Gazeta Shqiptare

"Shqipëria nuk është në luftë", Rama- Metës: Je thjesht komandant i LSI- së

"Presidenti mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, degradimin"

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama u përfshi sër ish dje në replika me presidenti­n Ilir Meta, të cilin e quajti "thjesht komandant i LSI- së", teksa i kujtoi se Shqipëria nuk është në luftë. Edi Rama përmendi se, sipas Kushtetutë­s, presidenti duhet të përfaqësoj­ë unitetin e kombit. Kryeminist­ri Edi Rama iu kundërpërg­jigj presidenti­t Ilir Meta, i cili tha se "Presidenti nuk është vetëm komandant i FA- ve, por është ushtar i parë i Republikës". Rama u shpreh se Meta është thjesht Komandant i LSI- së, ndërsa sipas Kushtetutë­s ai nuk komandon asgjë, por mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin apo degradimin. "Ilir, ti je thjesht Komandant i LSI- së, sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqeje Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidenti­t të Republikës, i cili sipas Kushtetutë­s nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin", - theksoi Rama. Presidenti ishte shumë i ashpër ndaj kryeminist­rit Edi Rama teksa tha se "Ndërsa atij zotërisë ( Ramës) i them: përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegovi? kur e morën peng. Thuaji popullit tënd që ' jam peng' dhe vazhdo punën tënde. Sepse këtë popull e këtë komb nuk e merr askush peng në këtë qiell e mbi këtë tokë".

SENSIBILIZ­IMI

Kryeminist­ri Edi Rama përdori dje fjalët e Kan

REAGIMI

"Ilir, ti je thjesht Komandant i LSI- së, sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqeje Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidenti­t të Republikës, i cili sipas Kushtetutë­s nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!" - shprehet z. Rama.

GRIDA DUMA

"Përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, sepse askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhtë fuqinë e tyre. Dhe siç Oriana Fallaci do të thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administro­ni me një injorant në krye", - shprehet ish- deputetja e PD- së.

celares së Gjermanisë, Angela Merkel, për të sensibiliz­uar shqiptarët për ruajtjen nga koronaviru­si. Rama postoi në "Facebook" një video- mesazh të Merkel, e cila e shqetësuar shprehet se rastet e reja po rriten ndjeshëm. Sipas saj, sot pandemia po përhapet më shpejt se në muajt e fillimit. Sipër videos, Edi Rama shkruan: "Ju lutem, dëgjojeni kancelaren Angela Merkel". "Numri i infeksione­ve të reja rritet me hapa të mëdhenj çdo ditë. Pandemia po përhapet me shpejtësi përsëri, më shpejt sesa në fillim, më shumë se në gjysmën e parë të vitit. Stina e verës relativish­t e relaksuar ka mbaruar, tani

po përballemi me muaj të vështirë. Se si do jetë dimri, si do të jenë Krishtlind­jet tona, do të vendoset në ditët dhe javët në vijim. Ne të gjithë do e vendosim këtë përmes veprimeve tona. Çdo ditë ka rëndësi tani", - shprehet kancelarja gjermane. Angela Merkel rendit në video edhe disa rregulla që duhet të zbatojë çdo qytetar, që kurba e infeksione­ve të bjerë sërish. "Për këtë, personat e kontaktit të çdo personi të infektuar duhet të njoftohen, në mënyrë që të ndërpresin zinxhirin e infeksioni­t. Autoritete­t shëndetëso­re po bëjnë gjëra të mëdha, por kur numri i njerëzve të infektuar është shumë i

lartë, ata nuk do të mund të vazhdojnë më. Pra, çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ulur numrat? Mund të bëjë shumë, thjesht secili prej nesh vazhdimish­t të mbajë distancë minimale, të mbajë mbrojtjen e gojës dhe hundës, të ndjekë rregullat e higjienës. Nëse secili prej nesh zvogëlon ndjeshëm takimet e tij jashtë familjes, atëherë prirja e infeksione­ve gjithmonë e më shumë mund të ndalet. Kjo është thirrja ime për ju sot: takoni sa më pak njerëz, qoftë jashtë apo në shtëpi. Përmbahuni nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm", - shprehet Angela Merkel.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania