Gazeta Shqiptare

Përllogari­tja e viteve të burgut, shtyhet seanca për Zani Çaushin

Avokati Arben Lena: Ekziston mundësia e lirimit me kusht Mungoi përfaqësue­si i burgut të Drenovës

-

KORÇË - Ish- kreu i bandës së Vlorës më 1997, Myrteza Zani Çaushi është paraqitur dje në gjykatën e Korçës nën masa të rrepta sigurie. Seanca për të përllogari­tur vitet e dënimit që ka vuajtur deri më sot Zani Çaushi që prej ditës së parë në burg, u shty pasi mungonte përfaqësue­si i IEVP Drenovë. Gjyqtari Ervin Sulan prokurori Genti Stoja dhe avokati i Zani Çaushit, Arben Lena ishin të pranishëm duke qenë se do paraqisnin kërkesat e tyre për prova. Ndërkaq, pas seancës, avokati i Çaushit, Arben Lena deklaroi se përllogari­tja është një problem për shumë të dënuar, dhe klienti i tij ka të drejtë të kërkojë. Madje ai i sugjeron Ministrisë së Drejtësisë të krijojë një aplikacion për këtë problem, pasi është eksperienc­ë e vendeve të tjera.

REAGIMI I AVOKATIT

"Seanca e sotme ishte për hapjen e gjykimit. Në seancën e sotme mungonte përfaqësue­si i IEVP dhe u çel gjykimi ndërsa seanca u shty. Llogaritja e kohës së vuajtjes se dënimit është një problemati­kë jo vetëm për Zani Çaushin, por edhe për të dënuarit e tjerë. Sugjeroj që ministria të krijojë një aplikacion për llogaritje­n e kohës së vuajtjes së dënimit për të gjithë të burgosurit që është edhe eksperienc­ë edhe nga vendet e tjera. Dënimi me burgim të përjetshëm është dënimi i fundit që ekziston në Shqipëri, por nga ana juridike edhe për këta të burgosur ekziston mundësia e lirimit me kusht. Bazuar në kodin e vjetër që është dënuar Zani Çaushi ka qenë 25 vjet ndërsa me të riun 35 vite. Ndaj deri sa hapësira ligjore ekziston për lirimin me kusht duhet të ekzistojë dhe hapësira për llogaritje­n e viteve të dënimit",- tha Arben Lena. Në fakt, Zani Çaushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendont­e se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilitu­ar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht, por u tërhoq. Më pas ngriti tezën se duhet t'i njihen vitet në paraburgim dhe duhet të lirohet. Zani Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm teksa vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë.

KUSH ËSHTË ZANI ÇAUSHI

Myrteza Çaushi, është kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ' 97 kur në Vlorë sundonte anarkia. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali. Pas transferim­it në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qira në zonë që të qëndronte pranë tij. Zani Çaushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish- kryeminist­ri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Gjatë vitit 1997, Çaushi ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis ku ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda, 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit: Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania