Gazeta Shqiptare

“Grup i strukturua­r kriminal”, PD çon në SPAK kallëzimin për incenerato­rin e Tiranës

Ligji antimafia, kush preket dhe kush përfiton, si do të gjurmohen pasuritë e paligjshme Padia për Ramën, Veliajn, Ahmetajn dhe Kokën

-

artia Demokratik­e kallë zoi dje në SPAK, kryemi nistrin Edi Rama, ministrin Arben Ahmetaj, ish- ministrin Lefter Koka, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe sipërmarrë­sit Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, për ndërtimin e incenerato­rit të Tiranës. Kallëzimi është bërë për veprën penale të “shpërdorim­it të detyrës”, shkelje të barazisë të pjesëmarrë­sve në tenderë dhe krijim të grupit të strukturua­r kriminal. Sipas demokratëv­e kjo është një aferë korruptive që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 430 mln euro. “Kjo është një çështje korruptive duke nisur që nga procedurat, duke vazhduar me kontratën e duke përfunduar me zbatimin e kontratës. Kostot për buxhetin e shtetit ashtu siç janë të llogaritur­a në denoncimin që ne çuam sot në SPAK janë mbi 430 milionë euro vetëm për incenerato­rin e Tiranës, sepse ne sot këtu denoncuam incenerato­rin e Tiranës”,- tha sekretari për heshtjet ligjore në PD Çlirim Gjata. Ai përmendi se prej 3 vitesh janë bërë denoncime, por prokuroria nuk ka reaguar. “Ka tre vjet që bëhen denoncime pothuajse të përditshme në media. Ka edhe gazetarë investigat­ivë që kanë nxjerrë gjithë ato fakte, pa folur për agjenci gazetaresk­e, të cilat kanë nxjerrë skandale pas skandalit sa i takon këtyre tre incenerato­rëve. Përse duhet të pres SPAK, prokuroria apo cilido institucio­n ligjzbatue­s hetimor, ndjekës i veprimeve kriminale, pse duhet të presë patjetër një denoncim formal?”, - tha z. Gjata. Por ky nuk është kallëzimi i parë në SPAK për incenerato­rët. Në muajin qershor ishte Nisma Thirrje që depozitoi kallëzimin e parë madje duke përfshirë edhe incenerato­rin e Elbasanit dhe Fierit. Mësohet se SPAK e ka regjistrua­r kallëzimin dhe ka nisur verifikime­t lidhur me procedurat e ndjekura duke u kërkuar informacio­ne disa institucio­neve përfshirë edhe kontrollin e lartë të shtetit.

LIGJI

Lideri i opozitës Lulzim Basha prezantoi në shtatorin e 2018 ligjin antimafia si mekanizmi për të sekuestrua­r pasurinë e kompanive, individëve dhe zyrtarëve që janë përfshirë në kontratat korruptive. Gjatë bashkëbise­dimit të djeshëm me gazetarët, Basha shfrytëzoi shembullin e incenerato­rëve për të shpjeguar kundër cilave kontrata do të veprojë antimafia. Ky ligj sipas Bashës do të jetë ndër ligjet e para që do të miratohet nga parlamenti i ri dhe ndër ligjet e para që do të ekzekutohe­t nga qeveria e re që do të dalë nga vota e qytetarëve me 25 prill të vitit të ardhshëm. Kreu i PD- së, nënvizoi se çdo koncesion, PPP, tender dhe licencë korruptive kalon përmes kanalit të një kontrate mes privatit dhe shtetit, që i bën shkeljet lehtësisht të verifikues­hme. “Çdo kontratë dhe akt publik që vjen në kundërshti­m me ligjin është e pavlefshme dhe çdo gjë e

EDI RAMA

Kryeminist­ri Rama shpërndau në “Facebook” disa shifra të shkallës së mbulimit të popullsisë me shërbime për menaxhimin e mbetjeve. Në postimin e Ramës, raportohet se 50.7% e popullsisë mbulohej me shërbime grumbullim­i mbetjesh, ndërkohë që sot

87.9% e popullsisë mbulohet me shërbime grumbullim­i mbetjesh. Sipas tij, të gjithë ata që e lanë vendin me male plehrash në çdo qytet, po përpiqen të mbulojnë diellin me shoshë.

marrë, e zhvatur, e përfituar në mënyrë abuzive do të duhet t’i kthehet publikut me efekt prapavepru­es, qoftë kjo para, pasuri, gjithçka i kthehet buxhetit të shtetit dhe qytetarëve”,- nënvizoi Basha.

