Gazeta Shqiptare

Skandali, gjyqtarja Elona Toro kandidon për Gjykatën e Lartë pa mbaruar vetingun

E vlerëson bashkëshor­ti, anëtar i KLGJ

-

TIRANË-

Në mbledhjen e zhvilluar në platformën online me datë 17 shtator, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi disa vendime mes të tjerave edhe verifikimi­n për plotësimin e kritereve të kandidatëv­e për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Në mesin e kandidatëv­e, bie në sy edhe emri i gjyqtares së Apelit, Elona Toro, e cila synon një post në gjykatën supreme. Në fakt, kandidimi i saj nuk do të përbënte lajm, por në rastin e kësaj gjyqtareje ka dy probleme themelore. Së pari, Elona Toro ende nuk e ka përmbyllur përballjen me procesin e vetingut. Ajo është konfirmuar me shumicë votash në shkallë të parë, por anëtarja e KPK- së, e cila doli në pakicë ngrinte një sërë pikëpyetje­sh për pasurinë e saj. Pra, edhe pse pret të përballet me Kolegjin e Apelimit, problemi i dytë që është, në fakt, thelbi në këtë proces, është bashkëshor­ti i gjyqtares. Alban Toro, është anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucio­n që do të vendosë për fatin e gjyqtares Elona Toro nëse do ta propozojë atë duke e emëruar në Gjykatën e Lartë. Burimet thanë se z. Toro nuk ka qenë pjesë e mbledhjes dhe nuk do të jetë as në vijim kur do të shqyrtohet kandidatur­a e bashkëshor­tes. Megjithatë, pyetja që shtrohet është: largimi i tij a e shmang ndikimin mbi anëtarët e tjerë të qeverisë së gjyqësorit? Në fakt, nepotizmi dhe lidhjet familjare në sistemin gjyqësor ishin një nga problemet madhore, prej nga pretendohe­j se do t'i jepej fund me reformën në drejtësi. Në fakt, siç tregon rasti në fjalë, nepotizmit nuk i është dhënë fund madje, në të njëjtën mënyrë njerëz të drejtësisë, po përpiqen të zaptojnë vendet në institucio­net më të rëndësishm­e, si në gjyqësor ashtu dhe në prokurori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania