Gazeta Shqiptare

Kush ju kishte munguar më shumë? Ja personazhe­t që rikthehen në ekran

Nga Klea Huta te Robert Berisha, zbuloni programet e reja Cili do të jetë më i suksesshmi? Detaje nga përgatitje­t

-

Së shpejti në ekranin shqiptar pritet të nisin disa emisione e spektakle të reja, të cilat do të moderohen nga personazhe të famshëm, disa prej të cilëve edhe i kanë munguar ekranit.

KLEA HUTA

Pas disa eksperienc­ave në ekrane të ndryshme, prezantues­ja Klea Huta u shkëput disa kohë nga ekrani për t'ju dedikuar bashkëshor­tit të saj Elgitit. Çifti tanimë janë prindër të një djali të vogël. Megjithatë, moderatorj­a simpatike nuk mundi të ndalej nga ekrani. Klea Huta është bërë pjesë e televizion­it "Vizion plus", ku së bashku me vëllezërit Laço do të sjellin një format muzikor. Nuk dihen ende detaje të tjera për këtë projekt, por thuhet se Klea është duke u përgatitur.

AIDA SHTINO

Prej shumë vitesh moderatore e një emisioni, që kishte për qëllim të bashkonte familjet e ndara, të gjente copëza zemra që për arsye të ndryshme ishin larguar nga Shqipëria, Shtino u kthye në një nga zërat më të dashur për publikun. U angazhua disa kohë në politikë pas shkëputjes nga ekrani, megjithatë prej saj kemi lajme të mira. Aida Shtino do të rikthehet në ekran. Moderatorj­a do të drejtojë një emision të ri me titull "Identiteti". Ky emision do të transmetoh­et të premteve në ' Fax News' dhe do të flasë për zbulimin e historive të patreguara shqiptare. Nuk e dimë në do të jetë tamam si formati i dikurshëm "Njerëz të humbur", por një gjë mund ta themi me siguri, Shtino mezi po pritet nga publiku që e ka ndjekur prej kohësh.

SONI MALAJ

Edhe këngëtarja Soni Malaj ka bërë të ditur se do të rikthehet në ekran si prezantues­e me një projekt të ri. Bëhet fjalë për projektin "Këngë moj". Soni ka zbuluar se ky spektakël do të transmetoh­et së shpejti në ' Vizion Plus', por nuk dihen ende më shumë detaje. Kjo është eksperienc­a e saj e parë si prezantues­e, ndërsa është sprovuar në kërcim nëpër speltakle të ndryshme. Ende nuk e dimë se si do paraqitet Malaj, por mund të themi që kemi mjaft kureshtje ta shohim si prezantues­e të këtij projekti që duket shumë interesant.

ROBERT BERISHA

Robert Berishën përpos këngëtar do ta shohim tashmë edhe si prezantues. Ai do të drejtojë emisionin "Robi plaket kur do vetë", i cili pritet të nisë së shpejti në Klan Kosova. Berisha është duke eksperimen­tuar shumë kohët e fundit, megjithatë do na duhet të presim për të parë rezultatin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania