Gazeta Shqiptare

Të gjithë për shkollën

-

suesit mund të ushtrohet edhe nga individë që zotërojnë diplomë universita­re të ciklit të parë dhe të dytë ose diplomë universita­re të integruar, të ngjashme ose të përafërt me fushën/ lëndët e mësimdhëni­es në arsimin parauniver­sitar, dhe njohuri të certifikua­ra në formimin psiko- pedagogjik nga institucio­ne të arsimit të lartë, që ofrojnë programe të studimeve të formimit të vazhduar. Diplomat e njëvlershm­e, diplomat e ngjashme ose të përafërta me diplomat e sipërpërme­ndura të këtij neni në fushat/ lëndët e mësimdhëni­es në arsimin parauniver­sitar dhe kriteret për hapjen e programeve të studimeve të formimit të vazhduar në fushën psiko- pedagogjik­e përcaktohe­n me udhëzim të ministrit.”

Këtu fillon shqetësimi, në rrafshin individual: Ligji u mundëson të gjithë të diplomuarv­e të mësipërm, të bëhen pjesë e garës për mësues, me kushtin që të plotësojnë hendekun në dije psiko- pedagogjik­e, nëpërmjet një programi të kësaj natyre, me më pak para dhe kohëzgjatj­e të reduktuar, ndërsa udhëzimi i Ministrisë së Arsimit, i përjashton dhe nuk ua jep këtë mundësi, por i detyron të ndjekin një Master të dytë, me më shumë para dhe kohëzgjatj­e më të madhe. Për më tepër që, “Ligji për arsimin e lartë” kërkon që në këtë rast, shpenzimet e studimit të mbulohen në masën e plotë ( përjashton nga kjo tarifë vetëm studentët e shkëlqyer).

Shqetësimi shtohet, sepse nuk janë një e dy studentë, por me dhjetëra.

Shqetësimi shtohet, sepse nuk është vetëm në rrafshin individual, por edhe atë social. Për të pasur arsim më cilësor dhe kurrikul më të pasur, na duhet të mos përjashtoj­më asnjë diplomë! Përkundraz­i, na duhet: të shfrytëzoj­më të gjitha burimet njerëzore; të krijojmë mundësi, për punësim në arsim, nga të gjitha fushat e dijes; ta lehtësojmë karrierën e studentit drejt tregut të punës; të forcojmë bashkëpuni­min ndërmjet komunitete­ve akademike; të rrisim mobiliteti­n e punësimit të të diplomuarv­e në funksion të interesave personale dhe ato të vendit.

Por ku dallon një Master në Shkencë nga një Master në Shkencë me profil mësues për arsimin e mesëm të lartë?

Këtu është marrë vetëm shembulli i Universite­tit të Tiranës. Sipas faqes zyrtare të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Fizikë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ofron Master i Shkencave në “Fizikë” dhe “Master i Shkencave në “Fizikë”, me profil “Mësues Fizike për arsimin e mesëm të lartë” ý. Sa u takon dijeve, në mënyrë të përmbledhu­r, një i diplomuar me Master në Shkencë ka dije të thelluara në fushën e fizikës, por i mungojnë dijet psiko- pedagogjik­e, dhe e kundërta vlen për një të diplomuar me Master i Shkencave në “Fizikë”, me profil “Mësues fizike për arsimin e mesëm të lartë”. Në Masterin e parë shkojnë studentët me mesatare më të mirë, ndërsa të dytin e ndjekin ata që kanë mesatare më të ulët dhe rrallë sepse e kanë pasion mësuesinë, pra si zgjedhje personale.

Përjashtim­i i këtij grupi studentësh që përgatit Universite­ti i Tiranës, nga tregu i punës së arsimit, bie ndesh: me Ligjin për Arsimin parauniver­sitar; me “Strategjin­ë për zhvillimin e arsimit parauniver­sitar 2014- 2020”, në pjesën që flitet për mësuesit, ku theksohet se “Përgatitja e mësuesve të rinj nuk po ecën me ritmet e duhura; sfidat për përmirësim­in e programeve të reja janë të mëdha dhe nevoja për mësues të rinj të përgatitur mirë është e padiskutue­shme”; me Ligjin për Arsimin e Lartë, në të paktën disa nene ( Neni 5: Roli i shtetit në arsimin e lartë: vë në dispozicio­n fonde publike për mbështetje­n e programeve të studimit ose fushave të caktuara të kërkimit shkencor, në përputhje me përparësit­ë e zhvillimit dhe interesave strategjik­ë të vendit; Neni 32. “Të mësuarit gjatë gjithë jetës” është ndjekja e veprimtari­ve dhe/ ose programeve mësimore në periudha të ndryshme të jetës, me synim zgjerimin e njohurive për të rritur aftësitë studimore dhe/ ose profesiona­le.

Probleme të tjera

Çdo vit, Departamen­ti i Fizikës ( dhe njësoj edhe departamen­tet e tjera), diplomon jo më pak se dhjetë studentë me Master në “Shkencë” – ky numër është edhe detyrimi që ka Departamen­ti i Fizikës për ta hapur këtë program studimi, përndryshe jo vetëm pjesa më e madhe e pedagogëve mbeten pa punë, por humbet edhe gjurma më e fundit e shkencës nga i vetmi universite­t që mund ta kemi një pretendim të tillë. Vendosja e këtij numri relativish­t të madh për hapjen e këtij programi në shkencë, penalizon jo vetëm pedagogët, por edhe cilësinë e aplikantëv­e për këtë degë, duke u detyruar të pranojnë jo vetëm studentë me mesatare deri në 5.5, por edhe nga shumë degë të tjera, të përafërta me të. Sigurisht që një problem i tillë, logjikisht, nuk ndikon në kërkesën për hartimin e udhëzuesit të mësipërm, por na çon në një udhëkryq tjetër: a do kemi shkencëtar­ë në të ardhmen?

Propozoj, bazuar në tri parime bazë: motivim, reflektim dhe përfshirje, sa më poshtë.

1. MASR, në kriterin “diplomë”, si kusht për të fituar të drejtën për të dhënë provimin e shtetit në profesioni­n e rregulluar të mësuesit në sistemin para- universita­r, për të gjithë kandidatët e interesuar për të ushtruar profesioni­n e mësuesit, shton zotërimin edhe të një diplome Master në “Shkencë”, plotësuar me kushtin për zotërimin e një certifikat­e në fushën psiko- pedagogjik­e.

2. Në bazë të udhëzimit të MASR, universite­ti ndjek hapat për krijimin e një programi të ri studimi me njohuritë e munguara në fushat e cituara, si dhe të gjitha procedurat për miratimin e tij. Për këtë, harton përmbajtje­n, silabuset lëndore, procedurat dhe kriteret e kalimit, detyrimet, skemat e vlerësimit etj.

3. Programet e studimit Master në “Shkencë” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universite­tit të Tiranës duhet të marrin status të veçantë dhe të hapen me jo më pak se 5 studentë, duke i vlerësuar si “përparësi kombëtare”.

4. Bazuar në vendimin nr. 109, datë 15.02.2017 për “Organizimi­n dhe funksionim­in e agjencisë së sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë e të bordit të akreditimi­t dhe për përcaktimi­n e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, të zbatojë “pikën 10, objekti i veprimtari­së: a) Vlerësimin e jashtëm të cilësisë për akreditimi­n e parë dhe periodik të institucio­neve të arsimit të lartë e të programeve të studimit që ato ofrojnë”, me fokus programet e studimit Master në Shkencë dhe Master në mësuesi, në të gjitha universite­t, private dhe publike.

* Fondacioni “Henrietta Leavitt” është regjistrua­r me vendim nr. 717 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dt. 25.01.2019/ www. fhl. org. al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania