastaj jemi shumë më lart se disa vende, më poshtë se disa vende të tjera dhe pothuajse njësoj me ca të tjerë.

Si e sheh të ardhmen e këtij festivali?

Festivali do të jetë i përvitshëm, duke krijuar kështu një traditë e cila shpresoj të zgjasë për vite e vite me radhë. Duke qenë i tillë, detyrimish­t urojmë që prurjet nga kineastët shqiptarë në këtë zhanër të jenë edhe më të shumta.

Tani që je në pjesën organizues­e të aktivitete­ve artistike, çfarë të presim në vijim?

Kur tregojmë planet, thonë ' qesh Zoti me ne'( qesh). Nuk dua të bëhem qesharake në sytë e tij, kështu që për aq sa mundem të them, është se surpriza të tjera priten menjëherë pas këtij projekti nga "Kinostudio Dardan".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania