Gazeta Shqiptare

“Rama po shkatërron integrimin e diplomacis­ë”, Shehu: Shqiptarët ta ndëshkojnë në 25 prill

-

Për ish- ministrin e Jashtëm, Tritan Shehu, Rama po shkatërron integrimin e diplomacis­ë shqiptare. Në një status në “Facebook”, Shehu rendit katër elementë, që sipas tij tregojnë dëmtimin që kryeminist­ri po i bën integrimit të vendit. “Kryeminist­ri- ministër i Jashtëm po shkatërron integrimin e diplomacin­ë shqiptare. Së pari të publikosh bisedat informale me Macron nuk mendoj se është thjesht një gafë e rëndë diplomatik­e, por tingëllon si një provokacio­n, që dëmton marrëdhëni­et me atë personalit­et, me atë vend mik dhe shton pengesat qoftë dhe aty për integrimin tonë. Së dyti, të sulmosh BE- në në politikat e saj të integrimit, ta akuzosh atë me epitete krejt jashtë etikës diplomatik­e, janë përsëri jo thjesht humbje ‘ ekuilibri’, por insulte me pasojë negative politike për ne. Së treti, të akuzosh pa baza Brukselin dhe vendet anëtare, të kërkosh të fshehësh mbas të tilla akuzave përgjegjës­itë e tua për problemet që po kalon Shqipëria, që nga deformimi i thellë i demokracis­ë, shkatërrim­i i institucio­neve, përfshi dhe të drejtësisë, korrupsion­i, krimi galopant, Republikën e kanabisit të krijuar, trafiqet, varfërinë, emigracion­in masiv etj., është si të kërkosh të fshehësh ‘ minaren në trajse’, gjë që tregon se nuk po mendon për të korrigjuar sadopak, përkundraz­i. Së katërti, të mos kuptosh qartë veçanërish­t tani që Maqedonisë së Veriut i është çelur ‘ drita jeshile’, ndërsa neve, një vend historikis­ht i lidhur me Perëndimin e pa ato probleme të fqinjit, konsideroh­emi si “delja e zezë”, tregon se nuk do ta kuptosh këtë realitet të rëndë të krijuar nga kjo qeverisje, për arsye të lidhura me vullnete, interesa e strategji të qëllimshme për të penguar integrimin e vendit e mbajtur atë nën këto pushtete okulte, larg Perëndimit e BE- së, të lidhura këto me detyrime të imponuara, apo të dyja bashkë, për vazhdimin e kësaj rruge pa krye”, - shprehet z. Shehu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania