Gazeta Shqiptare

“Përse s'lejova ta pushkatoni­n në Kukës të dashurën e shefit të UDB- së për Kosovën, partizanen ‘ Dara’”

Dëshmitë e rralla të ish- deputetit

- Dashnor Kaloçi

Publikohen kujtimet e panjohura të Zylfi Sali Lamit, me origjinë nga fshati Shtiqën i rrethit të Kukësit, pinjoll i njërës prej familjeve të njohura të asaj zone. Pasi u shkollua në "Normalen" e Elbasanit, në vitin 1942 u pranua në radhët e Partisë Komuniste dhe gjatë periudhës së Luftës Antifashis­te mori pjesë aktive, duke qenë iniciator i çetës së Lumës dhe më pas si Komisar i Brigadës XXIV partizane, duke dalë nga lufta me gradën e kapitenit, si Shef i Sigurimit të Shtetit për krahinën e Lumës. Dëshmitë e kolonel Zylfi Sali Lamit, kryetarit të Degëve të Punëve të Brendshme në disa rrethe të vendit dhe ish- deputetit të Kukësit në Kuvendin Popullor për disa legjislatu­ra, nga ndjekja e rrethimi i "Bandës së Muharrem Bajraktari­t" dhe njerëzit që mbetën të vrarë aty, konfliktet me kolonel Beqir Ndoun, Koci Xoxen dhe Haxhi Lleshin, makinacion­et e shefit të UDB- së për Kosovën, Çedo Mihjoviç, e deri tek intrigat e Feçorr Shehut e Kadri Hazbiut, të cilët e nxorën në lirim në moshën 46- vjeçare dhe tentuan ta arrestonin.

Kush ishte kolonel Zylfi Sali Lami, deputet i Kukësit dhe Kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme në disa rrethe të vendit

Zylfi Lami, apo siç njihet ndryshe Zylfi Saliu, lindi në fshatin Shtiqën të Kukësit në vitin 1922. Babai i tij Saliu, ishte një nga burrat me emër të asaj krahine, që kishte marrë pjesë në qëndresën e armatosur kundër pushtuesve serbo- malazezë dhe turq. Gjatë grushtit të shtetit të forcave fanoliste apo siç është njohur ndryshe nga historiogr­afia e regjimit komunist të para viteve ' 90, si "Revolucion­i i Qershorit" i 1924- ës, edhe pse familja e tyre përkrahu forcat e Bajram Currit dhe të Fan Nolit, në vitet e Monarkisë, nuk pati ndonjë konsekuenc­ë nga regjimi i Zogut. Përkundraz­i, Zylfiu mori një bursë për të vazhduar studimet në shkollën "Normale" të Elbasanit, duke i përfunduar ato në vitin 1939.

Gjatë periudhës së Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, familja Lami mori pjesë aktive dhe disa nga djemtë e saj u rreshtuan në njësitet dhe formacione­t partizane të asaj zone. Një nga ata ishte dhe Zylfiu, i cili u bë iniciatori kryesor për themelimin e çetës së Lumës. Në vitin 1942, Zylfi Sali Lami u pranua edhe në Partinë Komuniste Shqiptare, dhe një vit më vonë u caktua si komisar politik për krahinën e Lumës. Në vitin 1944, me krijimin e Brigadës së 24rt partizane, ai caktohet si komisar i saj, detyrë që e mbajti deri në fund të luftës.

Nga lufta ai doli me gradën e kapitenit të parë dhe në vitin 1945, u caktua si Shef i Sektorit të Mbrojtjes së Popullit ( SEMP, paraardhës i Sigurimit të Shtetit) për krahinën e Lumës. Në vitin 1946, ai u transferua në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë dhe po atë vit, ai çmobilizoh­et dhe emri i tij vihet në listën e personave anti- parti, për t'u goditur e dënuar. Pas kësaj, për disa kohë ai punoi në sektorin e Tregtisë, dhe pas vitit 1949, rehabilito­het si viktimë e

HISTORIA

Zylfi Lami, apo siç njihet ndryshe Zylfi Saliu, lindi në fshatin Shtiqën të Kukësit në vitin 1922. Babai i tij Saliu, ishte një nga burrat me emër të asaj krahine, që kishte marrë pjesë në qëndresën e armatosur kundër pushtuesve serbo- malazezë dhe turq. Gjatë grushtit të shtetit të forcave fanoliste apo siç është njohur ndryshe nga historiogr­afia e regjimit komunist të para viteve ' 90, si "Revolucion­i i Qershorit" i 1924- ës, edhe pse familja e tyre përkrahu forcat e Bajram Currit dhe të Fan Nolit, në vitet e Monarkisë, nuk pati ndonjë konsekuenc­ë nga regjimi i Zogut.

Koci Xoxes, për t'u rikthyer sërish në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Nga ajo periudhë dhe deri në vitin 1968, Zylfi Sali Lami, përveçse deputet i Kukësit, do të shërbente për vite me radhë me gradën e kolonelit, në detyrën e Kryetarit të

Degës së Punëve të Brendshme, për rrethet e Kukësit, Tiranës, Beratit, Fierit etj. Në vitin 1983, Zylfi Lami ishte një ndër 160 personat që u thirrën për të dëshmuar në procesin hetimor dhe gjyqësor ndaj ishministr­it të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu.

Që nga periudha e Luftës dhe derisa ndërroi jetë në vitin 1999, Zylfi Lami ka mbajtur një ditar të rregullt dhe shumë shënime.

Edhe pse këto shënime janë shkruar para viteve ' 90 dhe në kontekstin e kornizat ideologjik­e të kohës, dhe aty flitet edhe për "armiq, agjentë e tradhtarë", mendojmë se ato kanë një rëndësi dhe interes për publikun, pasi veç të tjerash tregojnë qartë natyrën dhe karakterin e sistemit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, sidomos kur këto janë mbajtur nga persona me poste të rëndësishm­e në atë kohë, siç ishte Zylfi Lami, ish- kolonel i Sigurimit të Shtetit dhe deputet i Kuvendit Popullor.

KUJTIMET E ISHDEPUTET­IT, KOLONEL ZYLFI SALI LAMI

"Si e rrethova Muharrem Bajraktari­n dhe revolverin e tij e kam edhe sot në shtë

Në vitin 1983, Zylfi Lami ishte një ndër

160 personat që u thirrën për të dëshmuar në procesin hetimor dhe gjyqësor ndaj ish- ministrit të Punëve të

Brendshme, Kadri Hazbiu.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania