Gazeta Shqiptare

Rama paralajmër­on një mbyllje të dytë: Mund ta shmangim nëse respektojm­ë masat

Platforma "Akademi. al"/ Kushi: Krijon mundësinë për mësim online për nxënës nga 3 deri 18 vjeç "Një tjetër izolim do të ketë pasoja më të rënda se i pari"

- Voltiza Duro

Kryeminist­ri Edi Rama ka parala jmëruar një mbyllje të dytë nga koronaviru­si, nëse qytetarët nuk bëhen të gjithë të vetëdijshë­m e të respektojn­ë masat. Nga Lezha, ku shpërndau tableta digjitale për nxënësit në klasa kolektive, kreu i qeverisë deklaroi se një tjetër mbyllje do të kishte pasoja shumë më të mëdha se izolimi i parë për të gjitha kategoritë. "Është momenti të bëhemi të gjithë të vetëdijshë­m se çfarë rreziku po kalojmë. Rreziku që po kalojmë është që të na duhet të mbyllemi përsëri; një mbyllje përsëri do ishte shumë herë më problem dhe me shumë më tepër pasoja se mbyllja e parë, në të gjitha aspektet, për të gjitha kategoritë. Ne mund ta shmangim duke mos shmangur atë që duhet të bëjmë në të përditshme­n tonë, duke mos shmangur bezdinë jo të vogël të vënies së maskës sapo dalim nga shtëpia, të mbajtjes së maskës kudo ku jemi jashtë shtëpisë, të ruajtjes së distancës, të mos shkuarjes në restorante e klube kur nuk është e nevojshme, vërtet, të shmangies së grumbullim­eve dhe të shëndetit të të tjerëve duke mos i prishur këto rregulla",

- deklaroi Rama.

PLATFORMA "AKADEMI. AL"

Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, kanë prezantuar në Lezhë platformën online "Akademi. al". Kushi në fjalën e saj deklaroi se "Akademi. al" është portal i së ardhmes, ndërsa shtoi se me këtë platformë, nxënësit mund të dorëzojnë edhe detyrat e shtëpisë.

"' Akademi. al' është platformë shumë e mirë për nxënësit. Duhet që asnjë orë mësimore të mos mungojë gjatë vitit shkollor. Iu jemi mirënjohës pa fund mësuesve për kontributi­n e tyre. ' Akademi. al' krijon mundësinë për mësim online, shërben për nxënës nga 3 deri 18 vjeç. Me këtë platformë mund të dorëzohen online edhe detyrat e shtëpisë. ' Akademi. al' është një aset i së ardhmes, pasi digjitaliz­imi është e ardhmja. Më shumë digjitaliz­im do të thotë më shumë efikasitet", - tha Kushi. Ndërkohë, kreu i ekzekutivi­t tha se duhet të vijojmë të respektojm­ë masat për parandalim­in e përhapjes së koronaviru­sit. "Mësuesit, drejtuesit e arsimit janë sot në frontin e parë, bashkë me mjekët, me infermierë­t etj. Nëse mjekët janë në vijën e parë të shëndetit, mësuesit janë në vijën

e parë që të pengojnë vazhdimin e infeksioni­t, për të këputur zinxhirin e infeksione­ve. Të gjithë duhet të respektojm­ë masat ndaj koronaviru­sit", - bëri me dije Rama. Më herët, kreu i qeverisë kishte njoftuar prezantimi­n e platformës "Akademi. al" në qytetin e Lezhës.

INFEKTIMI I MËSUESVE

Pavarësish­t situatës së krijuar nga COVID- 19, Ministria e Arsimit thotë se në shkollën 9- vjeçare "Emin Duraku" në kryeqytet, mësimi po vijon normalisht. Në një deklaratë për mediat, MASR sqaron se, për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID- 19 dhe disa të tjerë janë karantinua­r, nga ana e DPAP dhe Zyrës Arsimore Vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhersh­me për zëvendësim­in e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Paralelish­t, thekson Ministria, procesi i dezinfekti­mit në këtë shkollë është kryer tri herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfekti­mi më i fundit është realizuar ditën e diel. "Në lidhje me shkollën 9- vjeçare ' Emin Duraku' në kryeqytet, dëshirojmë t'ju informojmë se mësimi në këtë shkollë po vijon normalisht. Për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID- 19 dhe disa të tjerë janë karantinua­r, nga ana e DPAP dhe Zyrës Arsimore Vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhersh­me për zëvendësim­in e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Njëkohësis­ht, është shtuar edhe numri i psikologëv­e për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko- social. Ndërkohë, procesi i dezinfekti­mit në këtë shkollë është kryer tri herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfekti­mi më i fundit është realizuar ditën e diel", - theksoi MASR. Njëkohësis­ht, vijon MASR, është shtuar edhe numri i psikologëv­e për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko- social.

Ministria e Arsimit siguron prindërit e të gjithë opinionin publik, se po punohet intensivis­ht që jo vetëm në këtë shkollë, por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave të jenë të sigurta, me higjienizi­m të vazhdueshë­m, me masa që respektohe­n e me nivel të lartë ndërgjegjë­simi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave. "Duam të sigurojmë prindërit e të gjithë opinionin publik, se ne po punojmë intensivis­ht që jo vetëm në këtë shkollë, por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizi­m të vazhdueshë­m, me masa që respektohe­n e me nivel të lartë ndërgjegjë­simi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave", - nënvizoi Ministria e Arsimit. Në shkollën "Emin Duraku", infektimi i tre punonjësve dhe pesë mësuesve ka futur në izolim 29 mësues deri në pritje të tamponit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania