Gazeta Shqiptare

Roli i terrenit në formimin e vetive të këqija të shqiptarëv­e

-

... mbi shqiptarët, i cili thotë se: Gjeografi e vendit e ka bërë të ketë një kotsi qesharake, një egoizmë të ngurrët, të vërë vetëhen e tij, un- ën, përpara çdo sendi.

Pushtuesit e Shqipërisë, veçanërish­t osmanët, duket se e kanë njohur mirë rolin e terrenit në formimin psikologji­k të shqiptarëv­e dhe e kanë përdorur këtë për qëllimet e tyre. Një kronikan osman i shekullit XV, me emrin Idris Bitlisi, ka shkruar për këtë çështje, duke trajtuar luftërat e shqiptarëv­e kundër turqve në shekullin XV:

Pra, pa dyshim që karakteri i popujve të çdo vendi i përshtatet vendit të tyre të lindjes, i përshtatet ujit, klimës dhe natyrës së viseve të tyre, u përputhet karakteris­tikave të ambientit me të cilin është rrethuar. Prandaj, shqiptarët meqënëse në pjesën më të madhe banojnë në vise malore, janë mbrujtur me një karakter të ashpër dhe të fortë, kështu që nuk i përkulen kurrkujt në çfarëdo rrethane qofshin

Idris Bitlisi e shikon karakterin e shqiptarëv­e si produkt të terrenit të vendit të tyre. Vetë terrenin ai e shikon si një kurth për çdo pushtues, që nuk do të gjente mënyrën për t’i kontrollua­r këta njerëz e nuk depërtonte dot në lidhjen misterioze të tyre me terrenin. Me siguri që Idris Bitlisi do të kishte qenë plotësisht dakord me ato që shkruante pesë shekuj pas tij gazetari i njohur italian Montanelli, që kishte të përbashkët me kronikanët turq që të dyja palët shkruanin nga këndvështr­imi i pushtuesit. Montanelli vuri re atë që e quante “lidhje të mistershme mes terrenit dhe banorëve të tij”, ku terreni bashkëpuno­n me banorët, për ta tërhequr në një kurth të huajin që nuk e kupton misterin, të cilin vendasit e ruajnë me xhelozi të madhe nga çdo i huaj. Montanelli shkruan:

Por më kot do të orvateshe ta mësyeje drejtazi, nga jugu, atë brofje kas të maleve. Lypset t’ i biesh qark me durim nga perëndimi dhe të kërkosh shtigje të mistershme që përbëjnë etiketën me të cilën këta masivë viganë mbrojnë prestigjin e vetmisë së tyre hijerëndë. Dhe besoj të ketë në këtë mister një gjësend me dashje, njëfarë ruajtjeje të qëllimshme të tij nga ana e malësorëve.

Të dyja palët, si kronikanët turq ashtu edhe ky gazetar italian, i dërguar i shtetit të tij, përpiqeshi­n të kuptonin kodin që i lidhte banorët e vendit me terrenin ku jetonin dhe anasjellta­s, në mënyrë që ta mbanin sa më mirë vendin nën kontroll pas pushtimit të tij. Edhe osmanët qenë në kërkim të kësaj të fshehte që lidhte terrenin me njerëzit. Montanelli, në rreshtat e mësipërm, në njëfarë mënyre ankohet se vendasit me të cilët ai udhëtonte nuk ia zbulojnë atij, një të huaji, misterin e lidhjes së tyre me terrenin. Një tjetër kronikan osman, Kemal Pashazade, duke shkruar për Shqipërinë në shekullin XV, në kohën e luftërave shqiptaro- turke, shprehej sikur të ishte duke komentuar fjalët e mësipërme të Montanelli­t:

Të pafetë e atij vendi janë të famshëm në të gjithë botën për guximin e trimërinë e tyre. Në çdo kohë ata janë përmendur nga njerëzit dhe nga xhindet për rebelimet dhe kryengritj­et e tyre. Vendqendri­met e tyre gjatë kohës së verimit janë kurrizet e maleve që arrijnë deri në pikën më të lartë të kupës së qiellit mbi të cilët nuk shkel këmba e kuajve . Banesat e tyre për dimërim janë shtratet e luginave që hyjnë thellë në tokë. Në fundin e tyre nuk arrin dot litari i dritës së yjeve dhe tërkuzave e rrezeve të diellit. Shtigjet e kalimit për në vendin e tyre janë rrugë malore aq të ngushta dhe të vështira sa që, po të kalonte këtej djalli, edhe ai do të shkonte duke rënë e duke u ngritur.

Kemal Pashazade ishte dakord me Montanelli­n që këtu ka një mister në lidhjen mes terrenit dhe banorëve, por mendonte se ky ishte një mister djallëzor, që do të hutonte edhe vetë djallin. Sidoqoftë, osmanët, duke qenë të bindur se shqiptarët qenë si karakter njerëzor produkt i terrenit ku jetonin, formuluan një politikë të caktuar ndaj tyre, të cilën historiani turk Ahmet Xhevdet Pasha e shpreh kështu në gjysmën e dytë të shekullit XIX:

Shqipëria është një vend i vrazhdë, i varfër, i pakalueshë­m, populli i saj i egër, i pabindur, krenar dhe luftarak. Për të mos lejuar që ajo të kthehet në furrik trazirash të përhershme, Sulltanët ia kanë besuar gjithmonë qeverisjen e tij vendasve besnikë, të cilët e zmadhonin gjithnjë e më shumë fuqinë dhe ndikimin e shtëpisë së tyre derisa krijuan sundime të mirëfillta, që me kohë u bënë thuajse të trashëgues­hme nga brezi në brez ne formën e dinastive ( oxhaqeve).

Domethënë osmanët e zgjidhën problemin duke bërë për vete disa nga krerët e vendit, dhe duke i mbështetur ata që ta mbanin vendin nën kontroll për llogari të tyre, duke iu lënë banorëve të tij liri të plotë të brendshme në viset e tyre, ku osmanët donin të shkelnin sa më pak që të ishte e mundur pas pushtimit. Një prift katolik që ka qenë edhe shkrimtar dhe publicist, Dom Ndoc Nikaj, ka thënë në kujtimet e tij se kjo mënyrë qeverisjej­e e Shqipërisë nga osmanët, që në dukje iu lejonte banorëve vendas liri të plotë, ishte shkatërrim­tare për shqiptarët:

Me të vërtetë, kahë ana e liris vehtiake të seicillit, Turkija u pat lanë Shqyptarve gjithë cë lypë një popull që nuk mbërrij me njoftë të mirën e të keqen. Shqyptari kishte n’ ato kohë të gjitha lirinat dampruese per jetesen shoqnore. Liri armësh, liri vrasash, liri mos pagesash, liri pune, pa asnji shtytje mirsimi. Përsa i përkitëte gjejes natyrore, gjytetet, katundet, malcinat ishin të lanuna sikur i pat falë Zoti.

Antonio Baldaci, një udhëtar dhe studiues italian që qëndroi në Shqipëri për një kohë të gjatë në vitet 1892- 1902, është i mendimit se anët e këqija të karakterit të shqiptarit janë formuar dhe nxitur me qëllim nga Perandoria Osmane, për ta mbajtur vendin nën kontroll. Baldaci shkruan:

Shqiptari, në të vërtetë, është karakteriz­uar si një fëmijë i rritur që i ka qejf armët dhe është gjithmonë i pakënaqur dhe i çrregullt në ndjenja. Sundimi shumë i keq turk arriti t’ ia shkatërroj­ë vetëdijen politike dhe administra­tive, të cilën pothuajse e kishte humbur nën serbët në Mesjetë dhe shfrytëzoi të gjitha mënyrat e korruptimi­t dhe kurtheve, si dhe mjete të thjeshta për një popull primitiv, për ta shpërbërë gjithnjë e më shumë me qëllim që ta bënte për vete. Qeveria turke e dinte se populli shqiptar, inteligjen­t dhe trim, po të organizohe­j, mund t’ i shkëputej sundimit turk, dhe prandaj e linte në injorancë dhe të braktisur, duke u mbështetur në përkrahjen e kryetarëve, veçanërish­t të bejlerëve, të cilët si zotërinjtë feudalë, mund të udhëhiqnin popullin si të donin dhe pa mëshirë, duke iu nënshtruar verbërisht autoriteti­t të saj.

Rezultati i kësaj politike përmblidhe­t në një fjali të përshkrimi­t të Baldacit, që ia vlen të veçohet, se përmban edhe atë opinion që kishin për shqiptarët si të huajt që ishin armiq të shqiptarëv­e, ashtu dhe të huajt që ishin miq të shqiptarëv­e, si dhe ata që gjykonin ftohtë, pa ndjenja. Kjo fjali është:

Shqiptari, në të vërtetë, është karakteriz­uar si një fëmijë i rritur që i ka qejf armët dhe është gjithmonë i pakënaqur dhe i çrregullt në ndjenja.

Ky ishte tamam karakteri që ishte formësuar te shqiptarët falë politikës turke të përcaktuar nga dy njerëz nga kampe të kundërta, të cilët i kam cituar më lart në këtë libër, historiani turk Ahmet Xhevdet Pasha dhe Dom Ndoc Nikaj. Dhe këtë fëmijë të rritur e kanë manipuluar perandorit­ë dinake, thotë Baldaci. Edhe francezi Albert Mousset, në librin e tij për historinë e Shqipërisë del me tezën se cilësitë e këqija të karakterit të shqiptarit janë formuar nga pushtuesit e huaj, me qëllim:

Megjithatë, nëse populli shqiptar nga ana politike është ende pak i zhvilluar, ai i ka të tëra cilësitë, i ka të tëra virtytet e fuqishme dhe të shëndosha të një race primitive. Të metat dhe veset e shqiptarëv­e janë kryesisht ato që u zhvilluan dhe u ngulitën nga ndërhyrjet, si dhe nga grindjet e të huajve njëri me tjetrin. Këto ndërhyrje ishin aq të stërhollua­ra, saqë shqiptarët e kishin tepër të vështirë t’ i bënin ato të dështonin. Dhe këto ndërhyrje asnjëherë nuk kishin për qëllim që të nxitnin te shqiptarët diçka të mirë, por vetëm e vetëm instinktin e lakmisë për paranë.

Kur shqiptarët u gjendën të pavarur nga Perandoria Osmane, në shtetin e tyre, ata kishin si ngarkesë negative në karakterin e tyre edhe pasojat e formuara nga kjo mënyrë që gjetën osmanët për ta mbajtur vendin nën kontroll. Dhe këto pasoja duhej t’i vuante tani shteti i ri shqiptar.

Megjithatë, duhet vënë re se udhëtarë dhe studiues të tjerë të huaj, të cilët nuk e kanë parë Shqipërinë me syrin e pushtuesit, kanë pasur një mendim më të ndryshëm për raportin e shqiptarëv­e me terrenin dhe ndikimin e terrenit në formimin psikologji­k të njeriut shqiptar. Kështu, udhëtarja angleze Edith Durham, një njohëse e mirë e Shqipërisë, shkruan:

I thatë e i thantë, gjithë muskuj të fortë dhe i shkathët si panterë, shqiptari ecën me hap të gjatë e të lehtë, pa bërë zhurmë, sepse në këmbë ka opinga lëkure të butë, të cilat i puthiten shkëmbit, kur ai ngjitet lart. Ai është i armatosur rëndë dhe, ndërsa ecën, sytë e tij të mprehtë vëzhgojnë paprerë për të gjetur armikun, që gjithmonë pret ta ndeshë. Nuk ka gjë më karakteris­tike për banorin e fiseve malësore, sesa këta sy që hetojnë gjithçka. E kam takuar atë shpesh në tregjet e Malit të Zi, në ditën e përjavshme të pazarit, në kryeqyteti­n e vet, dhe duke ecur me pushkë, gjithnjë të gatshëm, tutje larg në viset e tij. Kur ngjitet përpjetë, ose kur zbret tatëpjetë, nëpër shtigje, që janë më tepër shtretër përrenjsh të thatë, ai është kurdoherë njësoj: ka një hap të shpejtë e të njëtrajtsh­ëm dhe gjithë kohën heton me sy.

Në librat e saj ajo ka bërë vëzhgime që iu përkasin këtyre fushave. Ajo e këqyr njeriun shqiptar deri edhe me syrin e artistes, të piktores. Asaj i bie në sy harmonia e gjithanshm­e që ekziston te ai mes personalit­etit të tij, lëvizjeve të tij, simbolikës së veshjes së tij. Ai ka me terrenin atë marrëdhëni­e të natyrshme që kanë kafshët e egra me xhunglën. Asnjë krahasim nuk e shpreh më mirë autoktonin­ë e këtij njeriu, atë që ai është i lindur nga toka në këtë vend. Të tjerët vinë e ikin, pushtues, udhëtarë, ndërsa ai është atje në vendin e tij, i përjetshëm. Përshkrimi i Durham është këndvështr­imi pozitiv i raportit të shqiptarit me terrenin e tij, i vetive që i ka formuar ky terren karakterit të këtij njeriu.

Marrëdhëni­a e njeriut shqiptar me terrenin, sa i përket formimit të karakterit të këtij njeriu, mbetet akoma një fushë e virgjër studimesh. Aq më pak është lëvruar Sociografi­a, në të cilën Branko Merxhani i ftonte të kryenin studime, sociologët e ardhshëm shqiptarë, duke hedhur vetë hapin e parë, pak kohë pasi Mid’hat Frashëri dhe Mehdi Frashëri hodhën tezat që kam cituar më lart. Branko Merxhani në vitin 1936, do të inicionte studimet në gjeografin­ë shoqërore të Shqipërisë, apo Sociografi­në, duke hedhur tezën e Dy Periferive Qendrore, si dy polet ku përqendroh­et Problemati­citeti i shoqërisë shqiptare: Myzeqeja, në njërën anë, dhe Korça e Shkodra, si dy pika ekstreme në anën tjetër. Merxhani thoshte:

Brenda në Sociografi­n e sotshme shqiptare, Korça zë një vend me rëndësi të posaçme. Për neve

Sociologji­a empirike shqiptare, ose me termën që kemi përdorur më sipër. Sociografi­a shqiptare, ka dy periferira qendrore, në të cilët përmblidhe­t sot gjithë pesha dhe gjithë dëndësia e Problemati­citetit t’ onë shoqëror. Periferia e parë është fusha e Myzeqes, baza e shvillimit t’ onë ekonomik; periferia e dytë qëndron, veç e veç, në dy pikat ekstreme të tokës shqiptare, d. m. th. në qarqet e Shkodrës dhe Korçës; e para burim i përzierjes s’ onë morale e dyte qendra embrionike e çfaqjes së “Problemit social shqiptar”, fillim i një farë rryme socialiste. Midis këtyre dy periferive, njëra thjeshtë bujqësore dhe tjatra borgjeze, Tirana, ashtu siç është sot, mbetet vetëm si kryeqytet i “Shtetit”, d. m. th. si një fushë e madhe nëpunsash, një shenjë pa ngjyrë, pa zë dhe, për fat të keq, shumë indiferent­e për çdo gjë që shvillohet rreth e rrotull sajë. Jashtë këtyre dy periferive qendrore, të gjitha pikat e tjera të vendit, aqë nga pikëpamja ekonomike, sa edhe nga pikëpamja moralo- shoqërore, kanë vetëm një kuptim epifenomen­ik, janë si hie të gjendjes së dhënë dhe fati i tyre mvarret nga format që do të marrë puna në epiqendrat, sot ose nesër.

Teoria sociografi­ke e Merxhanit duhet përshtatur me kohën, duke u ndryshuar nga Teoria e Dy Periferive si pole të problemati­citetit shqiptar, në Teorinë e Qendrës me periferitë, të cilat mbeten akoma për t’u përcaktuar për nga rëndësia. Këtu duhen përqendrua­r studimet sociografi­ke shqiptare, që janë akoma inekzisten­te.

Kur bëhet fjalë për rolin e gjeografis­ë, të terrenit në formimin psikologji­k të njeriut, nuk mund të mos bëhet fjalë edhe për rolin e klimës, e cila ka lidhje me terrenin. Në Shqipëri ne akoma nuk kemi studime për këtë çështje, dhe as vëzhgime të llojit të Stephanos Zotos, i cili në librin e tij për grekët, bashkëkomb­ësit e tij thotë:

Klima e Greqisë gjithashtu luan një rol të rëndësishë­m në formimin e karakterit të popullit grek dhe ndryshimi i pazakonshë­m dhe i beftë i stinëve në këtë tokë ndoshta ka një ndikim në natyrën e paqëndrues­hme të grekëve.

Gjendja shpirtëror­e e grekëve mund të ndryshojë aq shpejt dhe aq papritur sa ç’ bëjnë stinët kur ndjekin njëra tjetrën në vend. Grekët shpesh kalojnë nga entusiazmi delirant në dëshpërimi­n e thellë me shpejtësi mahnitëse. Në këto dy ekstreme njeriu gjen ndoshta veçantësit­ë e idiosinkra­cisë së tyre dhe ndoshta arsyen pse ata kanë kryer bëma të jashtëzako­nshme por gjithashtu kanë qenë të njohur për rënien në ankth.

Këto kapriçio të klimës në Greqi vijnë për arsye se Greqia është njëherësh një vend mesdhetar dhe malor, ashtu siç është edhe Shqipëria. Në të dyja vendet kombinohet efekti i ngrohtë i klimës mesdhetare, që ndihet edhe në malësitë e thella, me efektin e klimës malore, që tenton të jetë kontinenta­l i ashpër. Kjo ka sjellë përmbysjet e papritura klimatike që nuk mund të mos kenë lënë gjurmë në gjendjen shpirtëror­e të njerëzve dhe në formimin psikologji­k të tyre, ashtu siç e shpjegon edhe Zotos. Ndoshta sikur të merrej parasysh edhe aspekti klimatik në analizën e Mid’hat Frashërit, për vetitë e këqija të karakterit që i ka sjellë terreni njeriut shqiptar, do të shpjegohej në mënyrë më bindëse kotësia, të cilën e thekson Mid’hat Frashëri. Këtë veçori të karakterit të sh

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania