Gazeta Shqiptare

' Ligji i luftës do të hiqet', Rama: Marrëveshj­a për detin, në Gjykatën e Hagës

Ministri Dendias: Ligjin e luftës do ta zgjidhim së bashku, porosi e Mitsotakis "Nuk do të ketë pushtim nëpërmjet detit nga Greqia"

- Valentina Madani

Gjykata Ndërko mbëtare e Hagës do të vendosë për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pas dy përpjekjev­e të parealizua­ra në 2009 dhe 2018, kryeminist­ri Rama dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, lajmëruan pas takimit që zhvilluan dje në Tiranë, se kanë rënë dakord që të mos ketë më proces negociatas­h, por t'i drejtohen drejtësisë ndërkombët­are. Këtë, kreu i diplomacis­ë helene theksoi se ka marrë urdhër ta thotë nga Mitsotakis. Ministri Dendias premton se çështja e ligjit të luftës do të zgjidhet shumë shpejt. "Ne tani kemi referuar çështjen e ligjit të luftës. Kjo gjë është një anakronizë­m, dhe jam i sigurt që edhe këtë do ta zgjidhim së bashku, dhe është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu nga Tirana, me urdhër të kryeminist­rit Mitsotakis", - u shpreh z. Dendias. Kurse Edi Rama u shpreh: "Nuk është ende çështje që mund ta konsideroj­më të zgjidhur, por është në një diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam shumë besim që do të përfundojë në mënyrë pozitive, që është heqja e ligjit të luftës. Pasi humbën detin, nacional- folklorikë­t patriotë do të humbin edhe tokën, dhe pastaj të gjejnë në ajër ndonjë çështje dhe të krijojnë një subjekt sesi Greqia po rrit emisionet e gazit në atmosferën shqiptare, se në tokë dhe në det nuk do të kenë më çështje për t'u marrë".

MARRËVESHJ­A

Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rënë dakord që të adresojnë të gjitha çështjet që kanë nevojë për t'u zgjidhur mes dy vendeve. Një ndër to është edhe çështja e detit, ku palët do t'i drejtohen Gjykatës Ndërkombët­are për ta zgjidhur. Kryeminist­ri Edi Rama lajmëroi dje, se Shqipëria dhe Greqia

NIKOS DENDIAS

"Ne tani kemi referuar çështjen e ligjit të luftës. Zoti kryeminist­ër, kjo gjë është anakronizë­m, dhe jam i sigurt që edhe këtë gjë do ta zgjidhim së bashku. Kam mundësinë ta them këtë gjë nga Tirana në opinionin publik shqiptar me urdhër të kryeminist­rit Mitsotakis", - tha ministri grek Dendias.

kanë rënë dakord që për çështjen e detit do t'i drejtohen drejtësisë ndërkombët­are. "Kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombët­are, së bashku Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombët­are për të vendosur pikat mbi ' i', në bazë të ekspertizë­s dhe në bazë të së drejtës ndërkombët­are të detit". Kryeminist­ri Rama tha se ata që i quaji "patriotët e detit" nuk do kenë më punë me këtë çështje, e cila do marrë zgjidhje nga instancat ndërkombët­are. "Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizm­in e tyre, se çështja e detit nuk është më një çështje me të cilën mund të bëjnë as propagandë­n e tyre të shpifur antigreke, që është një turp, dhe as elektorat patriotik në Shqipëri apo dhe në Kosovë. Të vetëvendos­en në çështje të tjera, kjo nuk është çështje që do jetë në diskrecion­in tonë apo palës greke, por

të drejtësisë ndërkombët­are, dhe ne jemi plotësisht dakord, e në këtë mënyrë do fokusohemi te bashkëpuni­mi ekonomik e rajonal, te njerëzit, që të bëjmë më të mirën për qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi", - deklaroi z. Rama. Në konferencë­n për shtyp bashkë me Nikos Dendias, Rama tha mes të tjerash se "nuk do të ketë pushtim nëpërmjet detit nga Greqia".

AKUZAT

I vendosur shumë herë ' në syrin e ciklonit' për shkak të qëndrimeve të mbajtura në raport me Greqinë, Rama u ktheu përgjigje edhe atyre që e kanë akuzuar në emër të patriotizm­it, sa me fjalë, ashtu edhe me simbolikën e kravatës me simbolet e flamurit kombëtar, që mbante edhe një yll pesëcepësh. "Çështjet e patriotizm­it nacional folklorik nuk janë çështje të qeverive tona. Ministër, edhe një herë tjetër faleminder­it me shumë respekt për an

gazhimin tuaj personal, me shumë respekt për gatishmëri­në e kryeminist­rit për t'i dhënë një shtysë të re gjithë kësaj marrëdhëni­eje dhe për ta vënë fuqinë e qeverive tona në funksion të popujve tanë! Kështu për të ndërtuar së bashku, për të ardhur në paqe dhe prosperite­t për të gjithë. Dëshiroj që të them edhe diçka, që nuk është ende një çështje që mund ta konsideroj­më të zgjidhur, por është një diskutim pozitiv, dhe së shpejti kam besim që do të përfundojë në mënyrë pozitive, që është heqja e ligjit të luftës. Dhe pastaj, pasi humbën detin nacional- folklorik, patriotët do humbin dhe tokën dhe të gjejnë në ajër ndonjë çështje dhe të krijojnë një subjekt për sesi Greqia po rrit emisionet e gazit në atmosferën shqiptare, se në tokë dhe në det s'do të kenë më çështje për t'u marrë", - theksoi z. Rama. Edhe Dendias mbështeti deklaratën e Ramës dhe tha se kjo gjë do të zgjidhet mes të dyja palëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania