Gazeta Shqiptare

Vrasje dhe vepra terroriste, OFL iu dërgon formularin për deklarimin e pasurisë 2 të dënuarve në Mirditë dhe 1 në Lezhë

-

TIRANË-

Operacioni Forca e Ligjit është intensi fikuar tashmë teksa dje është ndalur në 2 qytete duke u dërguar formularin e vetdeklari­mit 3 të dënuarve më parë. Në Mirditë, OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë dy të dënuarve për vrasje si dhe një tjetri në Lezhë të dënuar për vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerje­s së energjisë elektrike. Ata janë Andre Nikolli, Besnik Lekgegaj, Besmir Lugina.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Andre Nikolli, banues në Rubik, Mirditë, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpuni­m;

Besnik Lekgegaj, banues në Perlat, Mirditë, i dënuar për veprën penale "Vrasja me paramendim";

Besmir Lugina, banues në Lezhë, i dënuar për "Vepra me qëllime terroriste nëpërmjet shkaktimit të ndërprerje­s së energjisë elektrike", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpuni­m.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t'iu përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t'i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania