Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i dy të rinjve në Malësinë e Madhe, Danjel Pepaj i skeduar për trafik edhe në Malin e Zi

Policia negociata me familjarët për vetëdorëzi­m

-

SHKODËR

- Danjel Pepaj është ende në kërkim si i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe disa javë më parë. Burime për Dosja. al bëjnë me dije se Pepaj ka qenë nën hetim si i dyshuar për trafik droge në Malin e Zi. Të dhënat e reja u janë bërë me dije autoritete­ve tona në përgjigjen e letërporos­isë së dërguar në vendin fqinj për 25- vjeçarin, i cili dyshohet se po fshihet në Mal të Zi pas vrasjeve. Dyshohet se 25- vjeçari ka qenë i skeduar për trafik droge në linjën Shkodër - Podgoricë dhe dyshohet se tanimë ai po strehohet në periferi të Podgoricës prej të paktën një jave. Megjithatë edhe pse nën skedim ai nuk është ndaluar asnjëherë dhe as nuk është proceduar për këtë vepër penale. Sipas hetuesve, Pepaj e njeh më së miri zonën ku qëndron i fshehur, pasi për disa vite ai ka punuar në ndërtim në vendin fqinj. Nga autoritete­t malazeze, nën vëzhgim po mbahen edhe persona me të cilët Pepaj ka pasur kontakte të mëparshme, të cilët dyshohet se po e ndihmojnë me ushqim. Ndërkohë të njëjtat burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se prej më shumë se një jave, blutë e Shkodrës janë në negociata me familjarë e shokë të Pepajt, që i riu të vetëdorëzo­het. Pas vrasjes te dy të rinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, i dyshuari për ekzekutimi­n e tyre Danjel Pepaj është larguar duke u zhdukur pa gjurmë. Pranë arës me kanabis u gjetën edhe trupat e pajetë të dy të rinjve. Sherri mes të rinjve kishte lindur për disa kilogramë kanabisi të vjedhura që sollën vdekjen e dy të rinjve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania