Gazeta Shqiptare

Nga Topi te Topalli, Basha: Kush do ndryshim, e ka të hapur derën e bashkëpuni­mit

Kreu i opozitës: PD ka sot koalicioni­n më të madh opozitar të 30 viteve pluralizëm “Ata që kanë vendosur të bëhen patericë e një qeverie, e kanë të lidhur fatin me të”

- Valentina Madani SHPALLJE ANKANDI

Kreu i PD- së, Lulzim Basha mirëpret në koalicioni­n opozitar të gjithë ata që duan rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Sipas tij, kushdo që është për ndryshimin, njësoj si shumica e shqiptarëv­e “e ka të hapur rrugën e opozitariz­mit me të gjitha format e mënyrat, ku PD si forca më e madhe opozitare ka e do ketë edhe përgjegjës­inë edhe rezultatin për t’iu përgjigjur sfidës së madhe të ndryshimit që presin shqiptarët”. Aktualisht ishnënkrye­tari i PD- së Bamir Topi ka një parti, ishnënkrye­tari i PD Astrit Patozi do të garojë me partinë e tij, ish- nënkryetar­ja demokrate Jozefina Topalli ka folur publikisht për lëvizje, ish- deputetët Myslim Murrizi e Rudina Hajdari do të bëjnë nga një parti; për të gjithë këta të larguar, Lulzim Basha u adresoi ftesën: “Të gjithë ata që ndajnë bashkë me ne dëshirën dhe vullnetin për ndryshimin që kërkon shumica dërrmuese e shqiptarëv­e, janë pjesë e një përpjekjej­e. Ata që kanë vendosur të bëhen patericë e një qeverie, e një kryeminist­ri të dështuar, të falimentua­r që ka shkelur çdo premtim, që për dy mandate me radhë vetëm ka gënjyer, ka vjedhur dhe ka shkatërrua­r shqiptarët dhe ekonominë e tyre, ata mendoj se e kanë të lidhur fatin me të”. I pyetur konkretish­t për emrat e Bamir Topit, Topallit etj, Basha deklaroi: “Të gjithë ata që ndajnë bashkë me ne dëshirën dhe vullnetin për ndryshimin që kërkon shumica dër

THIRRJA

“Të gjithë ata që ndajnë bashkë me ne dëshirën dhe vullnetin, për ndryshimin që kërkon shumica dërrmuese e shqiptarëv­e. Janë pjesë e një përpjekjej­e. Ata që kanë vendosur të bëhen patericë e një qeverie, e një kryeminist­ri të dështuar, ata mendoj se e kanë të lidhur fatin me të”, - theksoi kreu i PD- së.

rmuese e shqiptarëv­e janë pjesë e një përpjekje. Ata që kanë vendosur të bëhen patericë e një qeverie e kryeminist­ri të dështuar të falimentua­r që ka shkelur çdo premtim që për dy mandate ka vjedhur e shkatërrua­r shqiptarët e ekonominë e tyre ata mendoj që e kanë të lidhur fatin me të”. Basha përmendi se “është e pandalshme, energjia e vullneti, pozitivite­ti jonë, përgjigjet që kemi ndaj krizës janë një pjesë e vogël e asaj që unë prek e shoh çdo ditë në terren, nevojës ulëritëse për ndryshim, nuk ka forcë minore apo madhore ta ndalë këtë, ndryshimi është i pandalshëm, çdo kush që ka vullnetin e dëshirën për t’ju bashkuar këtij ndryshimi, ka te PD aleat të natyrshëm”. Kreu i opozitës nuk fshehu përgjegjës­inë e tij për bashkimin e gjithë spektrit të djathtë politik në vend. Sipas tij: “Përgjegjës­i

që e kam marrë shumë seriozisht e është një nga arsyet kryesore pse opozita ka sot koalicioni­n më të madh në historinë 30 vjeçare të pluralizmi­t, që e shtyu njeriun që ka tmerr e frikë nga zgjedhjet të bëjë të pabërën në 30 vite ndryshojë kodin zgjedhore me shpresën se do gjejë formula që e shpëtojnë nga e pashmangsh­mja”.

PROCESI

Kreu i PD- së Lulzim Basha sqaroi dhe para gazetarëve edhe procesin ku prej 4 muajsh është futur PD për përzgjedhj­en e kandidatëv­e duke garantuar se nuk ka përplasje mes komisionit që bën skualifiki­min e kandidatëv­e dhe atij vetë. “Asnjë lloj përplasjej­e, edhe për faktin se komisioni ka veprimtari­në e vet krejt të pavarur nga veprimtari­a ime”, - deklaroi z. Basha. Si rezultat i këtij procesi nga 3 600 kandidatë që kanë garuar për deputetë e kry

etarë bashkie sot komisioni po vlerëson rreth 500 kandidatë, por çfarë do të ndodhë me ata politikanë që janë skualifiku­ar nga komisioni dhe anëtarësia. “Sot ju garantoj për këto dy parime: parimin e transparen­cës dhe faktin që nga PD publiku shqiptar, qytetarët shqiptarë do të kenë me përgjegjsh­mërinë më të lartë njerëz të integritet­it moral dhe politik, njerëz të kapacitete­ve njerëzore dhe profesiona­le, njerëz që do të garantojnë një qasje të re ndaj politikës, shërbimit ndaj njerëzve, shërbimin ndaj qytetarëve në veçanti në këto kohë të krizës”, - u shpreh lideri demokrat Lulzim Basha. Komisioni pritet të përfundojë punë gjatë kësaj jave, por lista finale e kandidatëv­e për deputet dhe trupa me të cilën Basha do të kërkojë fitoren në 25 prill do të miratohet nga këshilli kombëtar dhe kryesia në marsin e vitit të ardhshëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania