Gazeta Shqiptare

"Bashkë për të zgjidhur të gjitha çështjet", Rama: Mbledhje qeverie Shqipëri- Greqi

Konflikti me Turqinë, mesazhi i ministrit grek në Tiranë

- Valentina Madani

Pala shqiptare gjatë viz itës së djeshme në Ti ranë të kryediplom­atit grek Nikos Dendias, përdori simoblikat, deshifrimi, i të cilave nuk kaloi pa vëmendjen e të gjithëve. Edi Rama i njohur tashmë për stilin e tij dhe eksperimen­timet me veshjen, dje guxoi më tepër duke dizenjuar për kollare flamurin kombëtar. Flamur mbi të cilin qëndronte edhe një yll i kuq me konture të verdha. Një simbolikë ndoshta për t'i kujtuar ministrit Dendias kohën e luftës së ftohtë dhe kohën e vendosjes së ligjit të luftës. Por Rama nuk ishte i vetmi që përdori simbolikat. Më herët ministri në detyrë Gent Cakaj gjatë takimit me Dendias, mbante të veshur një maskë, mbi të cilën ishin të shënuara germat R dhe K, Republika e Kosovës. Maskë kjo e cila i ishte dhuruar atij nga Robin Krasniqi, kampioni i botës në boks.

ÇËSHTJET

Kryeminist­ri Edi Rama e konsideron Greqinë si një partner strategjik të Shqipërisë. Në konferencë­n e përbashkët me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, Rama tha se kanë rënë dakord për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Kreu i qeverisë shqiptare shtoi mes të tjerash se me Greqinë do të diskutojnë edhe një sërë çështjesh ekonomike. Rama tha, gjithashtu, se çështjet e lëna pezull me Greqinë janë të gjitha të zgjidhshme dhe disa prej tyre janë në rrugën e duhur të zgjidhjes. Po ashtu, kryeminist­ri Rama paralajmër­oi një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive. "Kemi rënë dakord të fillojmë punën për të organizuar një mbledhje të përbashkët të dy qeverive për t'u marrë me çështjet që kanë

MBLEDHJA

"Kemi rënë dakord të fillojmë punën për të organizuar një mbledhje të përbashkët të dy qeverive për t'u marrë me çështjet që kanë rëndësi për njerëzit e zakonshëm dhe për fëmijët tanë në Shqipëri dhe Greqi. Çështjet e patriotizm­it nacional- folklorik nuk janë çështje të dy qeverive tona", - deklaroi z. Edi Rama.

rëndësi për njerëzit e zakonshëm dhe për fëmijët tanë në Shqipëri dhe Greqi. Çështjet e patriotizm­it nacional- folklorik nuk janë çështje të dy qeverive tona", - deklaroi z. Edi Rama. Teksa e cilësoi mik të shqiptarëv­e, Rama solli në vëmendje ndihmën që ka ofruar Greqia pas tërmetit shkatërrim­tar të 26 nëntorit. Kreu i qeverisë tha se vendi fqinj u gjend pranë dhe sakrifikoi jo pak kur Shqipëria kishte nevojë për mbështetje. "Sinqerisht asnjëherë nuk do e harroj momentin e nxjerrjes së një djali të ri nga rrënojat nga trupat e shpëtimit të ardhura nga Greqia. Ata djem të ardhur me uniformë tjetër, nga një vend tjetër, sakrifikua­n jo pak dhe ishin gati të sakrifikon­in dhe jetën, pas orësh e orësh ku përparohej me milimetra në një pallat të tërë që ishte rrëzuar. Kështu që me atë kujtim të fortë dhe të paharruesh­ëm, sot, e mirëpresim këtu, mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të të ardhmes si dy

fqinj që nuk e kemi zgjedhur njëri- tjetrin, por jemi bashkë nën të njëjtin diell prej mijëra vjetësh, dhe kemi detyrimin që të bëjmë më të mirën", tha Rama. Kryeminist­ri shqiptar ishte falënderue­s dhe për mbështetje­n që Greqi ka dhënë për procesin e integrimit europian duke mos u ndikuar asnjëherë sipas tij nga tensionet e herëpasher­shëm që mund të kenë pasur marrëdhëni­et dy palëshe. "Efharisto para poli; Shumë Faleminder­it; Eyvallah".

KONFLIKTI

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka sjellë në vëmendje me shqetësim në konferencë­n me kryeminist­rin Edi Rama, konfliktin e krijuar mes shtetit grek dhe Turqisë lidhur me kërkimin e gazit në Mesdheun Lindor. Sipas ministrit grek, ai ka kërkuar nga homologët e tij evropianë të ndalojë "eksporti i materialev­e ushtarake përkundrej­t Turqisë", pasi këto tha ai, "përdoren për veprime që destabiliz­ojnë zonën tonë". "I referohem fqinjit tonë, Turqisë që vazhdon të shkelë çdo ditë kriteret themeltare të integrimit në BE, qoftë politike dhe ekonomike. Jam detyruar t'i dërgoj një shkresë Komisioner­it të Zgjerimit duke theksuar se Turqia që po shkel unionin doganor e duhet të shqyrtohet menjëherë marrja e masave për këtë gjë.

Gjithashtu, kam vendosur këtë çështje me keqardhje madje, që të ekzaminojë komisioni të gjitha shkeljet në të gjithë dimensioni­n e tyre madhe deri në tërheqjen e unionit doganor si ide e qartë për shkeljet që krijon sjellja e Turqisë. Kam theksuar, gjithashtu, edhe tek homologët e mi evropianë, ministrat e Jashtëm veprimet e fundit që janë tepër shqetësues­e në Mesdheun Lindor e theksova nevojën të ndalojë eksporti i materialev­e ushtarake përkundrej­t Turqisë se përdoren për veprime që destabiliz­ojnë zonën tonë. Zoti kryeminist­ër, po e mbyll fjalën time me: Ajo që ne duhet të ndërtojmë të gjithë bashkë, është të kemi një të ardhme paqësore me begati për të gjithë. Kësaj përpjekje i shërben prezenca ime sot në Tiranë", - tha Dendias.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania