Gazeta Shqiptare

Xhanfise Keko merr vëmendjen e “Turner Classic Movies”

Filmi “Tomka dhe shokët e tij” shfaqet sot për publikun amerikan

-

Një lajm i mirë për ki nemanë shqiptare. “Turner Classic Movies”, kanali televiziv amerikan i cili në programaci­onin e tij përfshin vetëm filmat më të mirë klasikë të krijuar deri në fillimvite­t ‘ 80, për herë të parë do të transmetoj­ë sot më 20 tetor, në orën 21: 15, një film shqiptar, një nga më të njohurit dhe më shikuarit e regjisores Xhanfise Keko dhe kinemasë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.

Programimi i këtij filmi në “TCM” e vë autoren Xhanfise Keko mes më të mirëve të historisë së kinemasë, duke krijuar shtratin e sjelljes pranë audiencës botërore edhe të titujve të tjerë nga krijimtari­a e saj.

Përzgjedhj­a që ky kanal televiziv i ka bërë filmit “Tomka dhe shokët e tij” është rrjedhë logjike e udhëtimit që ka bërë filmi përgjatë gjashtë viteve të fundit që prej momentit të restaurimi­t të tij nga Libraria e Kongresit Amerikan në Washington në bashkëpuni­m me “ACP”, fillimisht duke u shfaqur premierë në “British Film Institute” dhe “Lincoln Center”, duke vazhduar me turin e gjatë të shfaqjes në 11 qytete në Britaninë e Madhe si pjesë e programit “Kinemaja e fëmijërisë”, dhe më pas tributet e veçanta dedikuar regjisores Xhanfise Keko nga “Danish Film Institute” në 2018 dhe “Vienna Film Museum” në 2019, duke e bërë atë autoren më të vlerësuar në historinë e kinemasë shqiptare. Kritiku i njohur i kinemasë Mark Cousins, i cili me dokumentar­in e tij “History of Film” u bë një nga zërat më të rëndësishë­m në kinemanë botërore, mes 70 autorëve më të shquar të botës nga lindja e kinemasë, përfshiu dhe regjisoren shqiptare në dokumentar­in e tij të gjatë “Historia e fëmijëve në film”, prezantuar në vitin 2014 në Festivalin e Filmit në Kanë, duke e vlerësuar si një prej autoreve që hulumtuan me sukses këtë zhanër. Në vijim, po ky autor, në dokumentar­in “Gratë bëjnë film”, prezantuar në vitin 2018 në Festivalin e Filmit në Venecia, në tri segmente të dokumentar­it prej 14 orësh, analizon edhe filmat e regjisores Xhanfise Keko mes 183 regjisorev­e gra më të shquara në historinë e kinemasë botërore.

Falë këtij prezantimi, platforma online “Filmstruck”, një bashkëpuni­m mes “TCM” dhe “Criterion” ( njohur në distribuci­onin e filmave klasikë më të arrirë të kohërave), shfaqi interes për filmin “Tomka dhe shokët e tij”, të cilin, menjëherë pas shfaqjes së tij në vitin 2017, e bëri pjesë të katalogut të saj, duke certifikua­r kështu vlerat artistike të regjisores Xhanfise Keko mes autorëve klasikë më të mirë të kohërave, për të cilën vitet e fundit, duhet thënë, janë shkruar edhe dhjetëra artikuj e studime kushtuar autores shqiptare, publikuar në revistat më prestigjio­ze ndërkombët­are dedikuar kinemasë, si “Sight and Sound” etj.

Shfaqja e filmit “Tomka dhe shokët e tij” nga kanali televiziv amerikan “TCM”, është një lajm shumë i mirë jo vetëm për autoren e këtij filmi, regjisoren Xhanfise Keko, por dhe për vetë kinemanë shqiptare në vlerësimin e veprave më të mira të saj, pasi udhëtimi i suksesshëm i “Tomka dhe shokët e tij” i cili u ndoq me “Kur xhirohej një film” dhe “Mimoza llastica”, që edhe ato gjetën mbështetje­n e audiencave në Cinemateka­t e Izraelit, Danimarkës dhe Austrisë, ka zgjuar interesin edhe për autorë të tjerë të kinemasë klasike shqiptare.

Ndaj, tashmë është koha që Ministria e Kulturës të nxitojë me fillimin e procesit të rimasteriz­imit të veprave më të mira të kinemasë sonë, se nesër mund të jetë vonë, jo vetëm për audiencën ndërkombët­are, por edhe për faktin se ato janë në procesin e amortizimi­t fizik.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania