Gazeta Shqiptare

Humbi 8 anëtarë të familjes nga tërmeti, Ylber Lala rrëfen tragjedinë: Shteti më mashtroi për dëmshpërbl­imin

"Edi Rama, nuk do të ta fal. Tallu sa të duash, por mos e prek plagën"

-

Me 26 nëntor bëhet plot një vit nga tërmeti i tmerrshëm që mori 51 jetë njerëzish. Këneta e Durrësit ishte ndër zonat më të goditura të atij tërmeti. Në këtë vend ku më parë gjallëront­e jeta mes zërave të fëmijëve dhe dashurisë së prindërve e gjyshërve nuk ka mbetur më asgjë. Lulet kanë mbirë mbi rrënojat e vetme të harruara këtu. Ylber Lala, i rraskapitu­r nga dhimbja e madhe rikthehet në të njëjtin vend ku një vit me parë përjetoi tmerrin e humbjes se 8 të dashurve të familjes së tij, Sahadete Lala 79 vjeç, ( gjyshja), Ilir Lala, ( i paralizuar) 52 vjeç, Marjeta Lala me 4 fëmijët: Emilio Lala, Dionis Lala 2 vjeç, Dionisa Lala 2 vjeç - binjakë, Amelia Lala 8 vjeç. Griselda Lala, 22 vjeç. 8 anëtarët e fisit Lala humbën jetën në shtëpinë ku kishin gati rreth 3 vite që ishin vendosur. Pikëllimi mbërtheu zemrat e atyre që mbijetuan nga ai termet. Por tragjedia për Ylber Lalën nuk mbaroi më 26 nëntor. Ditën kur u përcollën në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes, ndërroi jetë nga dhimbja për tragjedinë edhe nëna e Ylber Lalës, Fiqirete Lala 64 vjeçe, njëkohësis­ht nusja e djalit të madh të Sahadete Lalës, gjyshes që u gjet me mbesën në krah nën rrënoja. "Ditën e ceremonisë që u bë tek pallati i Kulturës, ishte Edi Rama aty dhe në atë moment më njoftojnë se mami ndërroi jetë. Nëna ime nuk ishte në ceremoni. Ajo ishte operuar 3 ditë përpara se të ndodhte ngjarja nga apendiciti dhe ndodhej në spital. Ditën e tërmetit na kërkuan ta çojmë në shtëpi se po zhvendosni­n të sëmurët, madje për këtë debatova edhe me ministren. E çuam në shtëpi, por nuk i treguam çfarë gjëme na kishte ndodhur. Ajo na pyeste çfarë ka? Çfarë keni që jeni kështu? Seç po shoh ca ëndrra të këqija, por ne nuk i treguam. Ditën e ceremonisë babi doli nga shtëpia dhe mami e pyeti se ku po shkonte, por ai s'i tregoi. Kur ai iku mami dëgjoi ca komshinjtë që flisnin për tragjedinë tonë dhe aty e pësoi infarkt dhe iku, na la…", tha Ylberi. Babai i Ylberit, Ali Rame Lala 70 vjeç jeton tashmë i vetëm në një banesë tjetër që ndodhet pranë zonës së tragjedisë. Me lot në sy ai na rrëfen se 95 mijë lekët e pensionit nuk i dalin për ilaçe. "Deri para 9 muaj me parë jetoja me bashkëshor­ten time, ngela vetëm. Si jetoj?! Ja siç e shikon. Fëmijët pa punë, por vijnë e më shohin. Marr 95 mijë të vjetra pension. Paguaj drita dhe ujë 80 mijë lekë ( tregon se s'ka paguar herën e fundit). Vuaj nga hernie diskale, por këmbët nuk i kam funksional­e.

Qëndroj shtrirë, ndonjëherë me vjen vajza që më bën për të ngrënë një herë në disa ditë. Vajzën e kam në Fier. Kam 4 muaj pa i marr këto ilaçet se bëjnë 64 mijë. Janë për këmbët këto ilaçet dhe si marr dot. ( Përlotet dhe apelon për ndihmë)",- tha Ali Rame Lala. Pas tërmetit të 26 nëntorit jeta e anëtarëve të mbetur gjallë të fisit Lala ka ndryshuar rrënjësish­t. 3 djemtë e

Ali Lalës sot janë të papunë. Vajza e tij jeton larg në Fier me familjen e saj. Traumat e asaj tragjedia pengojnë edhe sot jetën e Ylber Lalës. Ylber Lala ka trokitur disa herë në dyert e ministrive për të

APELI PËR NDIHMË

Ylber Lala ka trokitur disa herë në dyert e ministrive për të kërkuar ndihmë për babanë e tij të sëmurë. Në mungesë të një pensioni për babanë e sëmurë apo të një personi që të mund të kujdesej, ato para për të janë jetike. Ndërkohë, pyetjes se pse vendosi që të flasë sot, Ylberi iu përgjigj : "Sepse është e tmerrshme të shikosh babanë në atë mënyrë që jeton….( Qan me të madhe). Edi Rama nuk do ta fal. Tallu sa të duash, por mos e prek plagën",- tha ai.

PROTESTA NË KRUJË

Banorët e Krujës kanë dalë në protestë para bashkisë për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Ata kërkojnë banesat e reja pasi kujtojnë se kryeminist­ri Edi Rama u kishte premtuar që do u rindërtohe­shin deri në nëntor. "Na u premtua që do kishim banesat e reja deri në nëntor. Asnjë banesë akoma s'është shembur për t'u rindërtuar"- thanë banorët. Sipas tyre rindërtimi ende s'ka filluar në Krujë pasi banesat ende s'janë shembur.

kërkuar ndihmë për babanë e tij të sëmurë. Në mungese të një pensioni për babanë e sëmurë apo të një personi që të mund të kujdesej, ato para për të janë jetike. Ndërkohë, pyetjes se pse vendosi që të

flasë sot, Ylberi pohoi se; "Sepse është e tmerrshme të shikosh babanë në atë mënyrë që jeton….( Qan me të madhe). Edi Rama nuk do ta fal. Tallu sa të duash, por mos e prek plagën",- tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania