Kush ju kishte munguar më shumë? Ja personazhet që rikthehen në ekran
Nga Klea Huta tek Robert Berisha, zbuloni programet e reja Cili do të jetë më i suksesshmi? Detaje nga përgatitjet
Së shpejti në ekranin shqiptar pritet të nisin disa emisione e spektakle të reja, të cilat do të moderohen nga personazhe të famshëm, disa prej të cilëve edhe i kanë munguar ekranit.
KLEA HUTA
Pas disa eksperiencave në ekrane të ndryshme, prezantuesja Klea Huta u shkëput disa kohë nga ekrani për t'ju dedikuar bashkëshortit të saj Elgitit. Çifti tanimë janë prindër të një djali të vogël. Megjithatë, moderatorja simpatike nuk mundi të ndalej nga ekrani. Klea Huta është bërë pjesë e televizionit "Vizion plus", ku së bashku me vëllezërit Laço do të sjellin një format muzikor. Nuk dihen ende detaje të tjera për këtë projekt, por thuhet se Klea është duke u përgatitur.
AIDA SHTINO
Prej shumë vitesh moderatore e një emisioni, që kishte për qëllim të bashkonte familjet e ndara, të gjente copëza zemra që për arsye të ndryshme ishin larguar nga Shqipëria, Shtino u kthye në një nga zërat më të dashur për publikun. U angazhua disa kohë në politikë pas shkëputjes nga ekrani, megjithatë prej saj kemi lajme të mira. Aida Shtino do të rikthehet në ekran. Moderatorja do të drejtojë një emision të ri me titull "Identiteti". Ky emision do të transmetohet të premteve në ' Fax News' dhe do të flasë për zbulimin e historive të patreguara shqiptare. Nuk e dimë në do të jetë tamam si formati i dikurshëm "Njerëz të humbur", por një gjë mund ta themi me siguri, Shtino mezi po pritet nga publiku që e ka ndjekur prej kohësh.
SONI MALAJ
Edhe këngëtarja Soni Malaj ka bërë të ditur se do të rikthehet në ekran si prezantuese me një projekt të ri. Bëhet fjalë për projektin "Këngë moj". Soni ka zbuluar se ky spektakël do të transmetohet së shpejti në ' Vizion Plus', por nuk dihen ende më shumë detaje. Kjo është eksperienca e saj e parë si prezantuese, ndërsa është sprovuar në kërcim nëpër speltakle të ndryshme. Ende nuk e dimë se si do paraqitet Malaj, por mund të themi që kemi mjaft kureshtje ta shohim si prezantuese të këtij projekti që duket shumë interesant.
ROBERT BERISHA
Robert Berishën përpos këngëtar do ta shohim tashmë edhe si prezantues. Ai do të drejtojë emisionin "Robi plaket kur do vetë", i cili pritet të nisë së shpejti në Klan Kosova. Berisha është duke eksperimentuar shumë kohët e fundit, megjithatë do na duhet të presim për të parë rezultatin.