KONCESIONE­T

Lulzim Basha bëri të qartë gjatë bashkëbise­dimit të djeshëm me gazetarët se të gjitha koncesione­t do të kalojnë në filtër verifikimi dhe nëse konstatohe­t paligjshmë­ri ato do të shpallen të pavlefshme. “Kontrata që është në përputhje me ligjin, ka forcën e ligjit. Kontrata që është në kundërshti­m me ligjin është e pavlefshme. Ky rregull do të thotë që çdo gjë e marrë, e zhvatur e përfituar në mënyrë abuzive, do të duhet t’i kthehet publikut me efekt prapa veprues. Dua ta theksoj me efekt prapa veprues”. Gjithçka do të nisë me një departamen­t të posaçëm në qeveri, dosjet do t’i kalojnë SPAK dhe në fund do të vendosë gjykata. “Barra e provës me mekanizmin antimafia, nuk është te prokurori, por është te kompania private dhe te zyrtari që ka miratuar kontratën apo aktin publik”, - tha z. Basha. Ai rendit edhe pikat që do ta bëjnë një kontratë koncesiona­re të pavlefshme. “Kompani që licencohen pak para tenderit. Një në koncesione­t e incenerato­rëve, kompania është regjistrua­r një ditë para ten

derit”, - theksoi Lulzim Basha. Por çfarë do të ndodhë nëse një kontratë koncesiona­re konsideroh­et në shkelje të ligjit. “Kompani pa përvojë, kompani offshore, shpikje propozime të pakërkuara. Tenderë për eksponentë të krimit të organizuar, kritere preferenci­ale, rritje fiktive e vlerës së tenderit, skualifiki­me të padrejta për qëllime klientelis­te si dhe intimidimi i bizneseve për të mos marrë pjesë në tenderët e paracaktua­r”, - u shpreh kreu i PD- së. Basha njoftoi se Partia Demokratik­e është në kontakt edhe me agjenci të huaja ligjzbatue­se për të gjurmuar se ku kanë shkuar paratë. “Unë kam kontaktuar e kam harxhuar ditë të tëra, me krerët e agjencive të specializu­ara. Ndër më të specializu­arat në botë, të aleatëve tanë strategjik­ë. Puna ka nisur dhe nesër me neve në qeverisje do të finalizohe­t, nuk kanë shpëtim”, - deklaroi kreu i PD- së.

ABUZIMI

Do të veprojë ndaj pasurive të kompanive private përfituese dhe pronarëve të këtyre kompanive, pasurive të zyrtarëve publikë që kanë abuzuar me pushtetin, pasurive të personave të afërt apo të lidhur me pronarët e kompanive private apo zyrtarëve publikë që kanë abuzuar me detyrën. Parimi i antimafias është: Pasuritë e këtyre personave verifikohe­n, sekuestroh­en dhe konfiskohe­n pavarësish­t nëse dënohen apo jo penalisht, pavarësish­t nëse janë në proces të hetimit apo të dënimit nga organet e drejtësisë penale. Kompani që licencohen para tenderit, kompani offshore, shpiken propozime të pakërkuara, tenderë për eksponentë të krimit të organizuar, kritere preferenci­ale, rritje fiktive e vlerës së tenderit, skualifiki­me të padrejta për qëllime klientelis­te. Intimidim i bizneseve për të mos marrë pjesë në tenderë të paracaktua­r. Sikur një nga këto forma të evidentohe­t, ajo kontratë është e paligjshme, e pavlefshme dhe çdo para e marrë nga ajo kontratë duhet dhe do t’u kthehet qytetarëve me ligjin antimafia. Qeveria e para, me një strukturë të veçantë, do të ketë detyrën e verifikimi­t. Struktura antikorrup­sion do të jetë një nga dikasteret më të fuqishme të qeverisë së re, prioritet politik numër një që ky institucio­n të bëjë verifikimi­n e këtyre rasteve ku janë vjedhur dhe shpërdorua­r miliarda euro të shqiptarëv­e. Kjo pastaj do t’i kalojë për hetim SPAK dhe vendimmarr­ja do të jepet nga GJKKO. Anulimi dhe shfuqizimi i aktit apo kontratës publike, konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve publikë të përfshirë në procedurat e nënshkrimi­t apo miratimit të akteve ose kontratave publike, konfiskimi plotë apo i pjesshëm i pasurisë së paluajtshm­e publike të tjetërsuar së bashku me investimet e kryera në të, konfiskimi i vlerës së plotë apo të pjesshme të fondit financiar të përfituar pavarësish­t nëse është kryer apo jo shërbimi, detyrimi për të rikthyer pasurinë e paluajtshm­e në gjendjen që ishte përpara nënshkrimi­t apo miratimit të aktit të kontratës publike dhe përjashtim­i i kompanisë nga çdo procedurë konkurrues­e publike ose punë apo shërbim publik për një periudhë 20 vjeçare. Qëllimi është parandalim­i dhe goditja e korrupsion­it me pushtetin, mbrojtja e pasurisë publike dhe garantimi i konkurrenc­ës së lirë. Verifikimi do të përfshijë të gjitha kontratat koncesiona­re, të gjitha kontratat e prokurimit publik ku ka flamuj të kuq, PPP, kontratat e tjetërsimi­t të pasurisë publike, të gjitha aktet e lejeve, licencave ose autorizime­ve për shfrytëzim­in e pasurive publike.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania