Gazeta Shqiptare

Shqipëria e mbërthyer nga COVID- 19, 295 raste të reja brenda 24 orësh

259 pacientë të shtruar, 22 në terapi intensive dhe 4 të intubuar

- Voltiza Duro

Kjo e hënë ka shënuar një tjetër shifër reko rd për Shqipërinë: plot 295 persona të konfirmuar pozitivë me COVID- 19 brenda 24 orësh. Ndërkohë 3 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 454 numrin e viktimave që kanë humbur betejën me virusin që prej fillimit të pandemisë. Të dhënat mbi situatën epidemiolo­gjike në vend janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësi­së, në deklaratën e përditshme për mediat dhe publikun. "Ju informojmë lidhur me situatën epidemiolo­gjike në 24 orët e fundit të COVID- 19 në Shqipëri: Janë kryer 1413 testime në 24 orët e fundit, nga të cilat kanë rezultuar pozitive 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS- COV- 2. Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnjë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastë­r, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devoll, Kavajë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastë­r, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos", - theksohet në deklaratën e MSHMS. Ndërkohë janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

PACIENTË TË HOSPITALIZ­UAR

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe atë "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive,

SITUATA

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe atë "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. "Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me COVID- 19, një 47- vjeçar nga Tirana, një 53- vjeçare dhe një 64- vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoq­ëruese. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania