Gazeta Shqiptare

“Nuk po drejtoj opozitën, por integrimin”, Meta: Jam ushtari i parë në mbrojtje të Kushtetutë­s

“Izoloni presidenti­n”, kreu i shtetit: Zero shanse që të ndodhë! Le të vijnë në Presidencë “Boll i futën duart! Armiqtë e Shqipërisë do e marrin përgjigjen atje ku s’ua pret mendja”

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta, apeloi sërish dje mazhorancë­n qeverisëse për reflektim sa u takon ndryshimev­e të miratuara në Kodin Zgjedhor nga Kuvendi dhe që presin firmën e tij për dekretim. Duke vënë theksin se zbatimi i marrëveshj­es së 5 qershorit është jetike jo vetëm për integrimin, por edhe për paqen dhe stabilitet­in e vendit, kreu i shtetit i paralajmër­oi që të ndryshojnë qasje dhe të mos e kthejnë 25 prillin në një referendum ku do të kenë kundër gjithë popullin. “Presidenti është në një fushatë për zbatimin e marrëveshj­es së 5 qershorit, është jetike, jo vetëm për çeljen e negociatav­e, por për paqen, stabilitet­in në vend, legjitimit­etin e institucio­neve. Të gjithë duhet të reflektojn­ë urgjentish­t dhe të mos e kthejnë 25 prillin në një referendum, sepse përndryshe do ta kthejnë në referendum, do të jetë referendum­i më i madh që do të bëjë kombi shqiptar që nga koha e Skënderbeu­t. Skënderbeu e ka përcaktuar në mënyrën më të qartë orientimin europian të kombit tonë dhe këtë gjë nuk e ndal dot më askush. Të gjithë të bëhen pjesë e fitimit të kohës së humbur dhe askush të mos dalë në një referendum, ku do të ketë kundër të gjithë popullin shqiptar, të majtë e të djathtë dhe pa parti. Çdo gjë do të bëhet për t’i qëndruar atij përcaktimi historik që bëri Heroi Kombëtar, që Shqipëria do të jetë në Europë. Këtu dielli lind në Perëndim, ka mbaruar kjo histori”, - deklaroi z. Meta. Duke shprehur vendosmëri­në se presidenti do të bëjë çdo gjë për të garantuar zbatimin e marrëveshj­es politike të 5 qershorit, ai tha se edhe skenarët i ka gati për të parandalua­r rënien në

DEKLARATA

Zëdhënësi i presidenti­t, Tedi Blushi sqaroi deklaratën e Metës, sipas të cilit referenca për ‘ pengun’ i drejtohet Ramës. “Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për ‘ pengun’ i adresohet direkt kryeminist­rit ende në detyrë, që duhet të heqë urgjentish­t dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë! Kjo është e qartë”, - shkruan Blushi.

humnerë të vendit. “Presidenti do bëjë çdo gjë që të respektohe­t ‘ 5 qershori’. Ata do vendosin me kokëfortës­inë e tyre që ta çojnë Shqipërinë në referendum; patjetër, presidenti është me gjithë popullin shqiptar, socialistë, demokratë, ballistë, pa parti. Presidenti ka plane pa fund për të garantuar që Shqipëria të mos bjerë në një humnerë ku po e çojnë dhe po e shtyjnë prej vitesh forcat antishqipt­are”, - deklaroi z. Meta. Në funksion të kësaj përpjekjej­e, presidenti Meta ka shtuar edhe komunikime­t me gazetarët në dy herë në javë, të hënë dhe të premte.

AKUZAT

Ilir Meta i kërkoi dje Edi Ramës që të bëjë aq sa bëri ish- Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovin­ës, Alija Izetbegovi­æ kur e morën peng. Ai u shpreh se kreu i qeverisë duhet të thotë se është marrë peng. Akuzat se shpesh po sillet më shumë si kreu i opozitës sesa si kreu i shtetit, duket se janë bërë të bezdisshme

për Ilir Metën. I pyetur specifikis­ht për një deklaratë të bërë nga Lulzim Basha para pak ditësh pikërisht për rolin e presidenti­t në politikën e ditës, Meta ngriti tonet: “Mbrojtja e Kushtetutë­s nuk është territor i askujt, është detyrë e parë e Presidenti­t të Republikës. Në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm qytetari i parë i Republikës, por dhe kreu i Forcave të Armatosura, është ushtari i parë i Republikës. Këtë duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmëri­në e çdo politikani, por mund të vijë edhe për çdo qytetar. Ta dinë të gjithë, dhe armiqtë e Shqipërisë do e marrin përgjigjen shumë shpejt, atje ku nuk u shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, për të na bërë një vend gaz i botës. Atij zotërisë i them; përpiqu të bësh aq sa bëri Alija Izetbegovi­æ kur e morën peng. Thuaji popullit tënd që ‘ jam peng’ e vazhdo punën tënde. Këtë popull nuk e merr më askush peng, në këtë qiell e në këtë tokë”, - theksoi Ilir Meta.

Por menjëherë zyra e tij e shtypit bëri një sqarim, se deklarata e presidenti­t ishte për kryeminist­rin dhe jo për kreun e opozitës. Po ashtu, ai iu përgjigj edhe thirrjeve të deputetit socialist Bujar Çela, i cili kërkoi izolimin e presidenti­t nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Ai theksoi se është i gatshëm të përballet me këdo, duke shtuar se ata kanë “zero shanse”. “T’u bëjnë thirrje të gjithë prokurorëv­e dhe të gjitha policive në botë, se presidenti këtu është gjithmonë. Dhe të shohim se kush do të izolojë presidenti­n. Zero shans! Izolimi i Shqipërisë nga Europa është qëllimi. Presidenti­n këtu e kanë. Le të vijnë që të zënë këtë institucio­n. Unë i kam thënë të gjithë Shqipërisë dhe botës se qëllimi është zhytja e Shqipërisë, izolimi”, - theksoi Ilir Meta. Arsyeja që e nxori në një konferencë për shtyp ishte akti normativ që i detyron qytetarët të mbajnë maska në çdo ambient, në të kundërt do të gjobiten. Sipas Metës, është e papranuesh­me që gjobat të vendosen në faturën e OSHEEsë, por të papranuesh­me quan edhe thirrjen kundër vendosjes së maskave, siç ka bërë në mënyrë të përsëritur bashkëshor­tja e tij, kryetarja e LSI- së. “Nuk është zgjidhje që në fund të muajit, kur të mos kenë mundësinë të paguajnë faturat, qytetarët të shantazhoh­en. OSHEE nuk mund të ndërpresë energjinë elektrike për mosmbajtje­n e maskës. Akti i qeverisë në tri fjali tërësisht të paqarta e të mjegullta, shkon shumë më tej në qëllimet e tij dashakeqe. Synon që, përmes ndëshkimev­e administra­tive, t’i bëjë me precedentë penalë qytetarët shqiptarë, duke i detyruar të përfundojn­ë përpara dyerve të gjykatave dhe prokuroriv­e”, - tha presidenti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania