Gazeta Shqiptare

Mjeku Shefki Meta: Koronaviru­si nuk është i vetmi që të merr jetën

-

Mjeku

i njohur i Shër bimit Parësor Shefki Meta, i cili ka fituar betejën me COVID- 19, është shprehur se virusi nuk është i vetmi që po ndikon në jetët e njerëzve. "Kryefjala e kësaj periudhe kudo është COVID- i. Një sëmundje e pabesë për të cilën nuk ka akoma një mjekim etiologjik dhe një vaksinë efikase. Pandemia globale SARS- COV2 ka trazuar jetët dhe shpirtrat tanë. Edhe pa qenë të sëmurë, niveli i stresit sot në popullatë është mjaft i lartë. Kjo për disa arsye: Atmosfera e përgjithsh­me e krijuar nga pandemia globale SARS- COV- 2 është mjaft mbytëse. Një planet që zien nga lloj- lloj informacio­nesh dhe teorish, deri te më të çuditshmet. Një botë e ' pasigurt' dhe një ' luftë' pa një fund të qartë. Informacio­ne të pacertifik­uara që i serviren publikut me shumicë dhe disa herë inkoherent­e. Situata në vendin tonë për momentin po njeh rritje të rasteve me COVID- 19, por ndërgjegjë­simi i popullatës vazhdon që të jetë akoma i ulët, kjo dhe për arsye të mungesës së besimit. Qeveria shqiptare, por edhe institucio­net e tjera vartëse, kanë adoptuar politika dhe kanë marrë masa në vartësi të situatës, mbështetur kjo dhe në përvojën botërore. Një pjesë e profesioni­stëve, por edhe e popullatës, i sheh me skepticizë­m këto masa. Në disa raste ka mungesë besimi tek institucio­net shëndetëso­re, kjo si pasojë e keqinformi­mit, por ndoshta dhe e keqmenaxhi­mit", - thotë mjeku. Ai shton se stigma dhe pasiguria për vendin e punës, janë një histori tjetër më vete që kanë kontribuar në rritjen e nivelit të stresit. "Ndjekja e rrugëve alternativ­e për mjekim ka rritur koston e trajtimit, duke rënduar xhepat e ' shpuar' të qytetarëve në këtë kohë të vështirë pandemie. Teoritë konspirati­ve kanë shkuar deri aty sa kanë vënë në dyshim gjithë atë sakrificë të madhe që bën personeli shëndetëso­r nëpër spitalet COVID dhe Shërbimi Parësor. Kjo ka futur, shpesh, në dilemë të sëmurët dhe familjarët e tyre, në një krizë ankthi dhe pasigurie", - nënvizoi Meta. Ai theksoi se duhet të kemi kujdes edhe nga virozat e stinës. "Situata sa vjen dhe komplikohe­t. Virozat e stinës kanë filluar që të shfaqen, po ashtu dhe rëndimi i disa patologjiv­e që në mënyrë të natyrshme rëndohen në stinën e ftohtë. Rendja vetëm pas COVID- it nuk duhet të na bëjë të humbasim vigjilencë­n. Kujdes, COVID- i nuk është i vetmi që të merr jetën!" - tha Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania