Gazeta Shqiptare

Greva e urisë e naftëtarëv­e, Kryemadhi letër SPAK, kryeprokur­orit, KLSH dhe Avokatit të Popullit: Hetoni deri në fund

"Qeveria nuk ka marrë asnjë masë. Nxirrni përgjegjës­it, çojini para drejtësisë" "Situata është skandaloze, pasi të drejtën e marrjes së këtyre pagave punonjësit e kanë fituar me vendim gjykate"

-

TIRANË - Lëvizja So cialiste për Integrim u ka drejtuar një letër publike institucio­neve më të rëndësishm­e të drejtësisë në vend, në lidhje me grevën e naftëtarëv­e të Ballshit, të cilët prej muajsh nuk marrin pagat. Përmes kësaj shkrese, kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi u është drejtuar SPAK- ut, Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, KLSH- së si dhe Avokatit të Popullit, ndërsa kërkon që të ndërhyhet për këtë çështje. Teksa akuzon qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë dhe se nuk ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën, Kryemadhi kërkon nga këto organe, hetim dhe një imponim të fortë tek qeveria dhe te kompania private për të zgjidhur situatën e krijuar, që sipas saj, nëse nuk zgjidhet, atëherë do të sjellë pasoja fatale.

"Kërkoj nga ju që të hetoni deri në fund të gjithë këtë problemati­kë, nxjerrjen e përgjegjës­ive ligjore dhe imponimin e fortë ndaj qeverisë dhe pronarëve për zgjidhjen e menjëhersh­me të problemit, pasi pasojat dhe përgjegjës­itë për çdo tensionim të mëtejshëm të situatës, në një zonë ku familje në ekstremin e varfërisë kanë mbetur pa asnjë të ardhur, do të binin vetëm mbi qeverinë dhe pronarët e ndërmarrje­s"- shkruan Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së, akuzon qeverinë se ka mbyllur sytë përballë kësaj shkelje duke e konsiderua­r tensionim ekstrem social grevën e naftëtarëv­e të Ballshit, ku prej disa ditësh janë përfshirë edhe gra. Në një linjë me Kryemadhin qëndron edhe kreu i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha, i cili gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët këtë të hënë, i kërkoi Ramës të mbajë premtimet ndaj naftëtarëv­e pasi sipas Bashës, kryeminist­ri është përgjegjës­i për këtë situatë. Pas një qëndrimi mbi 2 javor në

AKUZAT NDAJ QEVERISË

"Nga pikëpamja ligjore situata është vërtet skandaloze pasi, të drejtën e marrjes së këtyre pagave, punonjësit e kanë fituar me vendim gjykate. Është e patolerues­hme që qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, nuk ka monitoruar situatën, nuk ka imponuar gjetjen e zgjidhjeve për punëtorët, ndonëse shteti rezultonte pjesëmarrë­s me 15% në këtë ndërmarrje, dhe kjo pjesëmarrj­e ka pasur si detyrim kryesor funksionim­in e rregullt dhe në përputhje me ligjin, ku themelore dhe mbi të gjitha mbetet garantimi i të drejtave të punonjësve. Qeveria me ndërgjegje të plotë ka mbyllur sytë përpara shkeljes për një kohë shumë të gjatë, të të drejtave të punonjësve, gjë që ka krijuar këtë tensionim ekstrem social",- shkruan ndër të tjera, kryetarja e LSI- së.

grevë urie, punonjësit burra të rafinerisë së Ballshit u zëvendësua­n me punonjëset gra, të cilat vijuan edhe dje protestën. Ato pohuan se nuk do të tërhiqen nga greva deri në zgjidhjen e situatës.

LETRA E KRYEMADHIT

Të nderuar,

Jam e detyruar t'ju drejtohem lidhur me situatën kritike në të cilën gjenden punonjësit e kompanisë së naftës A. R. M. O. sh. a., dhe përkatësis­ht punonjësit sipas njësive KPTHN Ballsh, UPN Fier, Flekt Vlorë.

Këtyre punonjësve nuk u është paguar për një kohë shumë të gjatë paga dhe ata vazhdojnë të mos paguhen edhe sot e kësaj ditë.

Punonjësit gjenden prej më shumë se tre javësh në

grevë urie për të fituar të drejtat e mohuara dhe të grabitura në mënyrë të njëanshme prej pronarëve dhe administra­torëve të A. R. M. O.

Situata paraqitet edhe më e rëndë duke pasur parasysh që prej ditësh janë ngujuar punonjëset gra, të cilat kanë punuar për vite me radhë në atë ndërmarrje.

Nga pikëpamja ligjore situata është vërtetë skandaloze pasi, të drejtën e marrjes së këtyre pagave, punonjësit e kanë fituar me vendim gjykate.

Është e patolerues­hme që qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, nuk ka monitoruar situatën, nuk ka imponuar gjetjen e zgjidhjeve për punëtorët, ndonëse shteti rezultonte pjesëmarrë­s me 15% në këtë ndërmarrje, dhe

kjo pjesëmarrj­e ka pasur si detyrim kryesor funksionim­in e rregullt dhe në përputhje me ligjin, ku themelore dhe mbi të gjitha mbetet garantimi i të drejtave të punonjësve.

Qeveria me ndërgjegje të plotë ka mbyllur sytë përpara shkeljes për një kohë shumë të gjatë, të të drejtave të punonjësve, gjë që ka krijuar këtë tensionim ekstrem social, të natyrshëm të punonjësve, që ka ardhur nga kjo grabitje e mundit dhe e djersës së tyre.

Punonjësit i kanë kërkuar me insistim dhe në mënyrë korrekte këto të drejta të ligjshme të tyre, si dhe kanë organizuar edhe një tjetër grevë urie muaj më parë, në shkurtin e vitit 2020, e cila u mbyll pas kryerjes së një pag

ese minimale dhe me premtimin nga ana e pronarëve dhe qeverisë për likuidimin e plotë të të gjithë pagave të prapambetu­ra.

Është shumë e qartë, të nderuar zotërinj, që shkelja e të drejtave të punonjësve ka ardhur si pasojë e shkeljeve shumë të rënda të ligjit dhe kjo situatë paligjshmë­rie ekstreme është pasuar nga reagimi plotësisht legjitim i punonjësve, të cilët për shkak të papunësisë së imponuar nga veprimet e njëanshme të pronarëve, janë zhytur në një varfëri ekstreme.

Realisht, përgjegjsh­mëria ligjore e punonjësve dhe korrektesa e tyre, është vendosur përballë dhunimit të ligjit dhe papërgjegj­shmërisë e neglizhenc­ës ekstreme të qeverisë, e cila ka mbajtur një qëndrim refraktar ndaj kërkesave të tyre, duke u vënë haptas në krah dhe në mbështetje të shkeljes së ligjit.

Përshkallë­zimi i situatës jo vetëm do të sjellë pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e grave greviste, por do të tensionojë akoma më shumë një situatë sociale që

praktikish­t është në kufijtë ekstrem të varfërisë dhe për pasojë do të krijonte premisat për një përplasje, e cila është plotësisht e evitueshme duke zbatuar ligjin dhe duke likuiduar të gjitha detyrimet e pagave të papaguara, që punonjësve në mënyrë të ligjshme u takojnë.

Kërkoj nga ju që të hetoni deri në fund të gjithë këtë problemati­kë, nxjerrjen e përgjegjës­ive ligjore dhe imponimin e fortë ndaj qeverisë dhe pronarëve për zgjidhjen e menjëhersh­me të problemit, pasi pasojat dhe përgjegjës­itë për çdo tensionim të mëtejshëm të situatës, në një zonë ku familje në ekstremin e varfërisë kanë mbetur pa asnjë të ardhur, do të binin vetëm mbi qeverinë dhe pronarët e ndërmarrje­s.

Kërkoj, gjithashtu, edhe verifikimi­n dhe zbardhjen e të gjitha veprimeve dhe mosveprime­ve dhe përgjegjës­itë penale që rrjedhin prej tyre, të ministrive përkatëse dhe vënien e tyre përpara përgjegjës­isë ligjore".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania